Raportohet nga mediat e huaja se kryeministri britanik Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip. Varrimi i Dukës së Edinburgut do të bëhet të shtunën e ardhshme në St George’s Chapel në Ëindsor, por një zëdhënës i Doëning Street ka konfirmuar se Kryeministri nuk do të jetë midis të pranishmëve.Zëdhënësi shpjegoi: “Kryeministri gjatë gjithë kohës ka dashur të veprojë në përputhje me atë që është më e mira për familjen mbretërore dhe kështu që të lejojë sa më shumë anëtarë të familjes nuk do të marrin pjesë në varrim të shtunën.” Siç mësohet planet janë…
Author: tirana
Partia Demokratike deklaroi sot se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se në mënyrë të paprecedentë, në Selinë e PS janë vendosur kompjutera dhe servera që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve nga portali e-Albania. Sipas tij, përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë, theksoi ai PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ Përdorimi i të dhënave personale të portalit e-Albania nga Edi Rama dhe PS është shkelje flagrante…
Java do të nisë me mot të qëndrueshëm me diell e vranësira hera herës mesatare e lokalisht të dendura. Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kalimeve frontale, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Kështu moti parashikohet kryesisht i vranët e hera herës me intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në intensitet të ulët e ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare e në veriperëndim edhe në formën e shtrëngatave me rrufe.
“Në Shqipëri sot ofrohen 95% e shërbimeve online, ndërsa 5% e shërbimeve nuk ofrohet online për shkak se duhet me patjetër paraqitja e qytetarit, rast konkret është ai i gjurmës së gishtave kur aplikohet për pasaportë të re”. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me disa të rinj të “Tumo Tirana” theksoi se sistemi i bashkëqeverisjes është kapërcimi në një epokë të re të marrëdhënieve me publikun, është një sistem që gjendet e zhvilluar europiane. “Po ta marrim pak historikun e zhvillimit të teknologjisë në funksion të njerëzve dhe në funksion të njerëzve dhe qeverisjes së vendit,…
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndodhet në qytetin e Elbasanit ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me familje të vjetra të këtij qyteti. Basha tha se edhe pse është një nga qytetet që kulturën e ka pjesë të historisë dhe të krenarisë, Elbasani sot përveç krizës ekonomike, ka dhe shkatërrimin e institucioneve që ruajnë identitetin e kulturës së tij. Ai deklaroi se plani i PD për arsimin është i harmonizuar me planet e Europës për të na ndihmuar duke premtuar investime të huaja dhe paga dinjitoze për shqiptarët. Nga qyteti i Normales, Basha theksoi se zotimi i parë është zgjimi ekonomik…
Kryeministri Rama u shfaq në Laprakë me dy atlete, një të bardhë e një të zezë. I ka dhuruar dy palë një sipërmarrës në Berat, dhe janë prodhim për markën super-luksoze Philipp Plein. Rama tha se në planin e tij të veprimit 2021-2025 ecet përpara për të prodhuar atlete të tilla jo më nën emër markash të tjera me këtë cilësi përveçse Made in Albania! Rama i cili me siguri do i veshë, për shkak të preferencave që ka për atletet, tregoi se pse kishte vendosur të marrë me vete të majtën e bardhë dhe të djathtën e zezë. Rama:…
Një ngjarje e rëndë është bërë publike mëngjesin e sotëm, ku u mësua se nusja 44-vjeçare kishte therur me thikë vjehrrën e saj 74-vjeçare, pas një konflikti për motive të dobëta. Pas krimit të rëndë 44-vjeçarja kishte arritur ta fshihte ngjarjen për rreth 6-orë. Në momentin e ekzekutimit në oborrin e banesës ka patur disa fëmijë të cilët dëgjuan ulërimat e të ndjerës, por ishte vetë nusja ajo e cila i mashtroi duke i thënë të mos shqetësoheshin pasi të moshuarës i dhimbte pak koka dhe ndaj kishte ulëritur.
Gjermania ka vaksinuar rreth 15 për qind të popullatës së saj me një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, thuhet në të dhënat e Institutit Robert Koch. Sipas të dhënat të këtij Instituti, 15.2 për qind apo 12.7 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 5.9 për qind apo 4.9 milionë persona kanë pranuar edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19. Disa studime kanë sugjeruar se një dozë e vaksinës ofron një nivel të mbrojtjes kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Javën e fundit, në Gjermani është përshpejtuar programi i imunizimit, ku vetëm…
Sfida e re e Ermal Mamaqit është një serial. Lajmin e bëri të ditur vetë ai pak ditë më parë me një postim në Instagram ku lajmëronte se një projekt i ri po vjen. Dhe sërish ka qenë po Ermali ai që sot na ka zbuluar aktoren, e cila do të luajë në këtë serial. Bëhet fjalë për Jonida Vokshin, aktoren me disa vite eksperiencë në aktrim dhe ndër më të dashurat për publikun. Jonida sot feston ditëlindjen dhe Ermali zgjodhi pikërisht këtë ditë speciale për të zbuluar lajmin. “Jonida Ndërkohë mësohet se xhirimet sapo kanë nisur.
Ministrja Ogerta Manastirliu, në një komunikim me median ka bërë të ditur se kufizimet për aktivitet dhe lëvizjet do të jenë në orën 22:00- 06:00 dhe gjithashtu do të rihapen fluturimet me Britaninë e Madhe. “Duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, e cila është pasyqruar me rënien e ndjeshme të të shtruarve në spitale dhe fataliteteve Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, deklaroi Manastirliu. Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një komunikim me median ka bërë të ditur vendimet e reja nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Manastirliu deklaroi se kufizimet për aktivitet dhe lëvizjet do të jenë në orën 22:00- 06:00. “Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së lejuar të qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes duke filluar nga dt 12 Prill. Po kështu aktivitetin e bareve dhe restoranteve. Do të vijojë të mbeten në…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka parë nga afër vaksinimin masiv në Sheshin ‘Skëndërbej’ mëngjesin e sotëm. Ajo deklaroi se nga e hëna do të nisë vaksinimi për moshat +60 vjeç me sëmundje kronike. “Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve”, tha Manastirliu. Duke iu kërkuar qytetarëve të vaksinuar të vijojnë të mbrohen edhe disa javë, Manastirliu ka bërë apel për të gjithë qytetarët +60 vjeç, të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe…