Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”, automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Author: tirana
Helga Vukaj, anëtarja e Komisionit Rregullator e propozuar nga Partia Demokratike i kërkoi komisionerit që t’i drejtohet me një kërkesë drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit për listën e të punësuarve që nga muaji dhjetor dhe deri më sot. Kjo kërkesë, theksoi Vukaj, vjen pasi ka pasur shumë denoncime për punësime të paligjshme në prag të zgjedhjeve në kundërshtim me nenin e veprimtarive të ndaluara disa muaj para zgjedhjeve. “Punësimet e paligjshme bien ndesh me aktin për renditjen e veprimtarive të ndaluara. Duke qenë se ne jemi një prej shtyllave që marrim përgjegjësi dhe duhet të angazhohemi për të rritur karakterin…
Një histori solidariteti bashkon Italinë dhe Ballkanin në Anghiari. Gjatë ditës së nesërme, pas autorizimit të lëshuar nga gjykata e Perugia, trupi i Bekim Kunushevci do të jetë në gjendje të niset për në Kosovë me anije. Punëtori 44 vjeçar i ndërtimit vdiq nga një aksident në punë. Fatkeqësia ndodhi më 27 mars, në Città di Castello, brenda një shtëpie private ku burri po punonte, kur ai rrëshqiti duke goditur me forcë qafën. Burri u transportua me urgjencë në spital, por gjatë rrugës, gjendja e tij u përkeqësua dhe përfundoi në gjendje kome të pakthyeshme, duke ndërruar jetë më 30…
Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Kolonjë, ku ka zhvilluar një sërë takimesh në kuadër të fushatës elektorale. Ai ka zgjedhur që në xhiron e tij të radhës me makinë, të dëgjojë sërish një këngë të Dua Lipës, këngëtares kosovare me famë ndërkombëtare. Këtë herë ai ka zgjedhur ‘Be the one’-‘Bëhu njëshi’.Rama ka zgjedhur të japë një mesazh për ndjekësit e tij në këtë kohë fushatë, atë të zgjedhjes mes blusë apo të kuqes.
Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar me takimet e tij elektorale. Pasditen e kësaj të marte Basha ishte në Njësinë nr.10 të kryeqytetit. Kryedemokrati është takuar me qytetarë, ndërsa një prej tyre i ka ka shprehur pakënaqësinë për koalicionin me LSI “Mos bëni koalicion me LSI se ju ka sharë shumë kur nuk ishit në koalicion,” tha qytetari, ndërsa Basha ia ktheu: “Mbaje mendjen te numri 9”. Lexo edhe: Basha takime në Tiranë: Ndryshimi do të vijë më 25 prill Një qytetar tjetër kishte një tjetër porosi për Bashën. “Mendo edhe për ne tironsat. Mos e lër atë të të…
Opinionisti Arjan Konomi ka reaguar me tone të ashpra ndaj Sarës pas përgjigjes që i dha ajo Rinianit gjatë bisedës në studio. Për këtë i ka kërkuar që të ndalojnë arrogancën dhe të përgjigjen me argumente ndaj secilit prej konkurrentëve. Sara: Mund të kem flirtuar, por jo tradhti. Riniani: Pse flirtimi nuk është tradhti? Sara: Paske kapur flokët sot. Arjani: Çfarë është kjo arrogancë, keni argumente. E keni mbushur kupën me këtë fjalorin tuaj. O mësoni rregulloni gjuhën, ose mos dilni të takoheni me këta djem. Këta do flasin, mund të thuash është mendimi jot, për mua nuk ka rëndësi.…
Regjisori Edmond Budina ka komentuar sot vendimin e artistëve të mëdhenj Robert Ndrenika dhe Tinka Kurti, për të marrë pjesë në spotin elektoral të PS në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Budina tha se nuk kryqëzon dhe nuk dënon askënd për vendimet e tyre personale, e ndërsa iu referua Ndrenikës dhe Kurtit, tha se “kushedi çfarë halli do kenë pasur”. Shpejt ka ardhur edhe reagimi i aktorit Ndrenika, i cili përmes rrjeteve sociale i ka kthyer përgjigje kolegut të tij. Ndrenika nuk i kursen ironitë për Budinën, duke thënë se regjisori u katapultua si zëvendës sekretar partie dhe thoshte…
Ardjan Çapja ka lënë repartin e kardiokirurgjisë në QSUT dhe është dërguar në spitalin e burgut. Ai qëndroi gati 10 ditë nën kujdesin e mjekëve, pasi fill pas arrestimit shfaqi probleme me zemrën. 53-vjeçari u arrestua disa ditë me parë gjatë operacionit “Krasta 2021”, pasi Prokuroria e Elbasanit e akuzon atë si porositës të vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur në Gusht të 2012-s.
Geljani u duk tepër i ftohtë në bisedë dhe në sjellje ndaj Sarës dhe tregoi se nuk kishte pëlqim ndaj saj, por doli me të që mos të dilte keq. Geljan: Bëra 2 orë trafik që të vij në takim me ty. Nuk të duket pak kjo ty? Sara: Ta vlerësoj unë këtë? Geljan: Sigurisht që ta vlerësosh. Sara: Ua sa i egër. Geljan: Do më japësh pak ngrohtësi? Sara: Jo. Kam qef të më lodhin mua. Geljan: Po kur të të lodh unë mund të mos ecësh më dot. Sara: Pse largohesh? Pse nuk më lë të të prek?…
Zv/ndihmës Sekretari Amerikan për Shtetit, Mattheë Palmer gjatë një bisede me gazetarët ka dhënë një mesazh për zgjedhjet duke kërkuar nga palët që zgjedhjet të jenë sipas standardeve demokratike si dhe të sigurohet që të kihet besim për rezultatin. Ai konfirmon se ka folur me Ramën, Metën e Bashën duke i cilësuar ato si biseda të mira. Ai ka vlerësuar gjithashtu përpjekjet për Reformën në Drejtësi. ‘’ Pata bisedime të mira me Presidentin e Kryeministrin. Vlerësoj përpjekjet që janë bërë në Reformën në Drejtësi. Zgjedhjet të jenë sipas standardeve demokratike. Kam biseduar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Të…
Përfaqësuesi ligjor i PDIU-së Shkëlqim Sulo është përplasur me anëtarin e Komisionit Rregullator Muharrem Çakaj në mbledhjen e sotme të këtij komisioni për shqyrtimin e ankimimit të PDIU për numëruesit në zgjedhjet e 25 Prillit. Sulo pyeti kryetaren e komisionit Ilirjana Nano nëse PDIU duhet t’i raportojë shpenzimet në KQZ apo tek koalicioni ku bën pjesë. Ndërhyrja e tij solli reagimin e Çakajt i cili i kërkoi Sulos të respektojë rregulloren. Replikat në mbledhje Ilirjana Nano: KQZ si pas ndryshimeve të kodit zgjedhor përbëhet nga tre organe drejtuese dhe ne jemi njëri prej tyre. Ne nuk diskutojmë ato që keni diskutuar…
OSHEE ka një njoftim për banorët e Tiranës lidhur me një stakim energjie për 2 orë në datën 7 prill. Sipas OSHEE, punimet kryhen në NST Tirana 1, dhe pa energji elektrike do të mbeten pjesërisht rrugët ‘’Mine Peza’, ‘’Manastiri i Ri’’, “Don Bosko”, zona rreth Pallatit të Sportit ” Asllan Rusi”, “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci”, “Vangjel Noti”, ” Ndre Mjeda”, “Kongresi i Lushnjes”, “Rruga e Durrësit”, “Muhamet Gjollesha”, “Artan Lenja”, ” Bab Rexha”, Pallatet Haëai, Pallatet Karavani