Greqia ka futur vetë-testimet për COVID-19 me detyrim për disa kategori, mes të cilëve për nxënësit e shkollës së mesme dhe mësuesit, që duhet të bëhet në shtëpi nga 24 në 48 orë përpara dhe rezultati (pozitiv ose negativ) do të deklarohet. Nëse rezultati është pozitiv, do të kryhet një provë e shpejtë për zbulimin e shpejtë të antigjenit (test i shpejtë) në një strukturë të shëndetit publik. Por si mund të bëhet testi nga vetë qytetarët? Ministria greke e Shëndetësisë ka postuar një video informuese se si kryhen vetë-testet. “Vetë-testimi është një proces i thjeshtë” tha Ministri i Arsimit,…
Author: tirana
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi se në vjeshtë vaksina për personelin shëndetësor në spitale mund të bëhet e detyrueshme. Gjatë një interviste për mediat greke ai zbuloi se po diskutonte për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë nga vjeshta, pasi konstatoi se përqindjet e atyre që kanë marrë dozat anti-covid janë të ulëta, kryesisht të personelit infermieror. “Unë nuk dua të krijoj tension në spitale për momentin, por ne duhet ta shohim atë nga shtatori” tha ai. Kryeministri u bëri thirrje të moshuarve “unë ju lutem, vaksinohuni” ishte apeli i tij. Zërat për zgjedhje të parakohshme Kyriakos Mitsotakis i hodhi…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e rrugës së Kavajës. Policia njofton se një makinë që drejtohej nga L. B., 21 vjeç është përplasur me disa automjete të parkuara. Për pasojë është plagosur 21-vjeçari dhe pasagjerja që po udhëtonte bashkë me të A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. “Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja…
Një protestë e paprecedentë ka bërë që sot të bllokohen fluturimet në Aeroportin e Rinasit. Kontrollorët e Albkontroll kanë bllokuar punën, pasi thonë se u është përgjysmuar rroga. Më poshtë po sjellim emrat e 60 kontrollorëve të Albcontrol. Emrat e kontrollorëve: Sabin Sula, Shkëlqim Memushaj, Andi Gjergo, Ylli Leskaj, Emiljano Manjani, Erion Alibali, Ardian Zhapa, Andel Trebicka, Andi Ballanca, Ezmolda Canameri, Sokol Duraj, Jonito Bregasi, Elion Krisafi, Ols Hani, Gjergji Maksutaj, Dritan Isaku, Gazmend Nanaj, Gjergj Bozo, Voltan Vorpsi, Kujtim Malko, Ramadan Çelaj, Miranda Dedja, Flora Ndreca, Ilir Zuna, Ervin Çelkupa, Elvion Rusmali, Nikolin Kujxhija, Alban Kallulli, Halim Lilaj, Ilirian…
Plot 1175 persona janë përgjuar gjatë vitit 2020 për llogari të hetimeve të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shifra u bë publike nga SPAK, në raportin vjetor të punës së këtij institucioni për vitin e kaluar. Sipas raportit, SPAK ka përdorur metodën e përgjimeve në 91 hetime, duke dëgjuar në kufje bisedat apo kontrolluar komunikimet elektronike të 1373 numra telefoni. Për rezultat janë ndaluar 171 persona të dyshuar për kryerje veprash penale. Në raport theksohet se gjatë vitit 2020 SPAK ka përfunduar hetimin për 216 çështje, duke çuar për gjykim 70 prej tyre. Numri…
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se Lëvizja Socialiste për Integrim do të fitojë 11 mandate në Tiranë. Kryemadhi thekson se deputetët që do të dalin nga forca që ajo drejton, do jenë mbështetje për qytetarët, për të garantuar punësim e zhvillim ekonomik e social. “LSI është gati për 11 mandate në Tiranë. Njëmbëdhjetë deputetë, që do të jenë mbështetja juaj për punësimin, zhvillimin ekonomik dhe social. Ata do të çojnë përpara misionin. Shqipëria, shtëpia juaj. Më 25 prill voto numër 6, voto LSI”, shprehet Kryemadhi.
Interi vazhdon të marshojë drejt titullit kampionat, ndërsa Juventusi rikthehet te fitorja në momentin e duhur. Zikaltrit e Contes mposhtën 2-1 në “San Siro” Sassuolon, duke siguruar fitoren e nëntë radhazi në kampionat. Romelu Lukaku zhbllokoi me kokë ndeshjen në dhjetë. Goli i 21-të sezonal në Serie A për bomberin belg, i cili dhuroi asistin e golit të dytë në mesin e pjesës së dytë, që u shndërrua në gol nga Lautaro Martinez. Skuadra mike shkurtoi diferencën pesë minuta nga fundi falë rrjetës së afrikanit Hamed Traore. I njëjti rezultat u regjistrua edhe në Torino, në duelin mes Juventusit dhe…
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që të ndahen nga organizatorët e grevës që i futën në këtë lojë të rrezikshme dhe tashmë do të përballen me ligjin. Rama bën apel se kush nuk kthehet nesër në punë nuk do të ketë më vend në AlbControll pasi koha kur bëhej rrumpallë ka vdekur përgjithmonë. “Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol.…
Karriera e një kontrolluesi të trafikut ajror mbart avantazhin e pagimit relativisht mirë. Pjesa më e madhe e edukimit vjen nga trajnimi afatgjatë gjatë punës. Sipas Byrosë së Statistikave të Punës, megjithëse punësimi i kontrollorëve të trafikut ajror parashikohet të rritet me vetëm 1%, me një pagë mesatare në orë prej 59,87 $, kontrolluesit e trafikut ajror fitojnë shumë më shumë se mesatarja e vendit. Duke përdorur të dhëna profesionale nga Byroja e Statistikave të Punës, ne kemi analizuar dhe përpiluar një përmbledhje të pagës mesatare të kontrolluesit të trafikut ajror nga shteti në SH.B.A. 10 shtetet ku kontrolluesit e…
Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka thënë se do të duartrokasë kryeministrin në detyrë, Edi Rama, nëse gjen që sot një zgjidhje të përshtatshme për kontrollorët e Albcontrol. Në një prononcim nga Vlora, Kreu i Shtetit i bëri sërish thirrje kontrollorëve që të rikthehen në detyrë dhe të qëndrojnë pa asnjë lloj stresi, sepse çdo padrejtësi ua garanton Presidenti që do të plotësohet “I sigurojë të gjithë qytetarët që janë shqetësuar dhe dëmtuar për shkak të kësaj situate që Presidenti ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë për të gjetur zgjidhjen më të drejtë. I them kontrollorëve qëndroni në…
Irini Shehu, është kandidatja për deputete e PD në rrethin Dibër, e zgjedhur nga Lulzim Basha. Është e njëjta Irini Shehu që dikur shante dhe kryqëzonte Lulzim Bashën. Jo më larg, por rreth tre vite më parë, më 10 Tetor të vitit 2018, ajo e akuzonte Lulzim Bashën për pazare në lidhje me zgjedhjen e strukturave të PD, në Dibër. “Nuk e di se nga ç’rracë të sollën dhe ku buron gjenetika jote, që për hir të së vërtetës është një dyshim kombëtar, por, dije se je përdhunuesi më mizor i statutit të Partisë Demokratike”, akuzonte Shehu-Bashën. Ndër të tjera…
Presidenti Ilir Meta ka ftuar sot në dialog të gjitha palët për zgjidhjen e situatës së krijuar në Rinas, ku janë pezulluar fluturimet, pasi kontrollorët pezulluan punën. “Si nga ana e qeverisë dhe e kontrollorëve cenon seriozisht jo vetëm detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve vendas dhe të huaj, jo vetëm mund të cenojë sigurinë kombëtare por edhe atë ndërkombëtare si vend i NATO-S. Është një mesazh I gabuar nga dy palët. Prej më shumë se 10 muajsh sindikata ka ngritur pretendimet jo vetëm ndaj kompanisë por edhe ndaj institucioneve dhe partnerëve, institucioneve europiane. Ata janë shumë të vëmendshëm për çështjen…