Dy shqiptarë u arrestuan gjatë një operacioni anti-droge nga oficerët e policisë në Athinë dhe Galatsi. Media greke raporton se policia ka kryer kontrolle në banesat e tyre ku ka gjetur dhe sekuestruar 1,315 gram kokainë, 18 thasë me ilaçe, 2 peshore precize, shumat prej 15,020 euro dhe 241 dollarë, 7 celularë. Të dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës për t’u njohur më pas me masën e sigurisë.
Author: tirana
Kuzhina e një kopështi në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme duke rrezikuar jetën e fëmijëve që janë aty. Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Top-Channel, zjarri ka shkaktuar dëme materiale në kuzhinën e këtij kopështi por fatmirësisht, jo në njerëz. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash”, dhe siç raportohet paraprakisht, shkak është bërë shpërtimi i një bombole gazi. Fëmijët janë evakuuar në kohë duke i shpëtuar zjarrit dhe tymit.
Para se të largohej përfundimisht nga “Për’puthen”, Atdheu zbuloi një ngjarje të fshehtë që ndezi një debat të fortë në studio. Ai tregoi se kishte shkëmbyer një puthje me Antonelën dhe se nuk mund t’i duronte dot më skenarët e saj me Mevlanin dhe Ledjanën. Antonela e pranoi dhe vetë se mes tyre kishte pasur një puthje, që sipas saj Atdheu ja kishte rrëmbyer dhe tha se kishte ndodhur në fillimet e saj në “Për’puthen”. Debati i madh që u hap në studio pas këtij zbulimi u bë shkak që Atdheu të largohej edhe nga emisioni. Largimi i tij nuk…
Fillimi i muajit Prill, mund të sjellë një rritje të lehtë të infektimeve me Covid-19, thotë mjeku Pëllumb Pipero. Sipas tij kjo vjen si pasojë e grumbullimeve në aktivitetet politike. Megjithatë, kjo rritje nuk pritet të zgjasë, pasi në fund të muajit, pritet që numri i rasteve të pësojë rënie. “Mendoj që për shkak të ekspozimit në disa aktivitete publike si festa e verës, apo aktivitet politike për shkak të fushatës elektorale, në gjysmën e parë të prillit do kemi rritje të numrave. Fundi i prillit do na gjejë me shumë më pak pacientë në spital”, shprehet ai për Abc…
Pas ndarjes me Beartin, Tea Trifonin do ta shohim sërish në “Për’puthen”! Po, siç e lexuat! Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ish-konkurrentja, e cila ka ndarë në InstaStory një foto me autoren e programit, Olsa Muhametin. Dy vajzat i premtojnë publikut se do të zbulojnë më shumë të hënën për takimin e tyre (dhe sigurisht për faktin që Tea do të jetë e pranishme në emision). Të hënën na presin risi, siç thotë Olsa, ndërsa publiku u bë tepër kurioz. Lajmi se Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ka bërë bujë në mediat…
Vaksinimin e gazetarëve, e ka bërë ‘sefte’ gazetarja e Top-Channel, Genta Popa. Vetë shefja e departamentit të epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, bashkë me një vaksinatore, u paraqit në edicionin e lajmeve të orës 15:00 në Top-Channel për të injektuar LIVE gazetaren Popa. Totalisht jashtë planit të vaksinimit, pasi vetë ministrja Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama deklaruan se do të nisnin vaksinimin e gazetarëve të terrenit, Popa mori dozën e parë të vaksinës kineze dhe bashkë me Binon, shfrytëzuan edicionin e lajmeve për të bërë një promocion. Madje Popa, kujtoi edhe humbjen e Kujtim Prodanit nga Covid-19, familjarin…
Selim Çekaj, 72-vjeçari i cili u arrestua një ditë më parë, pasi në kontejnerët e kompanisë së tij u gjetën 49 kg kokainë në Portin e Durrësit është lënë në burg. Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg”, ndaj babait të Arbër Çekajt, pavarësisht pretendimit të tij se nuk ka lidhje me lëndën narkotike. Vetë ai i ka thënë gjyqtarëve se kishte porositur vetëm banane. Selim Çekaj akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Djali i tij, Arbër Çekaj doli sot pra trupit gjykues për seancën e radhës në Apelin e Posaçëm, ku procesi është shtyrë për një…
Kur të vijnë periodat, duket sikur nuk do të ikin kurrë. Prandaj kur ato zgjasin më pak se normalisht, mund të duket si një arsye për të festuar. Por, nëse krejt papritur periodat zgjasin nga një javë në vetëm pak ditë, mund të ketë diçka që nuk shkon me ju. Është normale që periodat të zgjasin pak (nëse periodat zgjasin 2 deri në 3 ditë dhe ka qenë gjithmonë kështu, nuk ka arsye për t’u shqetësuar). Por, është mirë që të vëreni çfarëdolloj ndryshimi në ciklin tuaj menstrual, si në kohëzgjatje ashtu edhe faktorë të tjerë. Kohëzgjatja e periodave varet…
Teksa vaksinimi masiv i qytetarëve kundër Covid 19, po vazhdon në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, Taulant Balla, i Partisë Socialiste, e krahason vaksinimin në Shqipëri me procesin në Gjermani. “Ne nuk jemi të dytët pas Gjermanisë në ekonomi apo shërbim shëndetësor, por sot jemi në të njëjtin nivel vaksinimi me vendin që ka ekonominë më të fortë në Europë”, shkruan Balla, në një postim në “Facebook”. “Nderi është i gjithi i yni që kemi privilegjin e jashtëzakonshëm t’ju shërbejmë juve, gjysheve e gjyshërve të Shqipërisë, në këtë kohë lufte ku me durim e këmbëngulje të madhe, po…
Gjatë vizitës së tij në Kukës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një familje kuksiane ku ka konsumuar edhe drekën me ushqime tradicionale të kësaj zonë. Lulzim Basha: Çfarë po përgatit aty? Midie Gjana: Ja, fli. Lulzim Basha: Fli? Flinë e famshme. Kjo është tradita e trevës. Midie Gjana: Kjo është më e preferuara e zonës. Lulzim Basha: Edhe unë e kam shumë të preferuarën timen. Midie Gjana: Andej nga ju ka byrek. Kryefamiljarja Midie Gjana, në bisedën që pati me Bashën shprehu disa probleme që kanë banorët e kësaj zone. Ajo tha se papunësia është një nga…
Ka një rënie të lehtë të numrit të infektimeve me COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit janë regjistruar 793 raste. Fatkeqësisht, nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin 10 qytetarë. Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur të shëruar 775 pacientë. Njoftimi i plotë: 755 TË SHËRUAR DHE 793 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.033 mostra të marra…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Ju keni një Hënë të favorshme për të cilën përpiqeni të relaksoheni dhe të lini pas edhe diskutime me partnerin tuaj. Në punë, përpiquni të shikoni përpara për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja juaj. Demi Nesër do të jetë një ditë jo e mirë, pasi edhe Hëna është në anën e kundërt me shenjën tuaj. Ky fakt mund t’ju bëjë të përjetoni ndonjë keqkuptim në dashuri. Mund të ketë ndonjë pengesë…