Shqipëria ka regjistruar një rritje të lehtë rastesh në 24 orët e fundit. 360 të infektuar nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët fundit si dhe 6 viktima. Nga ana tjetër lajmi i mirë është se ka sërish më shumë të shëruar, 534, teksa në spitale në total po trajtohen 227 pacientë në tre spitalet COVID, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3342 testime, 534 të shëruar, 360 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel…
Author: tirana
Për një kohë të gjatë Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës, për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka udhëtuar këto kohë drejt Prishtinës, për të punuar këngët e reja të saj. “Prive” ka mësuar se aktualisht Luana ndodhet në Prishtinë, jo vetëm për arsye private, por edhe për shkak të muzikës. Deri në sezonin e verës ajo do të ketë gati disa këngë të reja të punuar nga disa producent, duke përfshirë…
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka komentuar deklaratën e saj për grusht shteti, dhe ‘ndarjen’ e saj me Ramën për këtë fjalë. Ajo thotë se kjo ishte një situatë e paprecedentë, dhe ky është emëruesi dhe fjala e përbashkët për të gjithë. Më tej ajo thotë se greva gjithsesi ishte me prapaskenë politike. INTERVISTA E BELINDA BALLUKUT Po si kalohet tani, nga kjo paaftësia për të operuar, në aftësi për të operuar? BALLUKU: Po ma thuaj ti atëherë, nëse ata ishin të paaftë apo jo. Megjithatë unë po e…
Rrjeti shtetëror britanik BBC është detyruar të hapë një rubrikë të veçantë online për fluksin e ankesave nga shikues të zemëruar për kohën e ekzagjeruar që po i kushtohet mbulimit të vdekjes së Princit Philip. Zemërimi i shijkuesve ardhi pasi tre stacionet kryesore të rrjetit ‘BBC One’, ‘BBC Two’ dhe ‘BBCNews’ anulluan programet e tyre prej të premtes, për të folur mbi bashkëshortin e mbretëreshës dhe shërbimin e tij në marinën britanike. Por shumë shikues shpreheshin të tërbuar nga humbja e programeve të tyre të preferuara. Në seksionin e ankesave BBC kishte vendosur njoftimin: “Po marrim shumë ankesa për mbulimin…
Nga Vlora, ku po zhvillon një takim me qytetarët, Rama nuk i ka kursyer “thumbimet” për Presidentin Ilir Meta dhe kandidatin e PD, Bujar Leksaj. Ai tha se Vlora nuk duhet të kthehet më mbrapa, por duhet të vijojë përpara me ndryshimin që sipas tij, e ofron PD. Sa i takon Metës, Rama theksoi se nuk do të jetë çudi që një ditë të dekorojë edhe Ismail Qemalin. “Këta diskutojnë për Rilindjen Urbane sikur është bukuri, por ajo është ekonomi, ndryshim ekonomik dhe social që vetëm do të vazhdojë. Këta pikën e dytë të programit kanë anulimin e projektit të…
Fotot që po shikoni tregojnë pakot me kokainën që u sekuestrua ditën e sotme në Portine Durrësit. Siç shihet edhe në foto lënda narkotike ishte e ndarë në pako të mbështella me letër dhe qese dhe në total mbanin 200 kilogramë kokainë. Droga u sekuestrua në një kontejner në Portin e Durrësit që kishte për destinacion kompaninë “Masabi fruits” në Kombinat të Tiranës. Kontejneri ishte i mbushur me banane dhe vinte nga Ekuadori. Në polici janë shoqëruar punonjës të kompanisë, ndërsa SPAK ka prerë fletë-arrestet për dy aksionerët, Erion Peti dhe Klejdi Xibraku.
Kryeministri Edi Rama është pritur me iso në Kuç, të cilën e cilëson si një majë të bekuar të Labërisë. Pasi shijoi ison e grupit polifonik, Rama u ul në një lokal aty pranë, ku bëri edhe parashikimet e zgjedhjeve të 25 prillit. Parashikimet Rama i shkroi në një mbulesë tavoline dhe doli në rezultatin se PS do të marrë 74-78, ndërsa nuk kanë munguar “thumbat” për presidentin Ilir Meta. Edi Rama: Në 74 deri në 78, po bëni ky ndonjë tërmet të madh, shkojmë edhe 80 ne. Qytetari: Po Ilir Meta do të japë dorëheqjen pastaj? Edi Rama: Kështu…
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën nga Vlora duke thënë se shkatërrojnë sa herë marrin një gjë në dorë dhe tregoi planet e PS për ndërtimin e portit turistik të Vlorës dhe aeroportit në këtë qytet. Rama: Leskos i pëlqen ai moli atje, i kohës së qepës, por atyre tërë jetën, sa herë kanë marrë një gjë në dorë, iu pëlqen kur kanë mundësi të prishin, të shkatërrojnë, të bllokojnë. Po iu the hajde ndërto, nuk dinë të ndërtojnë. Dhe një vepër e vetme që mund të konsiderohet është ajo rruga e Kombit që e bënë rrapa zhgrapa. Tani, ka…
Në katin e fundit të stadiumit “Air Albania” po del tym por është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur. Në pamjet e publikuara nga JOQ, shihet tymi që del në katin e fundit të stadiumit, ndërsa qytetarët kanë rrëfyer për median në fjalë se kanë dëgjuar shpërthim. Ende nuk dihet nëse ka pasur ndonjë defekt elektrik, apo ka shpërthyer diçka brenda godinës. Nga ana e policisë nuk ka ende të dhëna zyrtare për këtë ngjarje.
E ëma e të ndjerit Sokol Olldashi ish ministër i Transporteve dhe një figurë e njohur dhe me impakt në PD, Kozeta Mamaqi ka marrë një surprizë shumë të bukur në kujtim të djalit të saj. Një mik i adoleshencës së Sokol Olldashit, i ka kushtuar mikut të tij të ndjerë një këngë shumë prekëse dhe emocionuese. “Të dashur miq, nuk jam marë me statuse, por tani sapo mora nga një mik, mësues i histori-gjeografisë në shkollën “ Todi Koceli” të Selenicës, një link, të cilin dëshiroj ta ndaj me ju. Mësuesi quhet Ilia Bombaj. Linku ka një këngë ,…
Luani, Demi dhe Bricjapi: ju keni lindur për të qenë nëna! Gratë që u përkasin këtyre shenjave të zodiakut kanë lindur për të qenë nëna. Ata janë të qëndrueshme, inteligjente dhe me vetëbesim. Kjo e bën më të lehtë për ta që të plotësojnë rolin e nënës. Por sigurisht dhe shenjat e tjera kanë disa karakteristika të mira në mëmësi: Ujori: nëna e hapur Nënat e lindura nën shenjën e Ujorit janë të hapura, plot dashuri dhe të shoqërueshme. Fëmijët e tyre do të kenë një rreth shoqëror shumë të madh, ashtu si ata. Ata janë shumë krijues dhe do…
Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar këtë të shtunë punimet në rrugën Peshkëpi – Selenicë. Gjatë inspektimit, ai nuk ka ngurruar të thumbojë Presidentin Ilir Meta. Rama tha se e kanë ftuar presidentin që të inspektonte bashkë me të, punimet në këtë rrugë, por sipas tij, Meta vjen në Vlorë vetëm për t’u takuar natën me subjekte të OFL. Gjithashtu, ai tha se Meta po shfrytëzon postin për hesapet elektorale të Monika Kryemadhit. “Për ata që nuk e dinë historinë e kësaj vepre, kandidati në fjalë është Ilir Meta, i sapo zyrtarizuar në Vlorë. Damiani e ka ftuar të jetë sot…