Vendet europiane po shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të përshpejtuar ritmet e vaksinimit në kushtet e pamjaftueshmërisë së dozave nga 3 firmat që kanë marrë deri më tani lejen për përdorim urgjent. Autoritetet franceze vendosën të zgjasin deri në 6 javë afatin e marrjes së dozës së dytë të vaksinës Pfizer/BioNTech, nga 4 javë që është deri më tani. Autoritetet thonë se kjo u krijon mundësi më shumë personave të marrin dozat e para në krahasim me ritmet aktuale. Franca dhe Gjermania kanë injektuar tek 15% e popullsisë të paktën 1 dozë, çka tregon megjithatë ritme të ulëta vaksinimi edhe…
Author: tirana
Teksa ndodhet në Librazhd në vijimësi të takimeve të tij elektorale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa pensionistë. Basha dëgjoi shqetësimet e tyre, ndërsa u premtoi rimbushim të ilaçeve sipas diagnozës. Kreu i demokratëve tha se 25 prilli do të jetë ditë e ndryshimit, duke shtuar se nuk premton mrekulli, por normalizim të situatës. Problemi është që ka tetë vite që kjo qeveri dhe ky kryeministër i kanë pasur të gjitha pushtete dhe nuk janë shqetësuar. Ne i dyfishuam pensionet, çmimi i naftës ishte më i ulët se sot. Paratë e buxhetit të shtetit…
1,600 oficerë policie dhe forca speciale të veshura me veshje speciale dhe të armatosur, u urdhëruan të veprojnë rreth qytetit port të Belgjikës Antwerp. Ky ishte operacioni më i madh policor i kryer ndonjëherë në vend dhe potencialisht një nga lëvizjet më domethënëse ende kundër narko-bandave gjithnjë e më të fuqishme të Evropës Perëndimore. Falë Operacionit “Sky” u bastisën mbi 200 banesa, gjë që i futi frikën bosëve lokalë, megjithëse “kumbarët” belgë dhe holandezë tani fshihen kryesisht në Dubai dhe Turqi. Një sasi e pabesueshme prej 27 ton kokainë janë kapur në kalatat e Antwerpenit, në anije kontejnerësh dhe shtëpi…
Nga Eleanor Albert/ Ndjeshmëria e Kinës ndaj komenteve të jashtme për politikat e saj në Xinjiang nuk është asgjë e re. Sidoqoftë, linja e fundit e Pekinit mbi rajonin dhe reagimet e tij ndaj dë nimit ndërkombëtar për trajtimin të tij ndaj Ujgurëve duket se japin mesazhe të kundërta. Në skajet e kundërta të spektrit të mesazheve: nga njëra anë, një set muzikor i mbështetur nga shteti në Xinjiang debutoi në fund të marsit duke e promovuar rajonin si një utopi të unitetit etnik dhe nga ana tjetër, një gjykatë kineze dë noi këtë javë me vdekje dy ish-zyrtarë qeveritarë ujgurë…
Fitorja me Napolin duket se ka ndihmuar Juventusin që të gjejë moralin e sidomos euforinë që mungonte për të përballuar këtë fund kampionati, Bardhezinjtë kanë marrë sot një fitore të thjeshtë 2-1 përballë Xhenoas dhe kanë vazhduar të ndjekin hap pas hapi Milanin, në garën për vendin e dytë në renditje. Golat e Kulusevskit dhe Morata që në minutat e parë e bënë shumë të thjeshtë takimin për Juventusin që dominoi dhe kishte mundësi të thellonte diferencën, por në fillimin e pjesës së dytë do të vinte goli i Shamaka i cili do të trondiste pak bardhezinjtë. Gjithsesi, MekKeni gjeti…
Këngëtari Devis Xherahu ka treguar detaje nga evenimentet e tij, ku pjesë kanë qenë edhe politikanë të rëndësishëm të vendit. I ftuar në emisionin “E diell”, Xherahu ka kujtuar se në disa dasma ku ka kënduar, kanë qenë të ftuar personazhe si Sali Berisha apo dhe presidenti aktual Ilir Meta. Në rrëfimin e tij, ai ka bërë me dije se prej tyre nuk ka parë ndonjë sjellje që t’i linte të kuptonte se ishin të apasionuar pas kërcimit. “Kam 28 vite që votoj vetëm një parti. Është skena dhe publiku. Arti dhe politika janë dy drejtëza paralele që nuk takohen…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë në Divjakën për këtë fundjavë, ku ka organizuar një aktivitet me të rinj. Kryemadhi ka shpërndarë një video, ku shihet duke marrë kërcyer me të rinjtë. “Shqipëria nuk mund t’i humbë për asnjë arsye këta të rinj të mrekullueshëm. Vendi ka shumë nevojë për ta. E përkushtuar çdo sekondë për ndryshimin që ata meritojnë”, shkruan ajo krahas videos.
Një automjet është shkrumbuar plotësisht pasi ka marrë flakë në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan. Sipas policisë, në Kodër Ibë, si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje një mjet “Renault”. Fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë dhe ka vetëm dëme materiale.
Pasi vrau gruan e tij, fëmijën me aftësi të kufizuara dhe një çift të moshuar të martuar që kanë shtëpinë e tyre. Dhe, kur arriti karabinierët, ai qëlloi veten, duke plagosur rëndë veten. Tragjedi a ndodhi në një apartament në Rivarolo Canavese (Torino), ku natën karabinierët zbuluan katër persona të vdekur. Njeriu që i qëlloi duke i vrarë, tani është në gjendje të rëndë në spitalin e Torinos.Karabinierët e Compagnia di Ivrea po veprojnë në vendin e ngjarjes, duke u përpjekur të përcaktojnë motivin e gjestit. Pistoleta wshtw e sekuestruar. Autori është Renzo Tarabella 83 vjeç. Karabinierët gjetën të katër njerëzit…
Reperi Noziy është shfaqur këtë të dielë pranë drejtuesit politik të qarkut të Tiranës për PS, Erion Veliaj. Në një takim të mbajtur në Golem me të rinjtë e Kavajës, Noizy i ka falenderuar ata për mbështetjen që i japin Erionit, të cilin ai e cilësoi shokun dhe mikun tij. “Është koha që të ecim përpara! Nuk kemi mundësinë ne si shqiptarë të kthehemi mbrapa. Ne jemi një shtet që po ndërtohemi përditë dhe rinia është një nga gjërat më kryesore që duhet të mbështesim. Siç e tha edhe Lali Eri që duhet të punojmë fort, duhet të kemi vetëm…
Një javë më parë mjekja e njohur e Infektivit, Najada Ccomo e cila është dhe kandidate e PS befasoi të gjithë duke ndryshuar look-un para zgjedhjeve të 25 prillit. Nga ngjyra e saj e preferuar e kuqe e ndezur, Çomo u shfaq në tv Klan me flokë ngjyrë kafe. Por çuditërisht sot në Top Channel, kandidatja e PS doli sëris me flokë të kuqe. Ose doktoreshë Najada është bërë prishman, ose emisioni i TCH ka kohë që është regjistruar.
Epidemiologu Artan Simaku thotë se Shqipëria nuk rrezikohet nga një valë e katërt agresive e pandemisë Covid-19. Sipas tij, për shkak të grumbullimeve në fushatën elektorale, mund të ketë një shtim të rasteve në ato qytete ku kanë ndodhur këto grumbullime. Simaku shprehet se vendi nuk rrezikohet nga një valë e katërt agresive për shkak se në Shqipëri kemi një imunizim natyral në shkallë të lartë dhe për shkak të vaksinave që po aplikohen.Sipas tij, zonat që mund të kenë më shumë raste janë ato rurale, ku përgjatë 1 viti ka pasur një përhapje të paktë të rasteve me Covid…