Author: tirana

Mjeku i njohur Tritan Kalo teksa ka nisur punën mengjesin e sotëm ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë qytetarët. Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale së bashku me mjekë dhe infermierë nga Infektivi dhe thotë se numri i të shtruarve vërtet ka rënë kohët e fundit, fatmirësisht edhe humbjet e jetëve, por kërkon ende kujdes maksimal për zbatimin e masave. Gjitashtu mjeku u bën thirrje qytetarëve që kur të vijë rasti për tu vaksinuar të mos e humbasin dhe të marrin dozën që të jenë më të sigurt. “Kohë kovidiane…. 11.04.2021…. Dita e punës fillon herët…

Read More

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, arrestohet 41-vjeçari. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet O. M., 41 vjeç, banues në Ersekë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit), si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në fshatin Taç, kushëri i 41-vjeçarit. Këta shtetas, në fshatin Rehovë, pasi janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin V. Sh., gjatë…

Read More

Banorët e një pallati në Tiranë janë evakuuar si pasojë e një zjarri që ra në orët e para të mëngjesit të së dielës. Sipas policisë, zjarri në fillim përfshiu garazhin e pallatit në rrugën “Fadil Deliu. Shërbimet e zjarrëfikses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutrlizimin e zjarrit. “Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati. Shërbimet e zjarrëfikses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin…

Read More

Mbi vendin tonë ditën e sotme do të mbizotërojë një mot i kthjellët. Mesdita dhe pasditja parashikohet që të sjellin kalime vranësirash në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Gjithashtu edhe nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, sipas meteoalb. Temperaturat e ajrit, vlerat minimale do të luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 20°C maksimumi në rang territori. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë. Moti – E diel, 11 Prill 2021 Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër i ftuar në emisionin “Binjakët show”. Lajmin e kanë bërë me dije vetë kryeministri Rama. Rama ka postuar një video ku shihet teksa bisedon me vëllezërit Veshaj, ndërsa iu kërkon që ta lënë të ikë. Këtu binjakët kanë përfituar që të bëjnë edhe ironi me programin e kryedemokratit Lulzim Basha i cili u mban dorën emigrantëve që duan të ikin nga Shqipëria. Pjesë nga biseda Edi Rama: Mirë çuna Binjakët: Do na vish në emision Edi Rama: Po pra, a erdhëm për emisionin këtu, por hajde ikim se kemi atë orën policore Binjakët:…

Read More

Sot Policia portuale e Durrësit në bashkëpunim me SPAK kanë bërë të mundur sekuestrimin e 143 kg kokainë, ngarkesë e cila ishte fshehur në një hapësirë të sajuar në një konteiner me banane. Ngarkesa me fruta ishte porositur nga kompania “Masabi fruits” me pronarë Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, kushërinj me njeri-tjetrin, të dy të arrestuar. Ndërkohë gazetari i kronikës Artan Hoxha ka reaguar duke thënë se kjo sai kokaine nëse do të nxirrej në treg do të kapte vlerën e 19 milionë eurove, e siç thotë Hoxha, “të mjaftueshme për të garantuar zgjedhjet e 25 prillit”. Madje ai thotë…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në Instagram në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Një prej pyetjeve ishte se pse bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta nuk e ndjek në Instagram. Ajo thotë se ka vetëm dy mundësi ‘’1. Sepse do të mbarjë marrëdhënie institucionale. 2.Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën.’’- shkruan Kryemadhi.

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruan se sot janë kryer 6.134 vaksinime. Ndërsa nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 256 810 qytetarë. Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta. Postimi Shqipëria është sot në ditën e 13 të fillimit të procesit të vaksinimit masiv. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik Vdhe ajo kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se…

Read More

“Kam besuar që në fillim se covid 19 është një luftë botërore. Kam dëgjuar mjaft nga ata që e kanë kaluar. Por qenka tmerr”. Ky ishte mesazhi i fundit, që gazetarja shkodrane Anila Dushi, la për të gjithë miqtë e saj dhe familjarët teksa ishte e shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës. Një betejë me virusin, të cilën fatkeqësisht e humbi mëngjesin e së shtunës në moshën 54 vjeçare. Dushi ishte figurë e njohur në Shkodër jo vetëm si gazetare por edhe si mësuese, pedagoge dhe shkrimtare. Për 21 vite me radhë ishte pjesë e gazetarisë nga të cilat për…

Read More

Një tjetër humbje nga bluzat e bardha. Mjeku psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili ka ndërruar jetë sot nga COVID-19 në moshën 72-vjeçare. “Me hidherim te thelle duam te ndajme me ju lajmin e trishte qe doktorr Perparim Pengilin nuk do e kemi me mes nesh. Edhe nje tjeter bluze e bardhe humbi jeten.Sherbeu ne Spital me perkushtim, per te gjithe komunitetin, deri ne muajin shkurt te ketij viti dhe covidi i pabese nuk e lejoi te shijonte pensionin. U prehsh ne paqe njeri I mire”, njofton Spitali Bashkiak.

Read More

Partisë Socialiste të Kuçovës në qarkun e Beratit i është bashkuar sot edhe ish kryetari i kësaj bashkie Selfo Kapllani, një ish- drejtues i propozuar nga LSI. Në takimin me themelues të PS-së Kuçovë,ku ishin të pranishëm kandidatët Blendi Klosi e Bardhyl Kollçaku,ish-përfaqësuesi i LSI-së tha ndër të tjera se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që e ka dëshmuar veten si forca më e emancipuar dhe më avangarde e politikës. “Duhet sens qytetar e përgjegjshmëri nga të gjithë për të kuptuar çfarë ndodh nëse nuk fitohet ky mandati i tretë. Në krahun tjetër kemi një spektër politik që…

Read More

28-vjeçari që ngriti me dron flamurin e PD-së gjatë një takimi elektoral të Partisë Socialiste është proceduar penalisht në gjendje të lirë. I riu me iniciale A. G., banues në Tropojë është proceduar për veprën penale të “Pengimit në ushtrimin e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar”. AI ngriti dronin teksa kandidati i PS-së, Petrit Malaj po mbante një takim elektoral.

Read More