Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si të paimagjinueshme atë që ka ndodhur në aeroportin e Rinasit, e ndërsa thotë se këtë e ka bërë Ilir Meta dhe Sali Berisha, por jo se kanë inat atë, por popullin. “E paimagjinueshme, por shumë domethënëse, u bllokua aeroporti, me pretendimin në dukje, jemi të stresuar se kemi pagar 2400 dollarë, por me qëllimin për të marrë peng popullin, për të krijuar kaos, për të bllokuar vaksinime që të krijohet një mjegull e madhe, si mund t’i bëhet kjo vendit. Ata nuk e kanë me mua, ata e kanë me ju, me njerëzit…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Gjirokastër. Ndër të tjera ai tha se, Shqipëria ka filluar që pak nga pak t’i vendosë në punë pasuritë e saj. Tepelena dikur ishte një vend ku ndalohej vetëm për të pirë pak ujë apo për tu furnizuar me karburant, sot është një destinacion “Ne kemi një karakter që po sprovohet dhe ne këto momente kaq dramtatike jo vetëm për vendin por për mbarë shoqërinë me sfidën me të cilën na përball të gjithëve një pandemi që vjen njëherë në 100 vjet por edhe me sfidën që na përballi tëmreti katastrofik. Ne…
Tre nxënës të shkollës 9-vjeçare “Tahir Hoxha” në Klos u goditën nga një mjet i tonazhit të rëndë tip trajler. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Klosit. Mësohet se fëmijët kanë qenë duke u kthyer nga shkolla kur janë goditur, nga automjeti që ndodhej në urën në hyrje të qytetit. Nxënësit janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Burrelit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i ka kërkuar përfshirjen e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Në letër, Bliken thekson që ky proces të kalojë pa vonesa dhe të jetë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA. Shefi i politikës së jashtme të SHBA se në fokus të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke, që sipas Blinken është esenciale për avancimin e Kosovës në rrugën e BE. Më tej ai shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re…
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep lajme të mira mbi vaksinën kineze CoronaVac. Përmes një postimi në “Facebook”, referuar një studimi të fundit në Brazil, Brataj thekson se CoronaVac është efektiv kundër variantit brazilian të koronavirusit. “Në analizën e ndërmjetme, efikasiteti i CoronaVac ishte 50% në parandalimin e sëmundjes simptomatike të Covid-19, thotë raporti paraprak i studimit. Një rëndësi të veçantë mer fakti që kjo përqindje është vetëm pas dozës e parë!”, thuhet në studim, cituar nga mjeku. Postimi i plotë i Bratajt: Si çdo virus, baktere, parazit apo sëmundje edhe ti SarsCov 2, nuk na mund dot! Lajme…
Është ulur avioni i parë në Rinas, dy ditë pas bllokimit të aeroportit. Dosja.al mësohet se avioni ka ardhur nga Turqia, Stambolli dhe është ulur në Rinas me ngarkesën e radhës të vaksinave kineze anti-Covid. Në Rinas, avioni do të pritet nga kontrollorët turq, të cilët kanë ardhur në Shqipëri përmes rrugës tokësore, nga Podgorica. Ndërkohë nga nesër, pasagjerët do të mund të nisin fluturimet komerciale. Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga protesta e kontrollorëve në Rinas, sot nisën fluturimet esenciale, Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet, duke prangosur tre prej kontrollorëve, ndërsa presidenti Meta ka kërkuar…
Unioni Europian i Kontrollorëve të trafikut Ajror (ATCEUC), ka reaguar sërish këtë të enjte në një deklaratë në uebsajtin zyrtar, duke kërkuar lirim të menjëhershëm nga paraburgimi të tre kontrollorëve të Rinasit që u ndaluan me urdhër nga Prokuroria. “Lirojini menjëherë kolegët tanë”, thuhet në deklaratë. Deklarata e plotë “ATCEUC është tmerruar nga lajmet e fundit nga Shqipëria. Kontrolluesit e Trafikut Ajror të cilët të enjten e kaluar u takuan me Presidentin e vendit të tyre për të shprehur frikën dhe shqetësimet në lidhje me trajtimin e tyre nga punëdhënësit në Albcontrol janë pushuar nga puna dhe pastaj u arrestuan.…
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.502 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 871 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (83, 79, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (65, 64 vjeç), Podujevë 2 raste (76, 65 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren…
Turqia regjistroi 54,740 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, shifra më e lartë e infektimeve me COVID-19 që prej nisjes se pandemisë vitin e kaluar. Numri i vdekjeve ishte gjatë 24 orëve të fundit 276, gjithashtu më i larti që nga fillimi i pandemisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 32,943. Turqia ka kryer gati më shume se 17 milionë vaksinime, ku më shumë se 10 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Në fund të marsit, Presidenti Rexhep Taip Erdogan njoftoi një shtrëngim të kufizimeve kundër koronavirusit, duke përfshirë kthimin…
Kontrollori i parë nga 80 punonjës që janë gjithsej në kullën e Rinasit është shoqëruar në polici. ABC raporton se kontrollori që është shoqëruar është Muhni Mezini. Ai u përfol në media ditën e sotme se ishte një nga punonjësit e stresuar që kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën. Mezini është thirrur në polici pasi ka përfunduar turnin dhe është një nga 5 kontrollorët që ka shprehur paaftësinë për të kryer detyrën për shkak të stresit.
Aktori i ‘Portokallisë’, Ledio Lako ka bërë një status ironik për grevën e nisur këtë mëngjes në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Në Facebook, Lako shkruan se kontrollorët kanë bërë një gabim. Sipas aktorit, ata të Albcontrol duhet të kishin pritur sa të ikte kryeministri Edi Rama në Turqi apo në një vend tjetër dhe më pas ta mbyllnin, duke lënë atë jashtë. “Këta të Albcontrol kanë bërë një gabim! Duhet të prisnin sa të ikte Rama në Turqi apo në një shtet Europian dhe pastaj ta mbyllnin! Le të vinte me skafin e ndonjërit pastaj,”- shkruan Lako.
Një person rreth 50-vjeç është vetëplagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në rrugën “Josif Pashko” në Tiranë. Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. “Më datë 07.04.2021, rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.