Kryeministri Edi Rama ka treguar se ka qenë shumë këmbëngulës për të arritur marrëveshjen me kompaninë Pfizer për marrjen e vaksinës anti-COVID. Ai tha se e kishtë marrë parasysh që t’i ulej në gjunjë para derës drejtorit të Pfizer dhe t’i thoshte që nuk ikte pa marrë vaksinat. Rama: Nuk mjafton të takosh ata të Pfizer dhe të bësh lypësin. Gazetari: Arben Ahmetaj ka treguar një detaj, nuk ngrihej Edi Rama nga zyra pa i marrë një “po”. Rama: Unë isha gati t’i ulesha në gjunjë atje te dera dhe t’i thoja “nuk iki”. E mendoni dot Lulin të ulet…
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta ka komentuar sërish situatën në aeroportin e Rinasit ku për dy ditë u pezulluan fluturimet për shkak të grevës së kontrollorëve. Ndërkohë që kryeministri Rama e ka bërë përgjegjës për atë që ndodhi, për kreun e shtetit çështja e aeroportit është e sajuar. Meta ka thënë në Syri Tv se nuk është dakord me lënien e detyrës dhe nga ana tjetër ka pasur mungesë vullneti për një zgjidhje. “Nuk ekziston çështja e aeroportit, është e sajuar. Unë i kam bërë të qartë se për shkak të pandemisë, paga dhe trajnimi duhet ti përshtatet kësaj situate. Nuk jam…
Bandat shqiptare të drogës që drejtojnë fermat e kanabisit në të gjithë Britaninë po paraqiten si viktima të skllavërisë moderne dhe trafikimit njerëzor për të shmangur ndjekjen penale. Shefat e policisë kanë parë një rritje të ndjeshme të rasteve në Ballkanin Perëndimor duke përdorur Mekanizmin Kombëtar të Referimit (MKR) në vitet e fundit – një mjet i përdorur për të nxjerrë në pah rastet e mundshme ku njerëzit mund të jenë shfrytëzuar, shkruan Daily Mail. Por oficerët që hetojnë trafikun e drogës sugjerojnë se vlefshmëria e shumë pretendimeve të tilla është ‘shumë e diskutueshme’. Nga 10 613 viktima të mundshme…
Kryeministri Edi Rama komentoi mbrëmjen e sotme situatën e krijuar një ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pas grevës së kontrollorëve. Kryesocialisti në fjalën e tij në ABC është shprehur se sot është arritur që t’i jepet drejtim ngërçit të krijuar një ditë më parë duke bërë që nesër të nisin normalisht fluturimet. Rama ndër të tjera ka bërë me dije se pas komunikimit me ministren është arritur që dhe një pjesë e kontrollorëve të përfshirë në grevë, do të kthehen nesër në punë sëbashku me kontrollorët e ardhur nga Turqia. “Çështja mund të diskutohet por është një çështje…
Florian Marku po kalon një moment shumë të mirë në karrierën e tij si boksier profesionist. Ecuria e mirë sportistit shqiptar ka sjellë vëmendjen e njerëzve më të fuqishëm të biznesit të boksit profesionist. Fitoret e njëpasnjëshme të boksierit lushnjar janë shpërblyer me një vend në video-lojën “e-Sport Boxing Club”. Marku do të jetë një ndër dhjetëra boksierët që fansat anembanë botës do të kenë mundësi të zgjedhin për të boksuar virtualisht. Video-loja e prodhuar nga studio amerikane “Steelworks” pritet të dalë në treg gjatë muajve të verës në platformat PS4,PS5, Xbox One dhe PC.
Ish-drejtori i Aviacionit Civil Petrit Sulaj, është shoqëruar në polici. Mësohet se Sulaj ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë, ku po merret në pyetje në lidhje me protestën e kontrollorëve që nisi një ditë më parë. Kreu i Sindikatës, Armando Fezga, përgjegjësja e turnit, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë organizatorë të kësaj proteste. Ndërsa mbi 20 të tjerë janë shoqëruar në Polici gjatë natës për t’u marrë në pyetje, ndërsa më pas janë lënë të lirë.
Peshorja: Personat që i përkasin shenjës së Peshores u pëlqen të mbulojnë veten me një vello misterioze, në mënyrë që të mos zbulohet nuhatja e tyre për gënjeshtra dhe mashtrime. Falë kësaj karakteristike, nga Peshorja ka mashtrues të kualifikuar, avokatë të famshëm dhe politikanë. Binjakët: Të lindurit në shenjë e Binjakëve janë njerëz me dy fytyra, që do të thotë se ata kanë një pasion për mashtrim në gjak. Janë të aftë të zotërojnë mendjen e çdokujt dhe t’i bëjnë ata të dyshojnë edhe për atë që panë me sytë e tyre. Peshqit: Të lindurit nën shenjën e Peshqve, janë mjeshtrit e vërtetë…
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se partia që ai drejton ka qenë gjithmonë e djathtë dhe asnjëherë nuk ka bërë kapërcime nga idealet e saj. I ftuar në emisionin “Refleksione”, Mediu rrëfeu një moment të fushatës së vitit 2017 me Berishën dhe Bashën. “Personalisht nuk kam bërë asnjëherë pazar, por as partia Republikane nuk ka qene pjesë e pazarit. Por ka qenë në një marrëdhënie të qenësishme me të djathtën bazuar në një identitet të qartë politik. Në një moment të fushatës së vitit 2017, kur zoti Basha po thoshte: “Me besimin në Zot, familja, prona dhe kombi”,…
Arbana Osmani solli në jetë gjatë muajit dhjetor djalin e saj të dytë, të cilin e pagëzoi me emrin Diell. Tashmë vogëlushi është më i përkëdheluri i familjes dhe gjatë kësaj kohe ka marrë qindra dhurata nga miq të mami Arbanës dhe babi Eduartit. Ndërkohë së fundmi ajo i është rikthyer ekrani në programin ku ajo drejton “Dua të të bëj të lumtur” dhe duket në një formë shumë të mirë. Mirëpo si e ka përjetuar Arbana periudhën pas lindjes dhe ndryshimin e trupit të saj? Ajo ka rrëfyer për ndjekësit në InstaStory si është ndjerë 10 ditë pas lindjes…
Zvicra ka vendosur të heqë Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë infektimi nga COVID-19. Sipas një njoftimi të MEPJ-së, masat e reja aplikohen për të gjithë ata, të cilët lejohen të udhëtojnë në Zvicër, konkretisht, shtetas shqiptarë me leje qëndrimi në Zvicër apo shtetas zviceranë të cilët udhëtojnë nga Shqipëria. Kështu, duke filluar që prej datës 8 prill, shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Zvicrës, nuk do të kenë më detyrim karantinimi në momentin e mbërritjes. Heqja e Shqipërisë nga kjo listë, parashikon që udhëtarët nga Shqipëria në drejtim të Zvicrës, të cilët udhëtojnë në rrugë ajrore,…
Duke nisur nga kjo e diel, në Shqipëri ulet fasha e të moshuarve që do të vaksinohen. Mësohet se fasha e 65- 69 vjeç dhe mbi 60 vjeçarët me sëmundje kronike do të nisin vaksinimin. Prioritet do të kenë ata me sëmundje kronike. Ulja e fashës ndodh me mbërritjen sot të 100 mijë dozave të vaksinës kineze në Shqipëri.Ndërkohë që procesi vijon edhe për të moshuarit mbi 70 vjeç, për gazetarët e terrenit, operatorët dhe punonjësit e policis ë. Mësuesit presin të marrin dozën e dytë ndërsa mjekët e infermierët janë vaksinuar me të dy dozat. Edhe farmacistët kanë nisur…
Nga Tim Parks Mund t’i privoni nga Krishtlindjet, nga nata e Vitit të Ri, por nuk mund t’u mohoni italianëve të drejtën e tyre për një krizë qeveritare. Duke dalë nga një bllokim i vështirë që nisi në fillim të janarit të këtij viti, ky vend i dhuroi vetes me një psikodramë politike, që tejkaloi gjithçka tjetër që unë kam parë gjatë 40 viteve të mia në Itali. Si fillim pak histori. Imagjinoni dy dhoma të parlamentit – Senatin, Dhomën e Deputetëve – që të dyja me kompetenca absolutisht të barabarta, por të zgjedhura në mënyra të ndryshme, dhe të…