Author: tirana

Debatet për fletën e votimit duket se po rrezikojnë seriozisht zgjedhjet e 25 prillit. Përmasat e mëdha të fletës së 25 prillit si dhe zvarritja e pambarim me përplasjes për formatin e saj kanë detyruar kompaninë sllovene CETIS që t’i dërgojë një letër urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku paralajmërohet dhe mos prodhimi i tyre në kohën e paracaktuar. Sipas Top News, kompania sllovene në letrën e dërguar KQZ shprehet se “Nëse fleta përfundimtare do të jetë me këto përmasa do të na duhet edhe më shumë kohë për printimin”. Kompania shprehet se kanë porositur materialet për fletën e votimit,…

Read More

Opinionisti Arjan Konomi, së fundmi ka njoftuar se do të jetë pjesë e një bashkëpunimi muzikor me këngëtarin e njohur shqiptar, Sinan Hoxha. Nëpërmjet një videoje të publikuar në InstaStory, Arjani ka dhënë më tepër detaje rreth këtij projekti dhe është shprehur se: “Pas zhgënjimit me Mazllëmin që më përdori thjesht si figurant në videoklipin e tij dhe dëshirat e mia artistike janë më të larta, tani po flas për një bashkëpunim tjetër me këtë figurën këtu, apo jo Sinan Hoxha?”-theksonte ai. Sinani e ka pohuar këtë gjë duke njoftuar fansat se dyshja do të sjellin një duet shumë shpejt.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me bizneset e vogla në Fier. Gjatë fjalës së tij Rama nuk i kurse ‘thumbimet’ për opozitën. “Ne nuk e konceptojmë kështu botën, njerëzit nuk mund të lihen vetëm. Duhen mbështetur që të rriten. Një fëmijë nuk mund të braktiset rrugëve, kështu është dhe biznesi i vogël. Është katastrofë që cilido që merret me një biznes të vogël të shkojë të votojë atë që do të bëjë taksën e sheshtë, 9% të paguash që ta cosh Lulin të flejë. Luli fle kudo që ta lesh, do të paguash taksë që ta lesh…

Read More

Teksa na ndajnë vetëm tre javë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, palët vijojnë ende të mos gjejnë një zgjidhje sa i takon fletës së votimit, por edhe logos së Bindjes Demokratike, e cila është kërkuar të ndryshohet nga ajo e Partisë Demokratike, pasi janë të ngjashme. Këtë të diel, Kolegji Zgjedhor do të mblidhet sërish për të shqyrtuar padinë e PD kundër vendimit të KAS për fletën e votimit dhe logon e BD. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se trupa gjykuese e Kolegjit Zgjedhor, që do të shqyrtojë këto dy çështje thelbësore që i japin fund debatit mes…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se javën që vjen vijnë vaksina të tjera Pfizer dhe Sinovac në Shqipëri dhe do të nisë vaksinimi edhe për të moshuarit mbi 65 vjeç dhe të sëmurët kronikë. Këtë deklaratë Manastirliu e bëri në Fier ku së bashku me kryeministrin Rama po inspektonin vaksinimin, teksa duket se Shqipëria edhe javën që vjen do të marrë ngarkesa të tjera vaksinash. Manastirliu ka lënë të hapur mundësinë që mund të nisë vaksinimi edhe për moshat +60. ‘’Gjithë fshatrat e zonat e thella. Kemi bërë distribucion 100%. Edhe me Pfizer, dhe Sputnik. Presim…

Read More

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli në muajin shkurt humbi nënën e saj si pasojë e infektimit nga COVID-19. Ndërkohë që sot gjithë besimtarët katolikë festojnë Pashkët, Topalli ka zgjedhur që të kujtojë nënën e saj. “Festat jane gjithmone nje kohe e vecante me kujtu dhe me u lut per te dashtunit e zemres qe nuk jane ma me ne!”, shkruan Topalli.

Read More

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj u surprizua mbrëmjen djeshme në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ nga nëna e saj e cila u shpreh se ndihet mjaft krenare që ka një vajzë si ajo. Më pas, Xhensila rrëfeu sakrificat që ka bërë e ëma për ta rritur atë. Këngëtarja tregoi se ajo punonte në një furrë buke, ku e merrte dhe atë pasi nuk kishte ku ta linte. “Jam njeriu më me fat në botë që kam pasur këtë nënë. Ma ka mbajtur dorën fort atëherë kur ka qenë shumë e dobët vetë dhe ka gjetur forcë para meje gjithmonë, asnjëherë…

Read More

Ajo është padyshim një ndër vajzat më të ndjekur dhe më të komentuara në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për vajzën e ish-deputetes Albina Deda, Ada Deda, e cila ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Expuls’. Ada rrëfeu se puthjen e parë e ka dhënë në moshën 17-vjeçare, ndërsa sa i përket humbjes së virgjërisë ajo tha se: Mendoj që kjo është një pyetje që nuk duhet bërë. As për moshën as për virgjërinë. Ose do thonë ose jo të vërtetën. Unë nuk do e them të vërtetën. Teksa me shaka më tej shtoi se është e virgjër. “Po…

Read More

Policia e Shkodrës njofton se ka finalizuar operacionin e koduar “Mushan”, si rezultat i të cilit është vënë në pranga një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi Ridvan Ramazanit. Në pranga ka rënë 34-vjeçari Hydajet Mehmedaj, banues në fshatin Mushan, Shkodër, i cili në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Ridvan Hyseni (Ramazani), 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër. Njoftimi i policisë: Nga strukturat e posaçme të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës…

Read More

Akademiku Artan Fuga komenton debatet politike për fletën e votimit, duke thënë se ajo duhet të ishte gati një muaj përpara zgjedhjeve. Me tone të ashpra, Fuga iu kthehet politikanëve me fjalët “Si nuk kanë turp që tani në mes fushatësh debatohet për logot kur Komisioni do të duhej ta kishte zgjidhur me vakt e kohë këtë çështje!”. Mesazhi i Fugës: Fletët e votimit duhej të kishin qenë gati qysh një muaj përpara, të shtypura, të stivosura, gati për statrtim. Nëse nuk kishin emrat e kandidatëve për deputetë, atëhere do të duhej të kishte qenë gati formati. Pra ai që…

Read More

Trejsi Sejdini qëkur është kthyer nga SHBA duket se të vetmin burim ekonomik ka fushatat promocionale. Ish-missi njihej si një nga femrat më tërheqëse në vendin tonë, por edhe për jetën e luksit që bënte. Ajo dhe partneri saj, Leonard Duka shiheshin shpesh duke shijuar pushime në vende tropikale, por edhe duke shijuar jetën e tyre në Tiranë. Makina luksoze, veshje firmato, dreka e darka në vende të shtrenjta ishin vetëm një copëz e jetës së mrekullueshme që 20-vjeçarja kishte. Por duket se pas problemeve me drejtësinë që pati partneri saj, Trejsi vendosi të largohej në SHBA ku do të…

Read More