Marrëdhënien e Stresit me Keisin mund ta përshkruajmë si një telenovelë të bukur, me ndarje, zënka, pajtime e ribashkime. Prej kohësh ata kanë qëndruar kryefjala e mediave dhe romanca e tyre ka qenë më e komentuara, një romancë të cilën janë përpjekur shumë ta mbajnë gjallë edhe përtej largësisë. Pavarësisht se shumicën e kohësh ishin larg, nuk mund të takoheshin dhe s’mund të sqaronin përballë keqkuptimet e pakënaqësitë e tyre ndaj njëri-tjetrit, ata e gjenin gjuhën e përbashkët për t’u pajtuar dhe për të mbështetur sërish njëri-tjetrin. Por, ndonjëherë edhe dashuria lodhet dhe distanca triumfon, siç duket se ka ndodhur…
Author: tirana
Gjatë fundjavës, policia ka intensifikuar kotrollet në akset kryesore rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Policia ka vënë në pranga 15 drejtues mjetesh, ka pezulluar 135 leje drejtimi, si dhe ka vendosur 3734 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore. Njoftimi i policisë: Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues…
Policia e Tiranës po zhvillon një aksion në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë. “BalkanWeb” shkruan se aksioni po kryhet për goditjen e një grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Deri më tani, uniformat blu kanë shoqëruar disa persona, ndërsa vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë.
8 raste të vdekjes dhe 345 raste të reja me COVID-19, janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.208 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 345 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast…
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me gratë në Elbasan në kuadër të fushatës elektorale. Gjatë fjalës së saj Evis Kushi tha se PS do të mbështesë gratë dhe vajzat. “Elbasani pret me padurim që pas fitore së 25 prillit të fillojnë projektet. Ne do të bëjmë akoma dhe më shumjë she për të mbështetur gratë dhe vajzat. Ashtu siç kemi arritur barazi gjinore në qeveri në administratë ne do ta shtrijmë në të gjitha nivelet. Për këtë na duhet mbështetja juaj. Në 25 prill të votojmë për të ardhmen dhe jo për të shkuarën”, tha Kushi.
Kryeministrii Shqipërisë, Edi Rama teksa zhvillonte një takim me qytetarët në Cërrik i është kthyer viteve të mëparshme kur nisi karrierën në politikë. Rama thotë se politika nuk ishte pasioni i tij i parë, por u kthye nga Franca në Shqipëri pasi kishte bindjen se vendi mund arrijë majën dhe kjo është e arritshme. Ai madje thekson se nga emigracioni nuk u kthye për të gjetur punë si ministër, madje nuk kishte as hall se s’bënte dot gjë tjetër. ‘’Ndërsa ne nuk e duam për pushtetin, por e duam që pushteti të jetë për Shqipërinë. Po ju thosha disa të…
Gjendja e jashtëzakonshme gjashtë mujore në Çeki ka mbaruar ditën e sotme ku vendi i jep fund rregullave të ashpra të pandemisë raportojnë mediat çeke. Ora e ndalimit nuk do të jetë më por sigurisht që mbeten kufizime të lehta sepse ekziston akoma frika se mund të përsëritet e njëjta situatë pasi Çekia ka qenë ndër vendet më të goditura në botë nga Covid-19 sipas mediave të huaja. Megjithatë edhe pse masat janë lehtësuar njerëzve u kërkohet ta mbajnë akoma maskën në publik. Vendi me 10.7 milion ka raportuar 1.58 milion raste COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Mars 2020 dhe…
Shkollat e mesme janë rihapur në të gjithë Greqinë, falë testeve të shpejta që mbushën farmacitë e vendit, përpara disa ditësh. Banorët kanë të drejtën e një testi të tillë falas, një herë në javë, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të frenuar hovin e infektimeve të reja dhe shtrimeve në spital. Përparësi po u jepet fillimisht mësuesve dhe nxënësve të shkollave të mesme të moshës 16-18 vjeç. Atyre që kthehen në shkollë, do t’u kërkohet ta bëjnë testin dy herë në javë. Greqia ka qenë nën masa kufizuese që përfshinin edhe izolimin, që nga fillimi i muajit nëntor.…
Ministria e Brendshme bën me dije se është shtyrë afati i letërnjoftimeve (kartës së identitetit) deri në shtator 2021. Me anë të një postimi në rrjetet socaile Ministria bën me dije se ky vendim është shtyrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë. Gjithashtu Ministria u bën thirrje shtetasve shqiptarë që nuk kanë tërhequr kartat e identitetit, të marrin masat që gjatë kësaj periudhe, të paraqiten pranë zyrave të shpërndarjes.
Afro 274 mijë banorë të qarkut Shkodër do të kenë mundësi të zgjedhin 11 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, në një garë ku politikanë vendorë kanë arritur në zgjedhjet e kaluara të gërryejnë nga votat e Partisë Demokratike, e cila ka qenë historikisht forcë e parë në qark. Në zgjedhjet e vitit 2017, PD mori 5 mandate, PS 4, LSI 1 dhe PSD e Tom Doshit, 1 mandat. Partia Socialiste ka deklaruar se synimi i saj për Shkodrën vijon të jetë marrja e katër mandateve ndërsa biznesmeni Agron Çela, më herët deputet i LSI vijon të jetë kandidati i…
Kryeministri Edi Rama ka thumbuar opozitën nga Cërriku duke thënë se janë gati ta djegin Shqipërinë për pushtetin e tyre. Rama ka akuzuar edhe Ilir Metën dhe Sali Berishën, sipas së cilit janë e keqja e këtij vendi. “Ato kur nuk kanë pushtetin nuk lënë gjë pa i bërë Shqipërisë, janë gati edhe ta djegin për pushtetin tyre, ashtu si kurse nuk lënë fjalë pa thënë kur flasin për të huaj, ne nuk duam Shqipërinë për pushtetin, por që pushteti të jetë për të rinjtë”, tha Rama. Rama theksoi se nuk do të heqin dorë nga taksa për biznesin e…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. DASHI Keni një marrëdhënie me kaq shumë delikatesë? Të martën do të ketë një pikë kthese vendimtare. Sa i përket punës, një rezultat i mirë mund të vijë, veçanërisht për ata që janë të vetë-punësuar dhe kanë luftuar për ca kohë. DEMI Sipas horoskopit të nesërm të Paolo Fox, do të jetë e lehtë të marrësh rezultate. Hëna do të jetë në hapësirën tënde zodiakale: deri të shtunën do të jesh në një gjendje besimi. Sa…