Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar në një status në rrjetet sociale, kaosin e krijuar në Rinas pas bojkotit të kontrollorëve duke iu referuar deklaratës së disave prej tyre që thanë se kërkuan pushim pasi ishin shumë të stresuar. Hoxha sjell në vëmendje rastet kur trafikantët e drogës kanë ulur avionët në Shqipëri që nga Divjaka, Vlora dhe në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Ai thotë se paskemi pasur me kohë pilotë të certifikuar sipas standardeve të BE pa pasur nevojë fare për kontrollorë të stresuar.
Author: tirana
Emmanuel Macron do të mbyllë e Ecole Nationale d’Administration, shkolla elitare franceze që përfundojnë udhëheqësit e vendit. E njohur si ENA, Grande École ka qenë shtëpia për shërbimin civil të lartë të Francës dhe një rrugë për të shkuar në pushtet. Katër presidentë francezë, përfshirë Macron, kanë kaluar nëpër dyert e tij ashtu si dhjetëra ministra dhe udhëheqës biznesi. Sidoqoftë, kolegji është bërë shënjestër e zemërimit populist. Provimet e pranimit janë jashtëzakonisht të vështira dhe marrja e ENA dominohet nga studentë me prejardhje të privilegjuar. Kreu i Elizesë ka bërë të ditur se në shkollë pranohen më pak se 100 studentë në vit.…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim në Njësinë 2 në kryeqytet. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se pas 25 prillit, LSI do përpiqet ta dërgojë Shqipërinë drejt Evropës. Ndërsa shtoi, se djemtë e vajzat shqiptare, duhet ti dalin për zot familjes, e flamurit kombëtar. “Mirëmbrëma të gjithëve dhe ju uroj suksese, jo për 25 prillin, sepse as nuk e diskutoj fitoren e 25 prillit për ekipin e mrekullueshëm të Tiranës dhe sidomos të Njësisë 1 dhe 2, por ju uroj suksese në punën tonë mbas 25 prillit, për ta çuar Shqipërinë drejt Europës…
Pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan, ka qenë juristja e njohur Eni Çobani të cilën e shohim çdo të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare. Ajo ka fituar zemrën e gjithë publikut dhe ngjall interes tek të gjithë si për jetën private ashtu dhe profesionale. Në emision janë siguruar disa pyetje nga qytetarët, që Çobani i është përgjigjur me shumë dëshirë. Një ndër këto pyetje ka qenë nëse ka bërë botoks. Ajo është shprehur se këtë fjalë nuk e ka përqafuar ende falë genetikës së saj. Qytetarja: Për ju duket se koha ka ndaluar, por a…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kandidaten e PS për Tiranën, Bora Muzhaqi të cilën e pyeti në lidhje me fushatën në kryeqytet. Në fund të bisedës, Rama me humor i ka lënë si detyrë Borës që të “shkrijë çdo akull”, ndërsa një vëmendje të posaçme mori nga kryeministri dhe LSI. Telefonata e Ramës me Muzhaqin: Rama: Bora, si je Bora? Muzhaqi: Mirë kryeministër, si jeni Rama:: Unë mirë jam, si shkon puna. Muzhaqi: Mirë, mbarova një takim me studentët. Vijojnë me mbështetjen e tyre, në fillim janë skeptikë, por ka dhe që duhet të afrohen, se…
Sindi nuk e ka pritur aspak mirë afrimitetin mes Olës dhe Muratit. Ajo ka deklaruar se është vetëm për të në emision, ndërsa pasi ka parë takimin me Olën e ka cilësuar si cunak që jepet vetëm për gjënë fizike dhe bie pre e provokimeve. Sindi: Kam sakrifikuar për një lidhje që ka qenë një gënjeshtër. Unë e konsideroja lidhje emocionale dhe mendoja se vërtetë kishim diçka që mes njëri-tjetrit ishte në progres, por në të vërtetë që provokimi i parë nga një femër e re, Murati i është dhënë. Mendoja se ishte mashkulli që i jepet një femre që…
Në Shqipëri Prokuroria e Përgjithshme ka nisur proçedurat për verifikimin e 30 kandidatëve për deputetë nga 1900 që janë gjithsej pas kërkesës së KQZ. Ky numër që mund rritet pasi verfikimet paraprake në institucionin që menaxhon zgjedhjet vazhdojnë. Përfaqësues të organit të akuzës i thanë Zërit të Amerikës se hetimet jashtë vendit paraqesin problematika, pasi ligji i dekriminalizimit siç thonë ata, është unik dhe mjaft vende nuk gjejnë bazë ligjore për të kthyer përgjigje. Studiuesit e konsiderojnë të dështuar ligjin e dekriminalzimit ndërsa përfaqësues të partive thonë se i kanë shfrytëzuar të gjitha filtrat për të ndaluar kandidimin e individëve…
Ola dhe Murati kanë zhvilluar takimin e tyre të parë për të cilin kanë deklaruar se ishte jashtë pritshmërive. Të dy u panë shumë të afërt duke konsumuar drekë me njëri-tjetrit. Ndonëse tentuan të ruanin distancë, u vu re afrimiteti mes tyre në një drekë romantike me qirinj. Gjatë bisedës, Murati iu afrua Olës duke i hequr xhaketën dhe më pas i dha një puthje në qafë. Ola: Nuk kam parë ndonjë kimi të madhe mes teje dhe Sindit. Nuk ka pasur afrimitet mes jush? Murati: Mendon se mund të kesh ndonjë pëlqim tjetër? Ola: Jam e sigurt. Murati:Mos më…
Pamje të papara të mbretëreshës Elizabeth duke u relaksuar në pishinë apo duke shijuar një xhiro me slitë me bashkëshortin Princ Philip, do të transmetohen sonte në një dokumentar në Britani. Pamjet e reja do të japin më shumë informacion mbi jetën private të mbretëreshës, në kuadër të ditëlindjes së saj të pritur më 21 prill. Dokumentari tregon monarken e re larg detyrave të saj mbretërore, duke u relaksuar në pishinë me ish-guvernatorin e Zelandës së Re, Sir Willoughby Norrie në vitin 1953. Imazhet kanë kapur nga bashkëshortja e Norrie, Patricia, ku shihen mbretëresha dhe Princ Philip duke shijuar ditën…
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar kreun e opozitës Lulzim Basha një kukull që flet kur kurdiset. Në një bashkëbisedim me qytetarët në qytetin e Gjirokastrës, kryeministri i vendit, Edi Rama, u ndal sërish tek çështja e Aeroportit Nënë Tereza dhe vonesat e mbërritjes së vaksinave kineze Sinovax. Rama tha, se kontrollorët sipas tij, dëshironin të përfitonin nga situata, pasi e dinin që zëvendësimi i tyre do të dëshironte disa javë kohë dhe kërkonin të ndalonin procesin e vaksinimit. “Xhavajdurët kanë bërë çdo gjë dhe Luli del e thotë ‘e patë çfarë ndodhi në Rinas, është dështim i Ramës. Një…
Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Irlandën e Veriut, nisur nga një konflikt i ri mes grupeve unioniste dhe nacionaliste, si 50 vite më parë. Rreth 200 protestues që e duan provincën pjesë të Britanisë i vunë zjarrin një autobusi, duke sulmuar policinë e duke shkëmbyer bomba molotov e gurë me komunitetin unionist, të ndarë me mur mes tyre. Trazirat në qytetin kryesor të Belfastit vazhdojnë nga e premtja e kaluar. Ato u nxitën nga vendimi i prokurorisë lokale për të pushuar çështjen ndaj politikanëve të partisë nacionaliste “Shin Fen”, që qershorin e kaluar u akuzuan për shkelje të masave…
Nga Ben Andoni “Nuk është e pazakontë të jesh konservator. Por është e pazakontë të jesh intelektual ‘i Djathtë’. Në Britani dhe në SHBA, rreth 70 për qind e akademikëve e identifikojnë veten si ’të Majtë’, ndërsa, kultura përqark është armiqësore ndaj vlerave tradicionale ose ndaj qëndrimeve që mund të bëhen në lidhje me arritjet e mëdha të qytetërimit perëndimor”, shkruan në fillimin e librit “How to be a Conservative”, Sir Roger Vernon Scruton (përkthyer në shqip nga UET) , që në këtë rast autori citon John Jaschic. Po pse ndodh kështu me ‘të Djathtën’? Po pse në Shqipëri e sulmojnë për…