Author: tirana

Bilbil Shirja, 48 vjeç, i cili u gjet i varur në një pemë mesditën e sotme në Kavajë, dyshohet se dogji të gjallë brenda në makinë gruan e tij Fëllënxa. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, ndërkohë që çifti ishin prindër të një vajze të martuar dhe të një djali 17-vjeçar. Shirja, i cili mbante dhe emrin Majkell, në rrjetet sociale, jetonte së bashku me bashkëshorten e tij në fshatin Manskuri të Kavajës.Bilbil dhe Fëllënxa Shirja ishin në proces divorci dhe ditën e hënë ata kishin seancën përfundimtare. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin…

Read More

SPAK me anë të një njoftimi zyrtar bëri me dije operacionin e finalizuar, ku janë gjetur depo armatimesh. Të tjera detaje janë zbardhur nga ky aksion, i kryer me urdhër të SPAK, rrënjët e të cilit nisin më 9 shkurt të këtij viti, kur iu bë atentat biznesmenit Gjon Mena, në Kamëz. Siç shihet nga video, e publikuar nga BW depoja është rrethuar nga forcat policore, si nga qen të trajnuar, ndërsa vijon ende aksioni. Në depo janë zbuluar një arsenal i madh armësh të sofistikuara, të cilat po numërohen nga policia. Depoja është në pronësi të shtetasit Sokol Xhura,…

Read More

Zbulohen detaje të reja nga tragjedia e dyfishtë që ka ndodhur në fshatin Manskuri të Kavajës, ku janë gjetur të vrarë një çift bashkëshortësh. Bëhet me dije se Bilal Shirja 48 vjeç, dyshohet se ka djegur fillimisht makinën, brenda së cilës u gjet dhe kufoma e gruas së tij, Thëllënxa Shirja 45 vjeçe, e më pas, i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur në një pemë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.

Read More

Një sherr banal ka nisur pasditen e djeshme mes dy kushërinjve në fshatin Samaticë, të njësisë administrative Kutalli në bashkinë Dimal. Mësohet se konflikti mes dy djemve të xhaxhait ka nisur për bagëtitë. 47-vjeçari Tomorr Caka i ka kërkuar llogari djalit të xhaxhait se përse i linte bagëtitë të kullosnin në tokat e tij. Mes tyre ka filluar sherri,i cili ka degjeneruar më pas në përleshje fizike mes të dyve. Në këto momente 47-vjeçari Tomorr Caka ka marrë një thikë dhe e ka goditur disa herë 61-vjeçarin Qazim Caka, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. Pas njoftimit të…

Read More

Mauro Icardi mund të largohet nga PSG në merkaton e verës, për këtë është e bindur e “L’Equipe”. Sipas të përditshmes franceze, sulmuesi argjentinas nuk po arrin të gjejë hapësirat e duhura në kryeqytet, ky sezon ka qenë i gjithi për tu harruar. Icardi vijon të ketë ende admirues, mbi të gjitha në Serie A ku Juve dhe Roma janë të gatshme të plotësojnë kërkesat e tij ekonomike dhe ti ofrojnë një rol si protagonist.Me “Zonjën e Vjetër” diskutimi është ndryshe, pasi bardhezinjtë e kanë kërkuar që nga koha kur ishte pjesë e Inter ndërsa në mes mund të përfshihet…

Read More

Teksa na ndajnë 15 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste në Integrim, ka publikuar në rrjete sociale, një videokolazh me momentet më pikante të kësaj fushate elektorale. Radhë të gjatë makinash, takime me qytetarët janë pjesë e videos në fjalë. Mbi videon e publikuar, Kryemadhi shkruan se uragani i fitores ka nisur dhe rritet çdo ditë, e na afron me 25 prillin, të cilën ajo e quan referendum . Postimi: Uragani i fitores ka nisur dhe rritet më i madh çdo ditë që na afron me datën e referendumit të 25 prillit. Bashkë përmbysim Rilindjen dhe…

Read More

Ditën e djeshme, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip, u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare. Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur Pallati Mbretëror në një deklaratë zyrtare ku shkruhej: “Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht në Kalanë e Windsor. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur.” Në muajin qershor, Princi Philip…

Read More

Moderatorja e njohur Dojna Mema ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory. Një ndër ta e ka pyetur rreth ish-konkurrentes së “Përputhen”, Teas. “Meqë e ndjek Tean në instagram, çfarë mendon për të dhe a e meriton ajo gjithë këtë urrejtje?”, i ka shkruar ndjekësi. Dojna ka shkruar se të këqijat nuk vijnë nga Tea dhe se ka gjëra shumë më të rëndësishme për t’u revoltuar. “E keni bërë Tean si me qenë “Hitler”. Nuk ju vijnë të këqijat nga Teas jo, shihni përreth se ka shumë çështje të rëndësishme për të cilat duhet të revoltohemi. Jetoni dhe…

Read More

Ish-konkurrenti i “Përputhen’, Kristian Marcinaj, ishte këtë të hënë i ftuar në “Shqipëria Live”. Ai ka publikuar intervistën e tij në Instastory, duke e mbuluar mbiemrin e opinionistit me emrin e një klouni. Mos vallë kanë ende inate? Si nisi debati? Një debat i ashpër ka ndodhur mes Arjanit dhe Kristianit në Për’puthen pasi Sara përmendi “cajin që tërbon djemtë” në takimin me Erlindin. Arjani hodhi akuza të rënda se Kristiani u jep konkurrentëve drogë, ndërsa Kristiani u vetëmbrojt duke thënë se është çaj. Sara: Çaji i tërbon djemtë. Kristiani: Është çaj që nuk shitet dhe unë e përdor për…

Read More

Të premten në gjyqin e ndaj ish-policit të Mineapolisit Derek Chauvin, mjeku i cili kreu autopsinë e George Floyd-it pas vdekjes se tij në maj të vitit të kaluar, shpjegoi se si kishte dalë në përfundimin se vdekja e 46 vjeçarit kishte qenë një vrasje në duart e policisë. Ndërsa anëtarët e jurisë studionin paraqitjet grafike të fotografive të autopsisë, doktor Andrew Baker, shefi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në kontenë Hennepin, tha se ai i qëndron të njëjtit përfundim në të cilin doli vitin e kaluar mbi vdekjen e afro-amerikanit George Floyd. Zoti Baker konsiderohet si një nga dëshmitarët…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dha sot një lajm të mirë nga Vlora. Manastirliu informoi se ditën e hënë do të vijnë në Shqipëri 7020 doza Pfizer dhe pjesa tjetër e vaksinave kineze nga kontrata me distributorin turk. Manastirliu deklaroi se ditën e hënë do të ulet e fasha e vaksinimit në +60 vjeç ndërsa theksoi se deri më tani në qarkun e Vlorës janë kryer më shumë se 20 mijë vaksinime. Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza pfizer dhe pjesën…

Read More

Nga qyteti i Vlorës, kryeministri i vendit, Edi Rama komentoi edhe situatën që ndodhi tre ditë më parë në aeroportin e vendit, ku bllokuan fluturimet në Rinas. Rama shprehet se kjo ishte një ide diabolike, për të shtyrë me javë vaksinimin. “Ne këtu sot vazhduam punën që bëjmë çdo ditë. Dhe kjo punë ka qëllim sensibilizimin maksimal dhe informimin e njerëzve për ecurinë e këtij procesi jetik. Me shumë keqardhje do të duhet të rikujtoj se patën një frenim të vogël në ekzekutimin e planit tonë që solli një ulje të ritmit për këtë 2 ditë si rezultat i bllokimit…

Read More