Gazetari, George Karaivaz, u ekzekutua para shtëpisë së tij sapo ishte kthyer nga një emision ku kishte qenë i ftuar. E tmerruar nga ngjarja e rëndë, gruaja e George doli nga shtëpia në rrugë, menjëherë pasi mjeku ligjor kishte përfunduar hulumtimin në terren dhe makina e funeralit mbërriti për të marrë kufomën e burrit të saj. Teksa qante me ngashërim dhe e shoqëruar nga dy persona që e mbanin, gruaja shkoi në vendin ku George Karaivaz dha frymën e fundit.
Author: tirana
E fundit në listën e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, ish-drejtoreshë e Tatimeve në mandatin e parë të qeverisë Rama u kërkon votat socialistëve në 25 prill për t’i përfaqësuar me partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi. Shehaj u është drejtuar socialistëve me një mesazh ku shpjegon se pse sipas saj LSI-ja është parti e socialistëve. “Të shumtë më pyesni: Pse duhet të të besojmë Bris? Dhe unë po ju dëshmoj arsyet, që janë edhe parimet e mia: Besnikëria ndaj bindjeve! Lëvizja Socialiste për Integrim: unë isha socialiste, jam socialiste, do jem socialiste! Pse nuk jam në PS?! Ndryshimi ky…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijon të promovojë të tijët, tashmë jo në fushatën elektorale në Kosovë, por në Shqipëri. Pas Bojken Abazit i cili kandidon në Tiranë, Kurti iu bën sot thirrje lezhjanëve që më datë 25 prill të votojnë numrin 13 në listë, kandidatin e Vetëvendosjes, Iliaz Shehu. Sipas Kurtit, të vjetrit që nuk kanë bërë dot gjë në 30 vite, nuk kanë çfarë të bëjnë më. Kreu i Qeverisë së Kosovës shprehet i bindur se i riu Shehu është alternativa e duhur për qytetin verior. Shënimi i plotë i Kurtit Me Iliaz Shehun jam takuar para disa…
Anomalia u nxorr në pah edhe nga trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe nga vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova. “Më duket sikur kemi bërë vetingun e babait tuaj. Më vjen keq, se ai nuk është më,” tha në fund të seancës relatorja Genta Tafa Bungo. Bledar Maksuti e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtron funksionin e prokurorit prej vitit 2008. Në seancën e së premtes, ai u përball me gjetjet për pasaktësi në deklarime si dhe mungesa të burimeve financiare –të cilat lidheshin në të gjitha rastet me…
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka publikuar shifrat ditën e sotme, duke bërë të ditur se 107,024 votues të rinj do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 📌 107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë në #25prill2021. KQZ mbështet @COE_Tirana dhe @SHSHSP në fushatën informuese për të rinjtë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. #zgjedhjetshqiperi2021 #kqz https://t.co/3VS11fSMZq— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) April 9, 2021
Kryeministri Edi Rama e ka akuzuar publikisht Presidentin Ilir Meta se takohet natën me subjekte të OFL-së në Vlorë. Në përgjigjen e tij Meta bëri dhe një ftesë për Ramën, të cilit i tha se mund ta marrë edhe Gjiknurin me vete e ta takonte në Vlorë, pasi ai nuk kishte asgjë për të fshehur. Në një intervistë në “6Plus1 Vlora”, Gjiknuri tha se e pranon ftesën e Metës. “Presidenti i Republikës, siç duket nga halli që nuk po gjen dot veten LSI në Vlorë, po i shpeshton vizitat e tij, ditën dhe natën. E di vet ai shumë mirë…
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Nick Nikic, avokati shqiptar i lindur në New York që ka pasion gatimet shqiptare. Ai tregoi se ushqimi i preferuar tradicional shqiptar është grosha, duke zbuluar se ingredienti “sekret” i recetës së tij është dashuria. Teksa Bieta e pyeti se për kë gatuan, Nick tha se gatuan për vete dhe bashkëshortin e tij duke pranuar hapur faktin se është homoseksual. Nick tregoi se gjithçka kishte nisur një natë kur miku i tij i kishte shprehur hapur ndjenjat, por ai ende nuk e kishte pranuar brenda vetes orientimin seksual. Pas…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2966 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 286 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 33 raste në Shkodër, 21 raste në Durrës, Vlorë, 19 raste në Fier, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Krujë, 7 raste ne Lezhë, Kavajë, Berat, 6 raste në Devoll, Pukë, Librazhd, Këlcyrë, 5 raste Malësi e Madhe, 3 raste në Kurbin, Gjirokastër, Sarandë, Fushë -Arrëz,…
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha të premten se vendi i tij është shumë pranë maksimumit të kapacitetit për përballjen me koronavirusin, me afro 4,500 vetë në njësitë e kujdesit intensiv. “Nëse kjo prirje vazhdon do të jetë shumë e rëndë për sistemin tonë shëndetësor. Duhet të zbatojmë masa bllokuese”, tha ai. Ndërkohë aleanca globale për vaksinim ndaj COVID-19-ës, thotë se ka dërguar 38 milionë doza vaksinash për mbi 100 vende që kur filloi fushatën e shpërndarjes së tyre para rreth gjashtë javësh. Mekanizmi COVAX, i krijuar për të ofruar qasje të drejtë tek vaksinat në gjithë botën tha…
Një incident i papritur i ka ndodhur kandidatit të Partisë Socialiste në Kukës, Petrit Malaj gjatë një takimi elektoral.Malaj kishte mbledhur mbështetësit e Partisë Socialiste në stadiumin e qytetit të Bajram Currit, por mbi kokën e tij ka fluturuar një dron që valëviste flamurin e Partisë Demokratike.Video është filmuar nga të pranishmit në takim, ndërkohë që shihet se Malaj vazhdon fjalën e tij i pashqetësuar nga droni.
Daniele De Rosi shtrohet në spital si pasojë e infektimit me COVID-19. Lajmi është publikuar sot në mediat italiane duke konfirmuar se ish-futbollisti i Romës, tashmë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses italiane, ka përfunduar i shtrurar në spitalin e njohur Spellanzani të Romës për të qenë nën kontrollin e mjëkëve. De Rosi ishte pjesë e infektimeve masive që ndodhën në radhët e përfaqësueses italiane, ku u prek thuajse i gjithë stafi teknik dhe disa prej futbolliste të kësaj skuadre. Ai ishte ndër të parët që u konfirmua me COVID-19 në grupin e të kaltërve dhe prej 7 ditësh kishte…
Seksualiteti te burrat dhe gratë manifestohet në forma të ndryshme në varësi të moshës. Nga 15 – 22 vjeç, femrat duan romantizmin, kurse meshkujt seksin. Femrat janë më të dëshiruara për kortexhimin, puthjet, përqafimet. Meshkujt, përkundrazi kanë një fiksim me dëshirën seksuale dhe erotizmin. Gjatë kësaj periudhe deri në moshën 25 vjeç, burrat dhe gratë e jetojnë seksualitetin në mënyra shumë të ndryshme. Prandaj dhe lidhja me diferencë moshe mes femrave dhe meshkujve është e zakonshme në këtë periudhë. 25 – 35 vjeç, në këtë moshë seksualiteti tek burrat dhe gratë është thuajse në të njëjtin nivel. Por në këtë segment…