Teksa mediat po ziejnë nga lajmi i ndarjes së Beart Rexhepit me Tea Trifonin, mesa duket kjo e fundit nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka gjetur ngushëllim në krahët e dikujt tjetër. Mbrëmjen e djeshme ajo publikoi një video në të cilën shihej duke shkëmbyer puthje në cepin e buzës me një djalë. Video e cila menjëherë pasi u publikua u fshi nga Tea e cila mesa duket u bë pishman, mirëpo disa ‘screenshote’ nuk na shpëtuan pa i kapur. A është një romancë e re apo një video për të bërë xheloz Beartin, nuk e dimë dhe mbetet…
Author: tirana
Ulçerat janë plagë të hapura në pjesën e ezofagut, stomakut. Ata janë rrallë vdekjeprurës, por gjithnjë jashtëzakonisht të pakëndshëm dhe shumë të zakonshme. Siç thonë dhe mjekët, kjo gjendje “vret pak, por shqetëson shumë”. 11-14% e të gjithë burrave dhe 8-11% e grave do të zhvillojnë ulçera në një moment në jetën e tyre, por vetëm 1 person në 100,000 do të vdesë nga kjo gjendje. Personat e tjerë që kanë ulçer ka të ngjarë të përjetojnë dekada me simptoma krejtësisht të pakëndshme si: Dhimbje barku Të përzier Të vjella Urth dhe dhimbje gjoksi Gjakderdhje (rrallë), karakterizohet në shumicën e…
Kryeministri Edi Rama ka ardhur ndryshe mbrëmjen e kësaj të diele. Atë e ndalon policia, teksa ndodhet në Vlorë. Si rrallë herë, në timon është vetë kreu i qeverisë. Gjithçka ndodh në formën e një skeçi për emisionin “Binjakët” në “Vizion Plus”. Donald Veshaj është shoferi i kryeministrit, por me kërkesë të këtij të fundit, ata ndërrojnë vendet. Në këtë moment, ai ndalohet nga polici Romeo Veshaj. Në skeç ndërfutet edhe një pjesë e spotit elektoral të PD, ku Lulzim Basha i kërko një të riu të mos braktisë Shqipërinë për Berlinin. Dialogu mes Edi Ramës, Donald dhe Romeo Veshajt:…
Këngëtarja Eneda Tarifën së fundmi e kemi parë shumë të angazhuar në muzikë, ku ka publikuar dy videoklipe njëri pas tjetrit, “Dashuri siberiane” në muajin dhjetor dhe “Për ty” në muajin shkurt. Këngëtarja zbuloi se është duke punuar për dy projekte muzikore, e para është përpunimi i një kënge të njohur të arbëreshëve të Greqisë, e cila do të jetë një këngë e bukur vere. Ndërsa projekti tjetër që Eneda është duke punuar është për “Këngën Magjike”, festival në të cilin ajo në 2019-n rrëmbeu çmimin e parë me këngën “Ma zgjat dorën”. “Një nga të vetmit festivale që po…
I sinqertë, shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, në një bashkëbisedim me lexues në Vlorë, ka treguar se 2 qytetet që kanë lënë shenjë në jetën e tij letrare janë Gjirokastra, qyteti i tij i lindjes dhe Vlora. Shkrimtari më i rëndësishëm shqiptar, pas Kavajës, ka ndërmarrë një tjetër udhëtim për të takuar lexuesit. Bashkë me Helenën, shkrimtaren dhe bashkëshorten e tij, ai flet hapur me lexuesit, duke u treguar edhe i ashpër me veten. Gjatë bisedës së bërë në Vlorë, duket sikur iu drejtohet shqiptarëve të jenë më zemërgjërë me njëri-tjetrin. Sikur, nga lartësia e karrierës, talentit dhe moshës së…
Biblioteka Al-Qarawiyyin ka qenë prej kohësh një vend i panjohur për banorët në Fez, Marok, pasi pak prej tyre kanë hyrë ndonjëherë në të. Hapur në vitin 859, mendohet të jetë biblioteka më e vjetër në botë dhe labirinti i dhomave të saj për shumë kohë u mbyll për të gjithë, përveçse për disa studiues dhe studentë. Në vitin 2012, Ministria e Kulturës e Marokut vlerësoi se Biblioteka ishte në rrezik nga përmbytjet dhe një sasi e madhe uji që rridhte poshtë dyshemeve, që kishte dëmtuar edhe shumë libra të rrallë. Për të shpëtuar strukturën nga dëmtimet e mëtejshme, u…
Lulzim Basha në vizitën e tij në qytetin e Librazhdit ka zhvilluar një takim me pensionistët, ku kanë bashkëbiseduar rreth problemeve që i shqetësojnë. Partia Demokratike thotë në lajmet e gatshme që shpërndan, se të moshuarit i thanë Bashës se pensionet janë shumë të ulëta dhe se nuk u dalin as për të blerë ilaçet. Problem tjetër që ngritën ishte dhe gjendja e spitaleve si dhe mos rimbursimin e ilaçeve. “Jam 80 vjeç, ky është viti i 80 që shkoj me një pension 18 mijë lekë të reja. Marr 72 mijë lekë ilaçe për vete dhe për familjen. Çmimet kanë…
Ne jemi të informuar për shumë kohë që pluhuri hapësinor po bie vazhdimisht në Tokë, por duke pasur parasysh madhësinë e tij mikroskopike, ishte e vështirë të përcaktohej saktësisht në çfarë sasie. Gjegjësisht, grimcat e pluhurit hapësinor (mikrometeoritet) nuk janë më të mëdha se një fraksion i milimetrit dhe bien në Tokë nga asteroidet dhe kometat që kalojnë si zbokthi. Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, pas dy dekadave të mbledhjes dhe analizimit të këtyre grimcave në Antarktidë, ka qenë në gjendje të përcaktojë sasinë vjetore të tyre. Ai zbuloi se në planetin tonë çdo vit bien mesatarisht rreth 5200 ton pluhur…
KOKSH është ende pa një president dhe në mbledhjen e mëparshme u vendos që zgjedhjet të zhvillohen më datë 18 prill, një javë nga zgjedhjet politike. Armand Duka, presidenti i FSHF përmes një letre të hapur ka shprehur shqetësimin e tij për politizimin e zgjedhjeve dhe kandidimin për president të Fidel Yllit, kandidat për deputet të PS edhe në zgjedhjet politike. LETRA E PRESIDENTIT DUKA – “Federata Shqiptare e Futbollit shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar përpara asamblesë zgjedhore. Caktimi i datës së zhvillimit të saj në kulmin e fushatës së zgjedhjeve politike, vetëm…
Bazuar në Horoskop, nënat që i përkasin shenjave të mëposhtme, kanë disa karakteristika pozitive. Demi: menaxheri i familjes Njerëzit e lindur nën shenjën e Demit, në përgjithësi, dihet se kanë mendje të shkëlqyeshme, gjë që u sjell dobi të madhe nënave. Rritja e fëmijëve është diçka që lind në mënyrë spontane tek një grua Dem, pa pasur shumë mendime ose reflektime. Ata janë të dashur dhe të mirë me fëmijët e tyre, por gjithashtu mund të jenë mjaft kokëfortë. Virgjëresha: nëna e organizuar Nënat e lindura nën shenjën e Virgjëreshës duan të organizojnë gjëra, përfshirë rolin e tyre si nënë.…
Sot është 11 prill 2021. Enver Hoxha vdiq zyrtarisht në 11 prill 1985. Për disa ishte një diktator gjakatar, për të tjerë, njeriu që rindërtoi Shqipërinë dhe i dha vendit zhvillim real, qëndrueshmëri që ende nuk e ka rifituar.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=155&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE “Hoxha do të lerë pas vdekjes një boshllëk më të madh sesa vendi që zinte ndërkohë që ishte ende në jetë – shkruan në këtë artikull të botuar një ditë pas vdekjes së Enver Hoxhës mjeshtri i gazetarisë italiane Indro Montaneli. Sikur ta dinte që edhe 36 vjet pas vdekjes së tij në Shqipëri do vazhdonte të bëhej politikë me Enverin, me…
Varianti i koronavirusit i zbuluar në Afrikën e Jugut mund t’i shpëtojë vaksinës së Pfizer me BioNTech, sipas një studimi jashtë laboratorëve në Izrael, pavarësisht se norma e mbizotërimit në vend është e ulët. Studimi, i publikuar në fundjavë, krahasoi thuajse 400 njerëz që ishin testuar pozitiv me Covid-19, 14 ditë apo më shumë pasi morën 1 ose 2 doza të vaksinës, kundrejt të njëjtit numër të pacientëve të pavaksinuar me sëmundje. Mosha, gjinia dhe karakteristika të tjera ishin të ngjashme mes 2 grupeve. Varianti i Afrikës së Jugut, i njohur si B.1.351, u zbulua se përbënte rreth 1% të…