Edhe pse jemi prag zgjedhjeve të 25 prillit, ish-ministri Saimir Tahiri që tashmë është i paangazhuar nga ana politike, është shfaqur krejtësisht i relaksuar. Në një video të publikuar nga faqja JOQ në Instagram, Tahiri shihet që këndon. Me mikrofon në dorë dhe me një shishe uji që kthen herë pas here, ish-ministri ka prezantuar kështu pasionin për muzikën. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)
Author: tirana
Nga Mero Baze Sikundër e kanë parë të gjithë, Ilir Meta ka një fiksim me Vlorën kohët e fundit. Brenda kësaj jave ai ka qenë tre herë aty. Biles për Vlorën braktisi dhe kontrollorët e Rinasit, vetëm që të shkonte të përballej me Damianin. Sot i kishte bërë një letër Gjiknurit, ku i përgjërohej që e kishte pritur në hotel deri më 3 të natës, por ai nuk i kishte shkuar. Nga ana tjetër, Gjiknuri i kishte kthyer përgjigje, duke i kërkuar të sillej me qetësi dhe dashuri si dikur, duke i përmendur takime natën me njerëz të dyshimtë. Por…
Pandemia e koronavirusit ka rritur shitjet “on line” në Shqipëri ku peshën më të madhe e zënë blerjet për ushqime dhe pije, por edhe për ilaçe apo vitamina. Sipas të dhënave zyrtare blerjet on line shënuan në Shqipëri një rritje me 9,5% në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë dhe kjo rritje vijon edhe gjatë këtij viti. Në Gjirokastër, bizneset artizanale dhe ato turistike synojnë të plotësojnë me shitjet në internet mungesën e turistëve në Qendrën Historike që mbrohet nga UNESCO”. Pandemia e koronavirusit ka goditur turizmin në disa nga qytetet historike në Shqipëri dhe shumë sipërmarrje të…
Nga Hamdi Fırat Buyuk Policia turke nisi një operacion mbarëkombëtar të premten kundër bosit të krimit të organizuar Sedat Peker, duke i dhënë atij një goditje të re që kur ky i fundit nuk shihet më me sy të mirë nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe u largua në Ballkan. Tepër i ndjekur në rrjetet sociale, 50-vjeçari Peker është i njohur për deklaratat e tij të ashpra nacionaliste, kërcënimet grafike dhe, për një periudhë kohe, për lavdërimin e qeverisë me rrënjë islamike nën drejtimin e Erdoganit. Ai ka kaluar dy vitet e fundit në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë…
Kur hedhim një parfum, mund të kemi shumë dëshira dhe mendime në kokë, madje shumë mund të duken të pandërgjegjshme, por mes tyre me siguri që është dëshira dhe mendimi që kjo aromë të ndihet aq sa duhet dhe gjatë gjithë kohës, duke ju shoqëruar si një mik që ju jep siguri, edhe atëherë kur ju vetë keni harruar që e keni me vete. 1.Që aroma e parfumit të qëndrojë gjatë, duhet të ndiqni disa udhëzime.1. Në qoftë se doni që parfumi juaj të qëndrojë sa më gjatë, duhet t’i kushtoni rëndësi një detaji të rëndësishëm siç është hidratimi i…
UEFA ka njoftuar sot se në ndeshjet e Kampionatit Evropian të Futbollit, që do të zhvillohet në verë, do të lejohet prania e tifozëve. Pas negociatave të shumta me vendet pritëse, UEFA ia ka dalë të arrijë një marrëveshje që të hapen dyert e stadiumeve për sfidat e Euro 2020. Lajmi ka marrë mbështetje dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Amsterdami, Bukureshti, Budapesti, Kopenhageni, Gllasgou, Mynihu, Londra, Shën Pjetërburgu dhe Baku do të jenë 8 qytetet e mëdha pritëse të ndeshjeve të Kampionatit Evropian, ndërkohë 4 qytetet e tjera: Roma, Monako, Bilbao dhe Berlini, kanë kohë deri në datën 19…
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka bërë të ditur se nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja nga kontrollorët turq dhe grekë në kullën e vrojtimit në Rinas. Balluku tha në ABC se ata u treguan të gatshëm menjëherë, por nuk qe e nevojshme pasi u rikthyen në punë disa nga kontrollorët shqiptarë. Balluku theksoi se aktualisht trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët shqiptarë. “Trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët e trafikut ajror shqiptar. U jemi drejtuar disa agjencive në rajon edhe EuroControl kemi marrë përgjigje pozitive. Nuk ka qenë i nevojshëm operacioni nga ana e tyre pasi janë kthyer tanët. Ata shprehën…
Mjeku i njohur gjinekolog Adhon Polena, djali i doktorit të njohur Spiro Polena ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e koronavirusit. Të gjithë e njohin si një nga gjinekologët më të mirë të Korçës, një ikonë të qytetarisë. Ai u nda nga kjo botë në moshën 75-vjeçare, pasi nuk mundi ta mposhtë dot virusin e rrezikshëm. Mjekësia shqiptare sot ka humbur një njeri me vlera, një profesionist që përpos punës së tij të palodhur, njihej edhe si një njeri dhe qytetar model.
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka theksuar edhe një herë se SHBA e mbështet plotësisht reformën në drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE. Këto deklarata Ambasadorja Yuri Kim i bëri sot gjatë Aktivitetit të USAID “Drejtësi për të gjithë”, i cili shënoi përparimet në reformën në drejtësi. “Më lejoni të jem e qartë: SHBA e mbështet plotësisht reformën në drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE. Ne jemi me ju krah për krah. Unë jam angazhuar personalisht si përfaqësuese e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të bërë gjithçka që mundem…
Valter Hoxha, 29-vjeç me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se tregtonte lëndë narkotike në shtëpinë e tij. Sipas mediave italiane, hetimet zbuluan skemën e 29-vjeçarit dhe karabinierët u paraqitën në banesë për kontroll. Në momentin kur i ranë derës, 29-vjeçari u vonua për ta hapur atë, gjë që shtoi edhe më shumë dyshimet e tyre. Policia gjeti një fillimisht një zarf me lëndë narkotike të cilën Hoxha deklaroi se e kishte për përdorim personal. Por pas kontrollit me qen, uniformat blu gjetën në çatinë e banesës një qese plastike që mbante rreth 35 gram marijuanë, 21 doza…
Ylli hungarez i filmave +18 Shona River ka bërë deklarata befasuese në podcastin e saj të fundit, duke zbuluar se ajo ka shërbyer si eskortë për tre lojtarë të Manchester United. Ajo nuk ka bërë të ditur emrat e futbollistëve, por nuk ka kursyer pakënaqësitë në adresë të tyre. Sipas saj, shumica e futbollistëve nuk pranojnë të paguajnë për seks dhe presin që eskortat të punojnë falas. Madje, sipas saj, njëri prej lojtarëve të United i mori edhe 200 paund për të paguar picën. View this post on Instagram A post shared by Shona River (@shonariverofficial)
Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, teksa besimtarët myslimanë do të duhet të agjërojnë nga data 12 prill deri më 12 maj. Sipas ritit fetar, përgjatë këtyre ditëve agjëruesit nuk hanë dhe as pinë asgjë nga lindja e diellit deri në perëndim. Mirëpo për shkak të pandemisë, ajo që duan të dinë besimtarët është nëse prishet agjërimi në momentin që merr vaksinën gjatë muajit Ramazan. Lidhur me këtë, ka ardhur reagimi i disa mjekëve kryesorë myslimanë. Ka qenë Dr Farzana Hussain, një myslimane dhe mjeke e përgjithshme në The Project Surgery në Londrën Lindore, e…