Rrepat e kuqe ndoshta nuk futen në listën e perimeve tuaja të preferuara, por kur bëhet fjalë për vlerat e tyre, rrepat renditen ndër perimet më të shëndetshme në botë. Rrepat rriten tradicionalisht në Shqipëri, sidomos në zonën e Divjakës dhe rreth të gjithë Myzeqesë dhe aktualisht çmimi i tyre është 80-100 Lekë në Tregun Agro-Ushqimor të Tiranës. Rrepat i gjeni në forma dhe ngjyra të ndryshme. Ato kategorizohen në varësi të periudhës së korrjes, verë, vjeshtë, dimër dhe pranverë. Fermerët nga ana tjetër i klasifikojnë rrepat në varësi të formës, ngjyrës dhe masës, por rrepat e kuq mbeten më…
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për raportin e EUROPOL mbi trafikun e drogës nga Shqipëria dhe akuzon qeverinë socialiste se po ja nxin faqen vendit dhe po e rrënon. “Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë. Këtë e thekson qartë drejtuesja e Europolit, e cila bën përgjegjëse “Rilindjen”. Prandaj 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t’i përkasin të shkuarës” shkruan Meta.
Aktorja e njohur Egla Ceno ka bërë një reagim ironik. Teksa dikush i ka shkruar se të tjetër po përfitojnë klikime nga puna e saj, Egla përgjigjet se jetojmë në Shqipëri. Ajo ka deklaruar se është paguar 20 mijë lekë për çdo episod, sipas saj “sa për të blerë një pako lines” Egla Ceno vazhdon më tej me ironinë therëse, ku kujton se i kanë thënë se është ‘aktore e dobët’, vetëm se dha një intervistë pa leje. “Po të kisha pak mend do isha kontrollore aeroporti e jo aktore skenash”,- thotë Egla. Postimi i plotë: Më shkruan dikush në…
Këngëtari shumë i dashur për publikun, Ardian Bujupi ka përfunduar në spital. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të postimeve në Instastory. Ardiani ka publikuar një foto duke marrë serum, krahas së cilës ka shkruar “I urrej spitalet”. Më pas këngëtari ka ndarë një foto tjetër me mbishkrimin “Overdozë”. Pasi gjendja e tij është përmirësuar, ai ka postuar një tjetër foto. “Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani.
“Kush me kë të dojë le të jetë i afërt, nëse dikush e ka shkelur ligjin, ai do të mbajë përgjegjësi”. Kështu e komentoi Kryeministri Zoran Zaev rastin e konfiskimit të 200 kilogramëve marijuhanë me vlerë prej rreth 800,000 euro në Prilep, ku, ndër të arrestuarit është edhe Aleksandër Ushillkovski, shoferi i Trajçe Zaevit, kushëririt të Kryeministrit. Kryeministri pohon se shoferi i furgonit nuk është i punësuar në kompanitë e familjes Zaev. “Furgoni nuk është në pronësi të kompanive të familjes Zaev, në fakt, madje furgoni ka targa greke dhe nuk kam asgjë për të shtuar ose hequr. Në të…
Robertine Houbrechts nga fshati belg, Muizen, është 97 vjeç dhe e dashuruar me birrën. Sipas medias së huaj, çdo natë ajo ende pi deri në 20 birra në barin e saj të preferuar. “Unë gjithmonë dal e fundit, por mjeku ma lejon”, i tha ajo gazetës belge ”Het Laatste Nieuws”. “Robertine vjen këtu pothuajse çdo natë, e shoqëruar nga djali i saj Felix, i cili jeton në shtëpi me të, ndërsa shumica e bashkëmoshatarëve të saj bëhen gati për të fjetur. Ajo është sigurisht vizitorja më e vjetër dhe më besnike e lokalit tonë. Të gjithë e njohin atë dhe…
Ashtu siç kishin paralajmëruar pronarët e lokaleve dhe dyqaneve në kryeqytetin italian janë rikthyer në protestë për të kërkuar nga autoritetet lehtësimin e masave anti-Covid për shkak të situatës së rëndë ekonomike në të cilën ndodhen. Nën thirrjen “Io Apro”, (Unë do ta hap) qindra protestues marshuan nëpër rrugët e Romës për t’u grumbulluar në sheshin “San Silvestro”. Pikërisht në këtë shesh nisi dhe përplasja e tyre me forcat e policisë, ku u raportuan të lënduar nga të dyja palët. Protestuesit lëshuan gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë, e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se Gjemania është akoma ne një lufte shumë të rrezikshme me Covid-19dhe se shifrat e të infektuarve janë shumë të larta. Ajo thekson se kjo është vala e tretë dhe mbase më e rrezikshmja. “Testimi do të na ndihmojë të ndërtojmë një urë derisa vaksinat të fillojnë të hyjnë në fuqi,” tha ajo. Ajo ishte e pranishme sot në hapjen e panairit tregtar të Ekspozitës Dixhitale të Hanoverit dhe aty tha se zhvillimi i ekonomisë së Gjermanisë varet nga shkalla e infeksionit nga koronavirus dhe se arma më e fortë për të luftuar Covid-19…
Ndërsa procesi i vaksinimit po vijon në vende të ndryshme të botës, shumë njerëz kanë ende pyetje se kur duhet ta bëjnë vaksinën, veçanërisht ata që kanë pasur Covid-19 gjatë vitit të kaluar. Analistja mjekësore e CNN, Dr.Leana Wen, ka dhënë përgjigjet e disa prej pyetjeve më të zakonshme në lidhje me vaksinimin. Është e rëndësishme të monitoroni simptomat tuaja nëse jeni diagnostikuar me Covid-19, thotë Wen, e cila është gjithashtu mjeke urgjence dhe profesorë e politikës shëndetësore dhe menaxhimit në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit George Washington University Milken. 1. Nëse kam pasur Covid-19 gjatë vitit të kaluar,…
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka zhvilluar një takim me shefen e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Urszula Gacek. Delegacioni I OSBE/ODIHR-it u njoh me rolin e prokurorisë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ecurinë e procesit të zbatimin e ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksionet publike” dhe hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm. Në takim u diskutua edhe mbi ndihmën që mund të ofrojë Prokuroria e Përgjithshme në funksion të përmbushjes së misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, koordinimin e…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1983 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec. Në 24…
E kush nuk do të donte të kishte shkollën pranë detit? Një ëndërr për shumë, por një realitet jo i prekshëm për të gjithë, përveç një shkolle në rajonin spanjoll të Murcia. E kush nuk do të donte të kishte shkollën pranë detit? Një ëndërr për shumë, një realitet jo i prekshëm për të gjithë, përveç një shkolle në rajonin spanjoll të Murcia. Pas më shumë se një viti në kufizime të ashpra dhe distancim nga shkolla, nxënësit kanë mundësinë e artë të mësojnë në një ambient të pastër dhe të mrekullueshëm. Jashtë shkollës Felix Rodriguez de la Fuente, fëmijët…