Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja në Maqellarë, ku një 44-vjeçare qëlloi për vdekje me thikë vjehrrën e saj. Ngjarja ndodhi mbrëmë. Për gati 6 orë shtetaseje me inicialet M.M., ka fshehur krimin, ndërsa ngjarja u zbulua nga bashkëshorti i saj. Ka qenë ky i fundit ai që njoftoi policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, raporton BW. Mësohet se vjehrra kishte kërkuar disa herë urdhër mbrojtje ndaj nuses dhe sipas banorëve konfliktet kanë qenë të hershme.
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta ka postuar disa foto nga rruga e prishur në Borsh. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, kreu i shtetit e ka cilësuar këtë rrugë kryevepër të babëzisë. Mes të tjerash ai thekson se llogaridhënia do të jepet mëngjesin e 25 prillit. MESAZHI I METËS Në një nga kryeveprat e babëzisë. 25 Prilli, referendum kundër korrupsionit! Llogaridhënia nis, që në mëngjesin e 26 Prillit! 🇦🇱
Policia bën me dije se një krim i rëndë ka ndodhur në Maqellarë të Dibrës, ku nusja ka vrarë me thikë vjehrrën. Njoftimi i Policisë së Dibrës: Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases : M. M., 44 vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, pasi në orët e mbrëmjes datë 11.04.2021, në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë. Grupi hetimor…
*Pjesa e dytë Publikohen disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet ditari politik i Enver Hoxhës në periudhën mars-prill 1981, kohë kur filluan demonstratat dhe protestat masive të popullit të Kosovës, i cili u ngrit për të kërkuar të drejtat dhe liritë e tij legjitime, ashtu siç i kishin dhe i gëzonin edhe kombësitë dhe kombet e tjera që përbënin Republikën Federative të Jugosllavisë. I gjithë ditari politik i udhëheqësit kryesorë të Shqipërisë komuniste, ku ai dhe Tirana zyrtare e asaj kohe, i ndoqën me vëmendje ngjarjet…
Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit Urszula Gaçek do shkojë në orën 10:00 në selinë e Partisë Socialiste ku do të pritet nga Edi Rama. Fokusi i bisedimeve pritet te jenë zgjedhjet parlamentare, garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor.
Entela Resuli Boiken Abazi konkurron në këto zgjedhje për Lëvizjen VETVENDOSJA! në Tiranë. Janë tre kandidatë që kjo Lëvizje ka përzgjedhur të jenë në garë për parlamentin shqiptar. Në një rrëfim për gazetën Dita, Abazi tregon se si erdhi deri në këtë hap, se si djali i rritur në lagjet e Tiranës, studioi jashtë me mendimin për të ardhur në vendin e tij. Angazhimi i tij gjatë luftës së Kosovës e bëri që të jetë më i fokusuar në këtë shtet e më pas duke u bërë pjesë e Lëvizjes. Po pse në Tiranë kandidat? A konsiderohet kjo lëvizje si…
Princi Harry do të jetë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip të shtunën e ardhshme, edhe pse Meghan Markle nuk do ta shoqërojë ka konfirmuar Pallati Buckingham. “Duka i Sussex po planifikon të marrë pjesë. Dukesha e Sussex është këshilluar nga mjeku i saj që të mos udhëtojë.”- tha një zëdhënës mbretëror në një konferencë të shtunën pasdite. Meghan, 39 vjeç, është duke pritur fëmijën e dytë, një vajzë, e cila do të lindë këtë pranverë. Harry, 36 vjeç, po përgatitet të kthehet në Britaninë e Madhe në ditët në vijim dhe do të jetë hera e parë…
Detaje të reja zbulohen nga operacioni i drogës në portin e Durrës ku u sekuestruan 143 kg kokainë. Policia kishte marrë informacion rreth 2 javë më parë për nisjen e ngarkesës nga Guayaquil dhe kishte shtuar kontrollin në port për të gjitha ngarkesat nga Amerika Latine. Nga Ekuadori kontejneri kaloi tranzit në Itali në portin Gioia Tauro por nuk u kontrollua. Në dokumentacionin shoqërues kontejneri i ngarkuar me banane kishte destinacion Tiranën. Me të mbërritur në portin e Durrësit ai iu nënshtrua kontrollit me skaner i cili dha sinjal të kuq. Për ta kaluar në vijën e dytë të kontrollit…
Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftimin të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të punësohen si agjentë. “Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues. BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike”, shkruan Ambasada. Postimi i Ambasadës Amerikane Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për…
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë një tjetër reagim ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa vetëm 13 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në ‘InstaStory’, Basha shkruan se Rama nuk e ka mbajtur premtimin për krijimin e një banke në dobi të zhvillimit bujqësor. “13 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. A e mbajti Edi Rama premtimin për krijimin e një banke në dobi të zhvillimit bujqësor? Përgjigja; Jo. Banka për Zhvillim Rural është një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës.”, thuhet në postim.
Drejtuese politike e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, e pranishme në një takim të madh në Bathore me gra dhe vajza të Kamzës, u shpreh se drejtësia shoqërore arrihet me përfundimin e reformës në drejtësi dhe se në këto vite reforma ka dhënë frytet e saj duke larguar mbi 200 gjykatës e prokurorë të korruptuar nga sistemi. “Është domosdoshmëri që të vazhdojmë për drejtësi shoqërore. Ne luftuam për drejtësinë në sallën e gjyqit. Në katër vite, reformim i plotë i sistemit të drejtësisë. 200 gjykatës dhe prokurorë që i ka nxjerr jashtë sistemi i vetingut. Pse? Sepse politikanët i…
Mjeku psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili është ndarë nga jeta ditën e djeshme si pasojë e COVID-19. Doktori i njohur që kishte punuar në disa fshatra dhe në spitalin e Krujës ku kishte qenë edhe drejtues e humbi luftën me sëmundjen që deri tani ka marrë shumë mjekë në Shqipëri. Për shkak të shtyrjes, 72-vjeçari në muajin shkurt të këtij viti kishte dalë në pension. Largimi i Pengilit nga jeta ka tronditur përpos familjes dhe kolegët që e vlerësojnë për përkushtimin që ka pasur, por që nuk arriti që të shijonte pensionin. “Me hidherim te thelle duam te…