Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Open” në TCh mbrëmjen e sotme ku foli për disa çështje, si fushata, pandemia, zgjedhjet. Në studio u diskutua edhe Ilir Meta, për të cilin Rama tha se nuk e ka zgjedhur ai President. Kreu i qeverisë tha se me Metën u nda pasi ishte kthyer në kërcënim real për Reformën në Drejtësi. “Me Ilir Metën nuk më ka ndarë kjo fushatë, ju duhet ta kujtoni. Më ka ndarë fushata e 2017, për Ilirin kam bërë krahasimin me vulën e eksport/import të Haxhi Qamilit, se Meta ishte kërcënim real i Reformës në…
Author: tirana
Presidenti i Republikës Ilir Meta tha sot në emisionin “Log” se për të nuk ka shumë rëndësi se kush i fiton zgjedhjet, mjafton të vendoset drejtësia dhe të ecë përpara integrimi në BE. Kreu i Shtetit lidhur me atë që ai e quan “mafie ndërkombëtare” tha se nuk pyet për ta, apo për diplomatët që bashkëpunojnë me Ramën, duke i quajtur edhe horra. Gishtin e ka drejtuar mbi Dvoranin duke e quajtur si person të korruptuar që ka penguar procesin e formimit të Gjykatës Kushtetuese. Meta tha se ai për dhunimin që i ka bërë Kushtetutës do të shkojë në…
Një prej spoteve elekorale të PD-së është ai ku kryedemokrati Lulzim Basha thotë “unë hoqa vizat” dhe “unë futa Shqipërinë në Nato”. Por përballë gazetari Blendi Fevziu, Basha është vënë në siklet me pyetjen nëse është ai që i ka bërë këto arritje apo ish-kryeministri Sali Berisha. Fevziu i tha Bashës se disa prej spoteve të tij elektorale janë tepër të personalizuara dhe me imazhin e liderit, të një personi të vetëm. “Spoti s’është për ty Blend”, i tha kryedemokrati, por përgjigja e Fevziut ishte “Atëherë është bërë për ata që mund ta hanë”… Pjesë nga debati: Fevziu: Thoni që…
Aksioni i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i nisur një ditë më parë në “Call center” në 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Ferizaj, ka vazhduar edhe sot. Prokuroria Speciale njofton se gjatë ditës së sotme janë ngrirë shtatëqindmijë (700.000) euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë e “Call center” në mënyrë të kundërligjshme, lidhur me veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Krimit të organizuar”. Deri më tani nga ky operacion janë ngrirë shtatëqindmijë (700.000) euro, janë sekuestruar njëqindegjashtëdhjetëmijë (160.000) euro, gjashtë (6) vetura, janë arrestuar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve,…
Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme është i ftuar në emisionin “Open”. Në nisje të fjalës së tij, Rama ka uruar moderatoren e emisionit Eni Vasili, për pritjen e ëmbël, pasi ajo është në pritje të 2 vajzave binjake. “Së pari, më vjen shumë mirë që të shoh nga afër, sepse doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova se ke 2, dhe akoma më shumë kur dëgjova se ke vajza. Çdo të mirë dhe vetëm të mira”, tha Rama, fjalë që kanë bërë moderatoren të skuqet.
Sondazhi zgjedhor i kompanisë MRB zbuloi se në qarkun Elbasanit ka një garë të ngushtë mes kryeministrit aktual Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha, ku 46.5% e qytetarëve shohin Ramën si më të përshtatshëm si kryeministër, ndërsa 40% preferojnë Bashën. Të dy liderët në këtë qark kanë një performancë më të mirë se vetja në rang kombëtar, ku Basha ka një preferencë dukshëm më të lartë se pëlqimi që gëzon në nivel kombëtar. Në Fier, dëshira për ta parë Ramën në karrigen e kryeministrit në godinën e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” është në masën 55%, shifër dukshëm më e lartë…
Politikania Jorida Tabaku ka folur rreth propagandës që bëjnë partitë politike sot për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë. Tabaku deklaroi se po t’i pyesësh sot qytetarët për hapjen e negociatave, këta të fundit mendojnë se negociatat janë hapur. Ajo sqaron se kjo bindje e qytetarëve megjithëse e gabuar vjen për faktin se qeveria i ka festuar 7 herë hapjen e negociatave duke bërë propagandë duke bërë që njerëzit të kenë këtë mëndim. “Sot qytetarët e marrin për të mirëqenë që udhëtojnë lirshëm pa viza dhe e kanë harruar se çfarë procesi ka ndodhur dhe se çfarë…
Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja Shqiptare arriti të marrë një fitore të rëndësishme 2-0 përballë San Marinos, duke u ngjitur në vendin e 3-të në Grupin I dhe duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Botërorin “Katar 2022”. Ashtu si me Andorrën, kuqezinjtë e kërkuan për shumë minuta golin, ku dhe rastet e shënimit ishin të shumta. Loja jo e mirë e zhvilluar në këto 3 ndeshje eliminatore ka vendosur ne qendër të kritikave, trajnerin italian, Edi Reja, i cili akuzohet nga tifozët dhe analistët e futbollit se zhvillon shumë lojë mbrojtëse dhe ndryshon gati çdo ndeshje rreshtimin e ekipit, duke mos…
Qendra që ofron shërbimin e kontrollit teknik të automjeteve në kryeqytet është e mbyllur. Shumë qytetarë të cilëve u ka përfunduar afati i kolaudimit në Janar dhe në bazë të një akti normativ të qeverisë vlefshmëria e tij u shtyu me 3 muaj, duhet të merrnin shërbimin në Prill, por burime zyrtare nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor sqaruan për televizionin Klan se policia është njoftuar për shtyrjen edhe me një muaj tjetër të afatit të kontrollit teknik të mjetit. “Të gjithë drejtuesit e automjeteve që u ka përfunduar kolaudimi dhe afati i shtyrjes me 3 muaj të tij,…
Me rastin e 2 prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, Kuvendi i Shqipërisë, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, edhe këtë vit do të mbështesë iniciativën për “Ndriçimin Blu” të fasadës së godinës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kjo fushatë ndërgjegjësuese organizohet në vende të ndryshme të botës, ku ndërtesat historike, kulturore dhe institucione të rëndësishme shtetërore ndriçohen me ngjyrën blu, në shenjë solidarizimi për çrregullimin e spektrit të autizimit.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri teksa komentoi ndryshimet e bëra tek Reforma në Drejtësi. Sipas saj, ndryshimet e bëra janë në dobi të rregullimit të reformës dhe zgjidhjes në një kohë sa më të shpejtë të problematikave të qytetarëve. Ndër të tjera, Gjonaj tha se, me të drejtë qytetarët kanë shumë shpresa tek SPAK-u, por sipas saj, Reforma në Drejtësi është krijuar nga themelet dhe duhet kohë e pak durim për të parë rezultate reale. Pjesë nga intervista në News24 Zoti Rama ka përsëritur që duhet ende durim, por sa duhet të durojnë shqiptarët,…
Gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi detaje të reja në lidhje me hetimet që zbuluan 18 bazat ku magazinoheshin dhe modifikoheshin armatime të ndryshme luftarake në Tiranë nga grupe të rrezikshme kriminale që kryenin vrasje me pagesë. Hoxha tha se goditja është bërë natën njëkohësisht në të gjitha bazat për të mos u dhënë mundësinë kriminelëve që ishin në vëzhgim që të largoheshin. Gazetari Hoxha tregoi më pas si u zbuluan bazat dhe se grupet kriminale rekrutonin profesionistë që kanë punuar në uzinat ushtarake për modifikimin e armëve. “Policia e Tiranës ka kryer një aksion shumë të suksesshëm dhe gjej rastin…