Një shqiptar 60-vjeçar, i shtruar në një prej spitaleve të Athinës, në Greqi, për t’u trajtuar nga Covid-19, dyshohet se ka kryer një vrasje me dashje, duke i hequr prizën aparatit të frymëmarrjes së një shtetasi grek 77-vjeçar, gjithashtu i infektuar me koronavirus, që ndodhej në të njëjtën dhomë, për shkak të zhurmës së ventilatorit. Mediat greke kanë publikuar këtë krim të tmerrshëm për nga përmasat njerëzore, ndërsa “Protothema” ka siguruar edhe raportin paraprak të autoriteteve hetimore. Në raport shkruhet se alarmi i aparatit të frymëmarrjes është dhënë rreth orës 23:00 të datës 07.04.2021, në repartin 235, të klinikës patologjike…
Author: tirana
Moderatorja Ilda Bejleri u shkëput nga televizoni në muajt e parë të vitit të shkuar. “Për momentin dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, me shoqërinë”, tha ajo, e pyetur për arsyen. Së fundmi, Ilda ka lajmëruar se është gati të rikthehet në ekran. Me anë të një bisede virtuale me ndjekësit, moderatorja ka njoftuar se gjatë kampionatit europian do të vijë me një program të sajin. “Për ‘Europian’ do rikthehem si autore/modertaore me një program timin”, ka shkruar Ilda, pa zbuluar më shumë detaje.
Të ardhurat e krijuara nga individët jashtë Shqipërisë, veçanërisht në parajsat fiskale, do të verifikohen nga administrata tatimore me institucionet homologe në këto shtete për të shmangur çdo manipulim të treguesve, si dhe penalizimin e atyre që nuk deklarojnë të dhënat reale. Përmes një njoftimi zyrtar, Administrata Tatimore u kujton të gjithë individëve që janë subjekt i deklarimit vjetor të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), që të raportojnë me saktësi në këtë deklaratë edhe të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim që të shmangin të gjitha paqartësitë apo penalitetet e parashikuara nga…
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga Gjirokastra është shprehur se do të pranojë çdo vendim që do të marrë populli në 25 prill. “Çdo vendim që merr populli është i drejtë, ne duhet të flasim për ditë me ta dhe të kërkojmë votën jo për mua, por për ta bërë vendin të ardhmen tonë. Çdo pakënaqëi unë e kuptoj, kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, të pretendojnë me shumë, por ne ndërkohë cfarë kemi bërë është një garanci që në këtë vend ka vetëm një forcë, nuk ka të tjera“, tha Rama.
“Përputhen” është kthyer në një telenovelë tashmë dhe çdo ditë zbulojmë diçka të re për konkurrentët e ish-konkurrentët, edhe jashtë programit. Orët e fundit është zbuluar se: Ola dhe Jasmina në ekran u hoqën si armike, por në të vërtetë jetokan bashkë. “Dritare” ka publikuar një video ku dy vajzat, të cilat thanë se prej 2 vitesh nuk flasin, shihen duke dalë nga i njëjti pallat. Riniani ndërkohë është kapur mat me një vajzë tjetër, që nuk është pjesë e “Përputhen”, por më shumë se kaq nuk dihet dhe pritet një sqarim nga konkurrenti. Ndërsa Bearti vazhdon merret me Tean…
Në një publikim të sajin në rrjete sociale, ministrja Evis Kushi nënvizon se në mandatin e ardhshëm të Partisë Socialiste, gjuha angleze do të nisë të mësohet që nga klasa e parë. “Gjatë këtij mandati vëmendja jonë ka qenë në forcimin e kurrikulave, kapaciteteve dhe cilësisë së mësimdhënies në anglisht, duke arritur në kushtet kur gjatë mandatit të ardhshëm do të bëhet i mundur fillimi i mësimit të anglishtes që nga klasa e parë.” – shprehet Kushi në postimin e saj.
Oriola Marashi ka lidhur një kontratë me markën më të njohur të veshjeve dhe aksesorëve “Guess” në tetor të vitit të kaluar. Modelja shqiptare ka pasur nderin të hapë sfilatën e “Guess” me një nga veshjet e saj të preferuara. Ylli ndau në Instagram disa video duke u përgatitur nga grimierët për spektaklin, ndërkohë që ajo nuk ngurroi të shkëpusë disa çaste nga momentet parapërgatitore. “Duke hapur shfaqjen, ndihem e nderuar. Në dashuri me ‘look-un’ tim të parë. I dua veshjet e mia”, shkroi Oriola përkrah videove. Modelja ka qenë edhe më herët pjesë e sfilatave të “Guess” dhe debutimin…
Kreu i opozitës Lulzim Basha në vijim të turit të tij të takimeve elektorale në Lushnje, ndaloi për të provuar edhe byrek, në lokalin më të famshëm të kësaj zone. Basha tha para punonjësve se e ka ndalesë të përhershme sa herë shkon në jug. Ndërsa stafi i serviri kryedemokratit byrek me kos dele. “Këtë e kam stacionin tim të përhershëm. Vij gjithmonë kudo që e kam rrugën për të marrë byrekun tuaj. Mos kujtoni se kam ardhur për fushatë këtu jam si në shtëpinë time. Sa herë që shkoj në jug këtu e kam pikën e ndalesës,” tha Basha.
Ngërçi i krijuar në Aeroportin Nënë Tereza duket se u zgjidh dhe pasditen e kësaj të marte, janë ulur në pistën e aeroportit 100 mijë vaksina kineze të Sinovax. Për të pritur këtë ngarkesë, që ndihmon në vaksinimin masiv të popullatës, ishin tre ministrja, Ahmetaj, Balluku dhe Manastirliu. E para që e mori fjalën ishte ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila tha se nga sot fatmirësisht aeroporti është i hapur për fluturime shtetërore, diplomatike, ushtarake. Ajo shtoi se fatmirësisht me rivendosjen në funksionim të aeroportit u bë e mundur edhe mbërritja e vaksinave. “Padyshim sot është si gjithmonë kur…
Kryeministri Edi Rama reagon për mbërritjen e vaksinave të tjera anti-Covid në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Përmes një mesazhi në “Facebook”, ku publikon edhe video nga mbërritja e vaksinave, Rama thekson se kanë ardhur 100 mijë doza të tjera, pas 24 orësh vonesë, pas pezullimit të fluturimeve. “Aeroporti Nënë Tereza – Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid💪 Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Ju dëshironi të riktheheni në rrugën e duhur dhe të kërkoni zgjidhje, të provoni alternativa, veçanërisht nëse mendoni se keni qenë viktimë e padrejtësive në punë. Si gjithmonë, këshilla është të pohoni idetë tuaja. Demi Është një moment i fortë për ndjenjat. Është koha e duhur për t’ia zbuluar ndjenjat tuaja njerëzve me të cilët rrini dhe do të zbuloni se ju jeni reciprok. Binjakët Nesër Hëna do të jetë në shenjën tuaj, kjo do…
Dy artistët shumë të suksesshëm që i bëri bashkë projekti “Dje dhe sot”, duket sikur mbajnë marrëdhenie shumë të afërta me njëri-tjetrin. Kanë qënë Ledri dhe Sara që nëpërmjet profilit të vogëlushes kanë shkrirë zemrën e fansave me dhuratën e këndshme që reperi i mirënjohur ka bërë për ardhjen në jetë të vogëlushes, Poem Blu Vula. “Vogëlushja Poem Blu Vula. Mirë se erdhe në botë! Shpresojmë që të rritesh e fortë dhe e zgjuar sa edhe e bukur. Thuaji mamit dhe babit t’i lajnë rrobat në lavatriçe në 30 gradë, sa herë që të ndjesh se nuk mund ta mbash…