Author: tirana

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belina Balluku në takimin zhvilluar me anëtarë të PS në Tiranë deklaroi se në PS ka mësuar se si funksionon partia dhe të gjitha procedurat që duhen ndjekur, duke e vlerësuar si shkollën më të vyer. “Në 2009 mësuam që të gjitha materialet zgjedhore duhet të ruheshin pasi në rast të kundërt më zhdukjen e tyre, abuzimi ishte i jashtëzakonshëm”, tha Balluku. Gjatë bisedës më tej ajo theksoi se nuk është penduar për rrugën që ka zgjedhur për t’ju bashkuar Partisë Socialiste, ndërsa tregoi dy momente që e kanë bërë të qajë në këtë rrugëtim…

Read More

Madona ka publikuar një imazh me vajzën e saj, ku bie në sy sqetulla e saj e pa depiluar e të bijës. Këtë guxim duket se e ka marrë nga e ëma, pasi në vitin 2014 Maddona kishte publikuar një imazh me sqetulla të pa depiluara duke shkruar:Nuk e vras mendjen për qimet. Ky postim me të bijën mori pëlqime e komente të shumta ku i thonë së është art të mos depilohesh. View this post on Instagram A post shared by Madonna (@madonna)

Read More

Fatmir Xhafaj, arkitekti i drejtësisë së re që kandidon për një tjetër mandat deputeti u shpreh sot se reforma është ndërtuar në atë mënyrë që nuk mund të ndryshohet, por nëse vjen PD në pushtet mund të ketë interferenca nga individë të caktuar. “Njëra e frenon drejtësinë dhe tjera e ndihmon drejtësinë. Prandaj shpesh herë thuhet, çfarë ndodh nëse nuk është PS? Nuk është se do të ndryshojë gjë te reforma në drejtësi sepse është ndërtuar në mënyrë të tillë, por ama mundet një forcë politike që është në pushtet, mund ta frenojë, ta pengojë apo individë të veçantë duke…

Read More

Në programin “ABC e Pasdites” Ervin Gonxhi, Adi Sybardhi dhe Liri i Ketit, biseduan për marrëdhënien që kanë me njëri tjetrin. 3-shja e pandarë në skenë kanë adhurues të shumtë por sot daljen e parë televizive së bashku. Ermali i pyet për pagesën se cili prej tyre paguhet me shumë nga pjesëtarët e grupit. Të tre pohuan se paguhen në mënyrë të njëjtë. “Ne kemi një parim. Po foli Vini, Liri apo Adi është njësoj për të gjithë. E fole me Vinin e ke fol edhe me Adin”, tha Adi. “Të tre njësoj jemi. Jemi normal sa i takon pagesës për…

Read More

Mbledhja e radhës e Komisionit për çështjet Ligjore, ka filluar ndryshe nga herët e tjera sot, në mungesë të Bashkim Finos. Në fillim të seancës, ishte kryetari i Komisionit të Ligjeëve Ulsi Manja, dedikoi fjalë prekëse për ish-kryeministrin dhe kolegun e tij Bashkim Fino ku teksa u shfaq i prekur, tha se Fino ishte një person i pazëvendësueshëm.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=155&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE Në kujtim të tij në Komision u shfaq një video me foto të të ndjerit të shoqëruara me dedikime. “Sot në këtë mbledhje Komisioni mungon njëri prej nesh, një njeri i pazëvendësueshëm për të gjithë kontributin e tij në vitet e vështira të…

Read More

“Gratë dhe vajzat janë një vlerë e shtuar dhe sjellin kontribute qytetare në një parti, prandaj ne kemi zgjedhur rrugën e politikës për qytetarët.” – kështu është shprehur drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi në një takim të organizuar me gra dhe vajza korçare zhvilluar në zonën sportive të qytetit. Për Peleshin, e rëndësishme është që në 25 prill të gjithë të votojnë qytetarisht duke braktisur të vjetrën që flet vetëm me gjuhën e urrejtjes dhe duke mbështetur zhvillimin përmes projekteve që do e çojnë Korçën dhe Shqipërinë në një nivel tjetër, atë të mirëqënies dhe zhvillimit ekonomik.…

Read More

Melania Trump ka qenë sërish qendra e vëmendjes teksa shkëlqeu me një fustan $2,000 përkrah Donald, në një mbrëmje bamirësie në fundjavë në Mar-a-Lago në Florida. Shfaqja e rrallë e ish-Zonjës së Parë vjen pas shmangies së daljeve publike që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë në fillim të vitit. Ajo ka thyer tashme “fshehjen” e saj duke ardhur në eventin ekskluziv në rezortin e Floridas, që u mbajt nga Trump për donatorët e Komitetit Kombëtar Republikan. Me fustanin e saj $1,900 nga Giambattista Valli, 50-vjeçarja qëndronte pranë të shoqit duke përshëndetur e duke u buzëqeshur të ftuarve. Ish presidenti…

Read More

Zbardhen detaje të tjera lidhur me tritolin e vendosur në Orikum të Vlorës, ku një sasi tritoli u vendos jashtë një apartamenti banimi. Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen, nga ku është mësuar se banesa ishte në pronësi të Artan Xhelilajt, i cili aktualisht ka masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në banesën e tij, agresorët kishin vendosur rreth 20 gram tritol por nuk dihet ende shkaku, ndërkohë që Xhelilaj ishte dënuar për drogë. NJOFTIMI I POLICISË: Orikum/Informacion paraprak Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer…

Read More

Rikthimi i Atdheut në Për’Puthen ka sjellë edhe reagimin e Blerimit, i cili ka qenë një ndër konkurrentët që pëlqente Antonelën. Atdheu u shpreh se Blerimi ka vërtet pëlqim për Antonelën, ndërsa djali tjetër e ka akuzuar si manipulator. “Ka të drejtë Blerimi përderisa shfaqi shenja xhelozie do të thotë që ka pasur pëlqim, kurse Riniani jo”, tha Atdheu. “Nuk kam inate personale me Atdheun biles më është bërë qejfi atë ditë qe erdhi. Unë jam e sigurt që këta të dy janë sqaruar tek lokali i Atdheut. Jam e sigurt që jeni takuar, edhe në Sarandë se ajo është…

Read More

Nuk ndalen gafat e Lulzim Bashës gjatë kësaj fushate zgjedhore. Ditën e sotme kreu demokrat zhvilloi takime me biznese në zonën e Qesarakës në kryeqytet. Teksa u ndal në një dyqan, Basha pyet një vajzë se si i duket lagjja. Vajza ndonëse demokrate, i përgjigjet: “Super fare”. Ndonëse nuk e kuptoi atë që po thoshte, kreu demokrat e konfirmoi me gjithë gëzim: “Si gjithë Tirana, si gjithë Shqipëria”. Batutat Basha: Si duket lagjja? Vajza: Super fare Basha: Si gjithë Tirana, si gjithë Shqipëria

Read More