Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2538 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 256 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Shkodër, 29 raste në Korçë, 28 raste në Tiranë, 19 raste në Fier, Berat, 15 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, Gjirokastër, 9 raste në Vlorë, 8 raste në Devoll, 7 raste në Krujë, 6 raste në Lushnje, Pogradec, Ura Vajgurore, 5 raste në Kukës, Patos, 4 raste në Tepelenë, Peqin, Skrapar, 3 raste në Tropojë, Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas,…
Author: tirana
Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan, pas deklaratës së këtij të fundi, teksa fajësonte veshjet ekspozuese të grave për rritjen e numrit të përdhunimeve. Gjatë një interviste televizive, Khan tha se rritja e numrit të përdhunimeve tregon “pasojat e një shoqërie ku vulgariteti është në rrtije”. Ai këshilloi gratë që të mbuloheshin, me qëllim për të parandaluar dhe shmangur tundimin. “I gjithë koncepti i “purdah” dhe i kujdesit me veshjet është evitimi i tundimit, pasi jo të gjithë kanë forcën e vullnetin për ta bërë këtë”, tha ai duke përdorur…
Familja e Almeda Abazit ka kaluar një periudhë të vështirë këto kohë. E gjithë familja e saj ka qenë e infektuar me Covid-19 dhe i pari që u prek ishte Tolgahan Sayisman, i cili po ashtu u shtrua në spital. Por ndjekësit ishin më së shumti të shqetësuar për Almedën, duke qenë se është edhe në pritje të fëmijës së saj të dytë. Së fundmi dikush nga ndjekësit e ka pyetur se si ka qenë eksperienca e saj me Covid-19 dhe çfarë procedure ka ndjekur për t’u mjekuar, duke qenë se gratë shtatzënë nuk mund të marrin as ilaçe. Almeda…
Në nëntor 2020, një grup mjekësh dhe studiuesish nga Kompania Territoriale e Shëndetit Social – Spitali Papa Giovanni XXIII në Bergamo dhe Instituti i Kërkimeve Farmakologjike Mario Negri zhvilluan një protokoll të ri për trajtimin në shtëpi të pacientëve (potencialisht) të infektuar me koronavirusin SARS-CoV -2. “Armët” e të ashtuquajturit protokoll Mario Negri, të propozuara natyrshëm nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore, janë ilaçe të njohura mirë për të gjithë. Fillon me acid acetilsalicilik, anti-inflamator / analgjezik i njohur botërisht me emrin tregtar të Aspirinës; në rast dhimbjeje, ne gjithashtu ndërhyjmë me nimesulidin, një ilaç anti-inflamator jo-steroid (NSAID) me veti analgjezike…
Për gratë, burrat janë të komplikuar dhe misteriozë. Burrat dhe gratë nuk mund ta kuptojnë kurrë 100% njëri-tjetrin. Si mund ta dinë gratë se çfarë duan vërtet burrat në një marrëdhënie? Natyrisht, çdo mashkull është i ndryshëm dhe çdo person ka preferencën, pritshmëritë dhe përparësitë e veta. Disa do të preferojnë biondet, të tjerët kanë një histori të gjatë të takimit me zeshkane, disa burra preferojnë të shëndoshat dhe të tjerët gratë e imëta, dhe disa janë mirë me të dy llojet e trupit. Gjysma e burrave do të tërhiqen shumë nga gratë që janë me zë të lartë, ndërsa…
FNSH-ja dhe ushtria kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, i cili vijon të jetë i bllokuar nga greva e kontrollorëve. 60 kontrollorë të Albkontroll janë në grevë që nga mbrëmja e djershme për shkak të pushimit nga puna të 5 prej tyre në mënyrë të papritur si dhe për reduktimin e pagave me 70%. Ditën e sotme, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku paralajmëroi se do të merren masa kundër kontrollorëve nëse nuk i japin fund grevës, e cila cënon sigurinë kombëtare, sipas ministres.
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme te Universiteti Politeknik në Tiranë, ku një makinë është përplasur “kokë më kokë” me një motorr që shpërnda pica. Për pasojë drejtuesi i motorrit ka marrë plagë të rënda dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk dihet identiteti i të riut, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kryetari i Federatës së Transportit e Telekomunikacionit pranë KSSH, Tonin Gjinaj, ka reaguar në mënyrë të ashpër pas futjes në grevë të punonjësve të Albcontrol gjë që ka pezulluar fluturimet për ditën e sotme. Në një deklaratë për mediat, Gjinaj shprehet se kjo grevë është e stisur nga politika qorre e politikës së vjetër, në kundërshtim me nenin 197 të Kodit të Punës. Sipas Gjinajt, e gjithë kjo protest është stisur nga politika qorre. Reagimi i plotë: Federata e Transportit e Telekomunikacionit pranë Konfedaratës së Sindikatave të Shqipërisë (KKSH) me indinjatë mëson për ndërprejen e punës nga kontrolloret e ALBCONTROL,…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Udhëtimi i sigurt”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Udhëtimi i sigurt”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetases E. T., 39 vjeçe, banuese në Fier. Keta persona mashtronin shtetas të ndryshëm duke i marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbreterinë e Bashkuar. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet E. M. dhe J. D. (për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera).…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas grevës së kontrollorëve në Rinas, të cilët janë futur në grevë, me pretendimin se nuk janë të aftë të punojnë, pas uljes së rrogës. Veliaj ka postuar në Twitter një foto ku duket Berisha, Meta dhe Basha ku shkruan: Dje tradheti qe falja e detit. Sot tradheti eshte sabotimi i vaksines ne Rinas. Jane te njejtet njerez, me te njejtat menyra antike. Nuk thone kot, i mbyturi, te mbyt! Shqiperia eshte velur me keta – 30 vite pengesa, bllokime. Le t’i ndeshkojme me vote ne 25 Prill #BollMe”.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij, të cilën Balliu ka vendosur që ta mbajë ”sekrete”, ka sjellë sot në jetë një djalë. Ish-deputeti shprehet se ky ëhstë një lajm i gëzueshëm për të, dhe nuk mund të mos e ndante dhe me miqtë e tij në rrjetet sociale. Ja çfarë shkruan në Facebook ish deputeti Balliu: Të dashur miq. Sot kam vendosur të ndaj me ju lajmin më të rëndësishëm, më të lumtur të jetës time. Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.…
Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se do të mbeten në fuqi masat që kanë qenë sa i përket situatës së COVID. Ora policore fillon në 20:00 deri në 06:00. Rakacolli deklaroi se ka një përmirësim të situatës por nuk jemi aty ku duhet. Ky përmirësim sipas saj tregon se masat kanë qenë efikase, por do të mbeten të njëjta deri në 2 javët e ardhshme kur do të gjykohen sërish nga komiteti në varësi të situatës. ” Një nga arritjet më të mëdha është fushata e vaksinimit. Shqipëria në…