Author: tirana

Një video e publikuar nga prestigjiozja britanike ‘Daily Mail’ po qarkullon me shpejtësi. Një student i mjekësisë në Meksikë i ka bërë vaksinën bosh 94-vjeçares. Ai kishte harruar që shiringën ta mbushte me lëngun e vaksinës anti-Covid. Në pamjet e publikuara shihet studenti teksa i thotë të moshuarës në gjuhën spanjolle që ajo do të ndjejë një picik të lehtë dhe çdo gjë do të jetë në rregull. Ai vazhdon ti injektojë shiringën dhe në fund i thotë që gjithçka “Përfundoi”. Sekretari i Shëndetësisë në Sonora, Jorge Tadeei, ka thënë për mediat lokale, se studenti që ishte vullnetar në sektorin…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot nga Fier koalicionin me LSI në mandatin e parë të qeverisjes. Rama u shpreh se në atë mandat kanë shumë gjëra të mira, por thotë se për një reformë që kërkonte PS, LSI kërkonte 10 vende pune pasi nuk mbanin përgjegjësi për reformën. Kreu i qeverisë u shpreh se LSI në qeveri funksionon si qeliza kanceri pasi kërkonin vetëm vende pune. Prandaj Rama ka bërë të qartë se s’mund të ketë më kthim pas për Shqipërinë. “Luli dhe PD nuk janë të lirë, janë të kapur për këmbësh nga Meta e Kryemadhi. Kur ishim…

Read More

Kryesuesi i listës së LSI në Berat, Ardit Çela në një tryezë bashkëbisedimi në Kuçovë ka komentuar deklaratën e Ramës disa ditë më parë ku i bënte apel një sipërmarrëse të merrte punëtorë nga Bangladeshi, Afganistani apo India. Çela thotë se një qeveri me politika të gabuara e kthen globalizmin në risk, kurse një qeveri që she potencionalet ekonomike të vendit e kthen globalizmin në oportunitet. Ai thotë se s’ka asgjë me qytetarët e Bangladeshit, por LSI është e vendosur ta kthejë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. ‘’Do të ishim shumë të nderuar që të vijojmë bashkëpunimin nëse do të…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur nga Fieri se mandati i tretë për të personalisht është shumë larg. Ai madje ka thënë se po të mos kishte bindjen absolute se ky është moment kyç për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja, atëhere do të merrej me djalin e vogël, Zahon. Rama thekson se Zaho për kohën e tij është 1 milion e 100 mijë herë më i denjë për kohën e tij se sa Lulzim Basha. Po ashtu ai ka ironizuar me Berishëm duke e quajtur ”Sali Mavria” për të cilin flitet ende edhe në Shqipërinë e 2021.…

Read More

Për herë të parë pas skandalit të bujshëm, Tea Trifoni dhe Shqipja e ‘Përputhen’ do të përballen me njëra-tjetrën në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”. Shqipja nuk i ka ndalur akuzat për Tean, duke theksuar se: “nuk do t’i harroj kurrë çfarë më ke bërë”. Të ftuar në studio janë edhe ish-konkurrentët e tjera, Andi Shehu dhe Ana Kauri. Kjo është dalja e parë bashkë në një emision për Tean dhe Andit pas skandalit. “E shikoj naive se sheh anën pozitive të gjërave, prandaj del ajo gënjeshtra që do ta mbulojë, pasi kërkon t’i shtyjë gjërat Është e vërtetë, sepse…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Fier komentoi edhe një herë grumbullimet e PD-së në kuadër të fushatës elektorale. Rama zbuloi se disa prej tyre fatkeqësisht janë infektuar. Gjithashtu kryeministri i është përgjigjur edhe PD-së, duke thënë se nuk ka frikë nga grumbullimet që bën Basha, por ka frikë për shëndetin e qytetarëve. “Bëjnë deklarata Edi Rama ka frik kur shikon këto shfaqe, që tregojnë se ka një uragan fitoreje. Unë kam frik, por për shëndetin e tyre. Disa prej tyre që i kanë prirë atyre grumbullimeve fatkeqësisht janë infektuar. Por dy e tre javë i duhen…

Read More

Pak kohë më parë Atdheu bëri disa akuza të forta për Sarën. Ai e akuzoi për lidhje jashtë emisionit, pasi disa njerëz e kishin kërcënuar që t’i rrinte larg. Marrëdhënia e tyre u duk se u kris, por gjejeni çfarë? Tani që Atdheu është larguar nga “Përputhen”, dyshja janë kapur mat në të njëjtin vend. Ata kanë kaluar mbrëmjen bashkë në një klub, së bashku me Andi Artanin dhe Elvisin. Siç duket ata i kanë sqaruar hatërmbetjet dhe nuk ka më rrezik kërcënimesh.

Read More

Janë të shumtë ata që e kanë akuzuar Presidentin Ilir Meta se është përfshirë totalisht në fushatën elektorale. Edhe pse kreu i shtetit nuk e ka pranuar, këtë të diel Ilir Meta në qytetin e Vlorës është takuar në kafe me kandidatin e PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj dhe ish-deputetin e LSI në këtë qark, Flamur Çelaj. Ata janë fotografuar duke pirë një kafe në Lungomare. Presidenti Meta është në prani edhe të zëdhënësit të tij Tedi Blushi.

Read More

Vajza e ish-deputetes shqiptare, Albina Dedës, Ada Deda e njohur në fushën e modelingut ka dhënë një intervistë ndryshe për emisionin ‘Expuls’, Ada Deda ka deklaruar pak kohë më parë se e ëma e saj, ish-deputetja Albina Deda i ka thënë vajzës që të mos lidhet me djem socialistë, por vetëm demokrat. E pyetur nëse dashuria nuk njeh moshë, gjini e parti dhe nëse ka ndryshuar mendimi për këtë, Ada u shpreh: “Po tani… ndodhi, ndodhi! Unë me kujdes e kam atë porosinë e mamit. Të Partisë Socialiste, jo! Mami thotë, dhëndrin kur të futet në shtëpinë time do jetë…

Read More

Aknet prishin jo vetëm pamjen, por edhe humorin. Trajtimi i akneve është i lidhur ngushtë me shumë mite që nuk do të ndihmojnë për të mposhtur këtë problem dhe ato madje mund t’i përkeqësojnë gjërat. Më poshtë janë listuar disa nga mitet më të përhapura dhe zbuloni si të mbroni lëkurën tuaj nga dëmtimi dhe të shpëtoni nga puçrrat sa më shpejt që të jetë e mundur. 7. Modelet e të ngrënit nuk ndikojnë në përhapjen e akneve. Ekziston një studim i vjetër që pretendon se nuk ka asnjë lidhje midis dietës dhe puçrrave, por shkenca moderne vërteton të kundërtën.…

Read More

Para nisjes së ndeshjes mes Bayern Munich dhe Laipzig ka ndodhur një incident jo i zakontë për botën e futbollit. Arbitri dhe zyrtarët e ndeshjes gjatë kontrollit rutinë para nisjes së ndeshjes kanë vënë re që rrjeta e portës që do të mbrohej nga Manuel Neuer kishte rrjetën e çarë. Kjo mund të rrezikonte që ndeshja të shtyhej, por portieri gjerman gjeti një zgjidhje të ‘jashtëzakonshme’ që shkaktoi të qeshura si tek arbitri por dhe tek pankinat e të dyja skuadrave. Neuer me një peshqir arriti që lidhte rrjetën dhe ndeshja shkoi sipas parashikimeve. Në përfundim të sfidës së djeshme…

Read More

Policia e Krujës vijon kontrollet e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë një aksioni të fundit, blutë e Krujës kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtjes pa leje. Policia ka sekuestruar një sasi kubikë me fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë zjarri, ndërsa ka vënë në pranga tre persona. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë…

Read More