Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me operacionin e koduar “el mejor”, në kuadër të së cilit u sekuestruan 143 kg lëndë narkotike, kokainë. Droga ishte e fshehur në një vend të përshtatur në kamionin e ngarkuar me banane. Kompania që kishte porositur ngarkesën është “Masabi fruits”, me pronarë Erjon Peti 42 vjeç dhe Klajdi Xibraku 30 vjeç. Të dy janë arrestuar si persona që kanë dijeni për ngjarjen. Njoftimi/ Policia e Shtetit Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “EL MEJOR”. Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore…
Author: tirana
Ambasadorja, Yuri Kim mirëpret ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e Neë Jersey. “Ambasadorja Yuri Kim mirëpret ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e Neë Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhaëk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21″, shkruan Kim.
Naumi ka përdorur fjalor fyes me Linditën dhe e ka ofenduar keq pasi braktisi takimin. Lindita po i kërkonte llogari për fjalorin e përdorur dhe ai vijoi sërish me të njëjtat veprime. Naumi: E falenderoj që iku, më bëri një nder të madh se kam një hall më pak. Lindita: Nuk të lejoj të më shash familjen time. Kush je ti të më prekësh në familje. Kujt i thua kështu fjalësh? Je injorant? Kush je ti? Mund të jesh cuni i Berlusconit, nuk më intereson. Kush je ti të më prekësh në familje? Injorant. Naumi: Ke më gjë për të…
Takimi i Linditës dhe Naumit nuk ka shkuar në drejtimin e duhur. Ishte Lindita që kërkoi të përfundonte takimi pasi ndihej e bllokuar dhe u shpreh se Naumi po e dridhte muhabetin. Lindita: Nuk e di pse e kam këtë përshtypjen, ndoshta gabohem, por bllokohem kur flas me ty. Më ikin të gjitha fjalët. Naumi: Edhe unë erdha më ndryshe, por edhe unë sikur bllokohem. Lindita: Në cfarë kuptimi ti? Naumi: Nuk jam i bllokuar fare, fshije o vllai. Lindita: Unë jam e bllokuar nga ana jote në sensin jo të mirë të fjalës. Naumi: Dhe unë njësoj. Lindita: Po…
Personi që shikoni në foto është Erjon Peti, ortaku i kompanisë “Masabi Fruits”, brenda konteinerëve të saj u gjetën 200 kg kokainë në Portin e Durrësit.Peti është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi SPAK ka lëshuar fletë-arresti për të. Ai foli pak më herët për Neës24, dhe tha se nuk kishin fare lidhje me drogën por që prej pesë vitesh merrnin fruta në njëjtën mënyrë. Hetimet vijojnë dhe janë në duart e SPAK. Droga, 200 kg kokainë, u sekuestrua në një kontejner në Portin e Durrësit që kishte për destinacion kompaninë “Masabi fruits” në Kombinat të Tiranës. Kontejneri…
Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, lidhur me deklaratat e këtij të fundit, i cili ka thënë se Meta gjendet në Vlorë për të bërë fushatë e takohet me subjekte të OFL-së Meta theksoi se në Vlorë do të ndodhet deri më 26 prill, për të garantuar vota të lira e të ndershme. Po ashtu, ai shtoi se ditën e djeshme në një takim me gazetarë, ka ftuar deputetin Damian Gjiknuri, por sipas tij, ky i fundit e ka refuzuar ftesën. “Në 26 prill, jam i sigurt që Vlora do të bëjë më të mirën për t’ia…
Teuta merr kryesimin e kategorisë Superiore e vetme pas fitores 2-0 ndaj Apolonisë në Fier. Skuadra durrsake mori tre pikët e rradhës falë golave të Lorenco Vilës dhe Dejvi Bregut. Ishte minuta e 19 kur zhbllokohet rezultati nga Vila për skuadrën e drejtuar nga Edi Martini. Ndërkohë që në pjesën e dytë Dejvi Bregu shënoi golin që fiksoi fitoren 2-0 të Djemve të Detit duke i dhënë mundësi të shkëputet 2 pikë nga Vllaznia.
Një mësuese e fëmijëve me nevoja të veçanta është arrestuar pasi akuzohet se i ka dhënë droga e pije alkoolike një adoleshenti të virgjër, dhe më pas bëri seks me të në ditëlindjen e tij të 16-të. 36 vjeçarja Kimberly Wellman-Rich, është akuzuar tashmë për përdhunim të të riut, i cili po jetonte me të dhe bashkëshortin e saj gushtin e vitit të kaluar. Ndërsa Jeffrey Rich, 35 vjeç, gjithashtu u arrestua pasi ishte në dijeni të abuzimit dhe nuk e raportoi atë te autoritetet. Në dokumentet e policisë së New Orleans thuhej se çifti kishin tymosur marijuanë dhe konsumuar…
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Edi Ramës në lidhje me ironitë e përdorura për takimin me persona që janë subjekte të OF Meta tha se është krenar që e ka takuar, edhe nëse Leskaj është subjekt i OFL dhe thekson ftesën për Ramën që të takohet me të dhe të bëhet gjithcka transparente për të. “Ai tmerrohet se njerëz si Bujar Leskaj nuk i korrupton dot. Janë njerëz që respekotjnë traditën, patriot, atdhetarë dhe do ta marrë mesazhin me 25 prill për këtë histori. Unë kam qenë dhe do të jem 24/24 në Vlorë deri më 26 prill. Nëse…
Iliri ka surprizuar Gilbertën duke shkuar në qytetin e Lushnjes për të bërë takimin me të. Ajo ka zbuluar se kishin tre ditë që nuk flisnin dhe pas debatit, takimi në Lushnje ndikoi për të qetësuar situatën mes tyre. “Kisha lënë shportën që më la dhuratë tek makina e tij. U zumë nuk folëm 3 ditë dhe kur erdhi në Lushnje, u zumë prap”, shpjegoi Gilberta. Ndërsa në takim, Iliri u shpreh se ka pëlqim për vajzat e tjera. Iliri: Me gatimin si je? Gilberta: Nuk di, por po mësoj. Të pëlqen ndonjë vajzë tjetër? Iliri: Na lër të hamë…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “News 24”, foli për situatën e krijuar në Aeroportin “Nënë Tereza”, investimet në rrugët e vendit, por edhe fushatën elektorale. Balluku tha se Shqipëria kishte rezervë studentë të ekselencës, por sipas saj, ata për shkak të pandemisë nuk kanë plotësuar orët e nevojshëm të fluturimit për t’u licencuar. Ajo tregoi se si erdhën në Shqipëri, kontrollorët turqë e grekë, të cilët kontrolluan hapësirën ajrore shqiptare, kur kontrollorët e AlbControll nuk ushtruan përkohësisht detyrën. Balluku tha se për këtë shërbim, kontrollorët e huaj nuk janë…
Klajdi Xibraku, një nga aksionerët e kompanisë “Masabi Fruits”, brenda kontejnerëve të saj u gjetën 200 kg kokainë në Portin e Durrësit është vënë në pranga. Dosja.al shkruan se se Xibraku është paraqitur pranë Portit të Durrësit, për të zhdoganuar kontejnerin me banane. Por, pas kontrollit të konteinerit, është vënë re se në tavanin e tij ishin edhe 200 kilogramë kokainë, mbi pakot e të cilës ishte stampuar edhe fotoja e narkotrafikantit të famshëm Pablo Escobar. Ortaku tjetër Erjon Peti është shpallur në kërkim. Ai foli pak më herët për Neës24, dhe tha se nuk kishin fare lidhje me drogën…