Nyjet limfatike janë gjëndra të vogla që filtrojnë limfën, një lëng që qarkullon në sistemin limfatik dhe fryrja ose ënjtja e tyre mund të jetë si rezultat i infeksioneve të ndryshme, çrregullimeve autoimmune, ose një lloj kanceri. Cilat janë sëmundje të tjera që shkaktojnë ënjtje ose fryrje të nyjeve limfatike? Abscesi i dhëmbëve Kavitetet, ose një dëmtim i gojës mund të shkatojë një infeksion në dhëmbin tuaj. Kjo mund të shkaktojë ënjtje në nyjet limfatike nën nofull ose në qafë. Infeksioni i sipërm i frymëmarrjes Një nga shenjat treguese që keni një infeksion në rrugët tuaja të frymëmarrjes – hundë,…
Author: tirana
Ushqimet e përpunuara dhe ushqimet e shpejta janë të përshtatshme, por konsumimi i tepërt ose i rregullt i këtyre ushqimeve mund të çojë në njerëz që hanë më shumë sesa sasitë e rekomanduara të sheqerit, kripës dhe yndyrës së shtuar. Studimet kanë lidhur konsumimin e ushqimeve të përpunuara duke përfshirë bukë të paketuara, biskota, patate të skuqura, produkte buke, drithëra me sheqer dhe çokollatë, me një rrezik në rritje të një mori problemesh shëndetësore, mbipeshë, sëmundje zemre, presion të lartë të gjakut, kolesterol të ngritur, kancer dhe depresion. Tani, një studim i ri i udhëhequr nga studiuesit në Universitetin Monash…
Siç dihet tashmë, Fjoralba Ponari është moderatorja e re e “Portokallisë” dhe është përshtatur shumë shpejt me këtë format. Këtë herë Fjoralba ka zbuluar edhe sesi janë mbledhjet e spektaklit përmes një postimi në Instagram, ku në foton e parë shfaqet serioze e në foton e dytë tregon se në realitet ndodh e kundërta. Moderatorja shfaqet duke qeshur me batutat gjatë mbledhjes dhe shkruan: “Mbledhjet e Portokallisë: Instagram vs. jetë reale”.
Një grua xheloze i ka prerë penisin të dashurit të saj teksa ishte në gjumë, dhe e ka zhdukur duke shkarkuar tualetin, pasi dyshonte se ai e tradhtonte. Burri i gjymtuar i identifikuar nga mediat vetëm si Huang, u zgjua me dhimbje të pabesueshme pas prerjes së organit mashkullor në Taivan. 52 vjeçari Huang, baba i tre fëmijëve, pësoi gjakderdhje të mëdha pas zbulimit të plagës së tmerrshme. Viktima tha se kishte rënë për gjumë pasi kishte ngrënë darkë në shtëpinë e tij në provincën Changhua të mërkurën në Taivan. Huang tha se ishte zgjuar për të parë një të…
Gjykata e Livornos në Itali vendosi në sekuestro pasurinë e 2 sipërmarrësve, të cilët ishin arrestuar në vitin 2017 për mashtrime me taksat. Mediat italiane bëjnë me dije se u sekuestrua një vilë, 5 automjeteve (mes tyre një Jaguar), dhe sende të çmuara (përfshirë 10 ora luksoze), apo burime të tjera financiare me një vlerë totale prej 650 mijë eurosh, në pronësi të shtetasit Italian G.Vivaldi, 53 vjeç kunatit të tij shqiptar A. Karamuça, 44 vjeç, të dy banues në Livorno. Autoritetet hetimore u shprehën se anëtarët e këtyre familjeve kishin një standard shumë të lartë jetese, me blerje luksoze…
Kur temperaturat nisin të ngrohen dhe ekspozimi në diell bëhet më i shpeshtë duhet të kini parasysh kujdesin ndaj lëkurës dhe njollave të diellit. Më poshtë ju sjellim disa këshilla se çfarë duhet të keni parasysh kur qëndroni gjatë duke shijuar rrezet e diellit: Mos harronni të aplikoni sërish kremin me faktor mbrojtës. Mbroni zonën rreth syve. Gjatë ekspozimit në diell është e rëndësishme të mbroni edhe zonën rreth syve nga rrezet e dëmshme të diellit. Hidratoni lëkurën tuaj. Gjatë ekspozimit në diell, lëkura juaj dehidratohet dhe e humbet shkëlqimin e saj. Në mbrëmje rekomandohet aplikimi i kremit hidratues për…
Një nga akuzat që i bëhen shpesh kreut të PD Lulzim Basha është dhe pasioni i tij për gjumin duke shkuar me vonesë nëpër aktivitete. I tillë është dhe rasti i sotëm. Sikurse mund të shihni edhe nga kjo video, ai është filmuar duke fjetur në makinë.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 336 të infektuar dhe 6 viktima nga COVID-19. Numrin më të madh të rasteve pozitive me COVID e mban Tiranë e ndjekur nga Elbasani, Fieri e Shkodra. Ndërsa viktimat si pasojë e virusit nisin që nga mosha 47-vjeç deri në 83 vjeç. I lartë mbetet dhe numri i të shëruarve në 24 orët e fundit, ku 625 pacientë kanë fituar betejën e tyre me COVID.Sakaq, nga 2865 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 336 qytetarë.
Një djalë tre-vjeçar që u largua nga shtëpia e tij dhe humbi për disa ditë në një pyll me temperatura nën zero, në mënyrë të pabesueshme është gjetur gjallë e në shëndet të mirë në një zonë të mbushur me pemë, jo larg shtëpisë. I vogli Jude Leyton u shpëtua dje rreth 1 km larg shtëpisë së tij pas një operacioni të gjerë kërkimi nga policia dhe banorët vendas në Ontario, Kanada. Jude ishte zhdukur prej paradites së të hënës kur ishte larguar nga kasollja e peshkimit të familjes, pranë liqenit Folsom në Ontario. Shqetësimet për mirëqenien e tij po…
Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në qendrën shëndetësore në Poliçan, ku po vaksinohen të moshuarit me vaksinën kineze. Rama ka përshëndetur pensionistët që po bënin vaksinën, ndërsa një e moshuar nuk i ka kursyer lëvdatat për këtë proces. PJËSË NGA BISEDA: E moshuara: Përshëndetje zoti kryeministër. Buzëqesh Shqipëria, buzëqeshim edhe neve. Bravo. Vetëm ju na bëtë me krah që na e hoqët këtë stres. E provova se ça ishte covid Rama: Kur e kaluat? E moshuara: E kalova në tetor, në gjendje të rëndë thuajse. Tani na gëzuat me ardhjen e vaksinën, jam e tërë dhe e gjerë tani…
Të gjitha shenjat astrologjike kanë karakteristikat e tyre unike që i dallojnë ato nga konteksti i përgjithshëm. Shumë prej nesh përballen me njerëz me të vërtetë të mirë çdo ditë – pavarësisht nëse është një person, që na zgjat dorën pasi jemi rrëzuar, apo që na paguan biletën e autobusit nëse kemi harruar çantën në shtëpi. Të gjitha këto gjëra të vogla janë në gjendje të na tërheqin në çast, dhe astrologët besojnë se data dhe muaji i lindjes lidhen drejtpërdrejt me këto cilësi. Binjakët Njerëzit e lindur nën këtë shenjë mund të quhen me të vërtetë të sjellshëm, sa…
‘Gara jonë nuk është garë muskujsh, por garë idesh’ ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë nga Elbasani kandidatja për deputete e ‘Nismës Thurje’ Rudina Hajdari, e cila ka ndeshur rastësisht në këtë fushatë kandidaten e PD-së Flutura Açkën. Hajdari ka ndarë një foto në mediat sociale ku shfaqet së bashku me Açkën, dhe nënvizon se kultura e luftës pa skrupuj për pushtet dhe e muskujve që tmerrojnë qytetin e prishin harmoninë e qytetarëve duhet të marrë fund. Po ashtu Hajdari në mbyllje të postimit nënvizon se nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke…