155.463 vaksinime janë kryer deri më tani në vendin tonë. 16.617 qytetarë janë vaksinuar vetëm sot, në ditën e pestë të vaksinimit. “Nuk do të ndalemi me fushatën #ShqipëriaBuzëqesh, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Më shumë se 155 mijë vaksinime anticovid”, tha Manastirliu.
Author: tirana
Maqedonia e Veriut ka pranuar 20.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, si dhuratë nga Serbia. “Të enjten pranuam donacionin e dytë nga Serbia, një akt i miqësisë së madhe që vjen në një kohë shumë të rëndësishme për ne. Bëhet fjalë për 20.000 doza të vaksinës Sputnik V që ne marrim nga Serbia mike, në një periudhë që është shumë e rëndësishme për të vazhduar me vaksinimin masiv në vend”, ka deklaruar kryeministri maqedonas, Zoran Zaev. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se këto vaksina do të mundësojnë vazhdimin e imunizimit, derisa të mbërrijnë vaksinat e tjera, të cilat…
Saimir Beqiri drejtoi gishtin nga “Çapjat”! Vëlllai dhe djali i Gentian dhe Nezir Beqirit, i vrarë 4 vite pas tyre, rrëfeu gjithë çfarë dinte para hetuesëve të Elbasanit 9 vite më parë. Ora News raporton dëshminë e plotë të Saimir Beqirit, i cili nuk arriti që të dëshmonte kurrë në gjyq, pasi u vra duke punuar. Pak ditë pas vrasjes së dyfishtë në banesën e tij, në muajin gusht 2012, Saimir Beqiri është pyetur në prokurori duke deklaruar se “kam qenë në shtëpi kur e kam marrë vesh se kishin vrarë vëllain Gentjanin dhe babain tim Nezirin.” Sipas tij, gjithçka…
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë të enjten se vaksina e tyre për koronavirusin është rreth 91% e efektshme në parandalimin e sëmundjes, duke cituar të dhëna të reja nga provat që përfshinin pjesëmarrës të imunizuar në një periudhë që zgjatej deri në 6 muaj. Vaksina ishte gjithashtu 100% e efektshme në parandalimin e sëmundjes midis pjesëmarrësve në Afrikën e Jugut, ku një variant i ri i quajtur B1351 është dominues, megjithëse numri i këtyre pjesëmarrësve ishte relativisht i vogël. Ndonëse shkalla e re e përgjithshme e efikasitetit prej 91.3% është më e ulët se 95% e raportuar fillimisht në nëntor…
Studiues në SHBA thonë së fundmi se një sëmundje ende e paemëruar bën që kafshët të humbasin çdo frikë nga njerëzit, duke u sjellë në mënyrë miqësore të ngjashme me atë të qenve. Ata shtojnë se një virus misterioz ka infektuar arinjtë e zinj në shtetet amerikane të Kalifornisë e Nevada duke bërë që kafshët të afrohen pa u trembur me njerëzit. Në një prej rasteve, një këlysh ariu thuajse i rritur u ngjit pa u trembur në motorin e dëborës në rezortin Northstar pranë liqenit Tahoe, pa treguar asnjë shenjë të kujdesit që një kafshë e egër shfaq ne…
Facebook nuk u mjaftua vetëm me mbylljen e llogarisë Donald Trump. Rrjeti i madh social ka nisur të censurojë filtrojë edhe intervistat me zë e figurë që ish-presidenti jep nëpër media të ndryshme dhe që shpërndahen përmes këtij rrjeti. Kështu ka ndodhur edhe me intervistën më të fundit që ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë dha për prezantuesen Lara Trump-in bashkëshorten e të birit Erik. Rrejti social i njoftoi heqjen e intervistës si nga Facebook ashtu edhe nga Instagrami që është pjesë e të njëjtit grup mediatik. Argumentimi ishte se kushtet shtesë të kufizimit për Donald Trump-in përfshijnë edhe materialet që…
Disa ushqime njejtë si alkoli apo duhani përmbajnë substanca që mund të krijojnë varësi. Kjo është për shkak se shumë prej produkteve të përpunuara ushqimore që ne i konsiderojmë si “ushqime gatshme” përmbajnë përbërës që kanë fuqi të pabesueshme mbi trupin dhe trurin e njeriut. Këta përbërës, të tillë si sheqeri, gruri dhe yndyra, kanë të njëjtin efekt në tru sikurse ilaçet apo qetësuesit. Kur hani një nga ushqimet tuaja të preferuara me sheqer, truri juaj prodhojnw dopaminën neurotransmetuese që është kimikati që na bën të ndihemi mirë. Në rastet kur përjetojmë shumë prej saj, pra kur e provojmë nga…
Në vijim të punimeve që po kryhen për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ARRSH njofton qytetarët si do të devijojë trafiku. ‘Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se: Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel. Aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi…
Donika Babunja, 74 vjeç, ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, 10 orë pasi kishte bërë vaksinën kineze “Sinovaks”. Në orën 11:00 të paradites, ajo së bashku me bashkëshortin Kujtimin shkuan të merrnin dozën e parë në pallatin e kulturës së Beratit. Në orën 16:00, Donika shfaqi shqetësime shëndetësore. Bashkëshorti lajmëroi mjeken e familjes, Kamela Musa, për ti ardhur në ndihmë. E moshuara ankohej për dhimbje të barkut dhe kishte të vjella. Mjekja i vendos një serum dhe i kërkon bashkëshortit ta kontaktojë për çdo shqetësim. Gjendja e saj filloi të rëndohej. Ai sërish kërkoi ndihmën mjekes Musa dhe paralelisht,…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ura “Fshat” ku kalon “Rruga e Arbrit”. Rama shkruan se kjo është ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon. Rama njofton se me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e bajpasit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur. Kryeministri Rama postim ne Facebook: RRUGA ARBËRIT, Ura Fshat Ja edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon! Për këtë vepër shumë komplekse u desh të hapen fillimisht, tuneli 3…
“Zero taksa për biznesin e vogël është sot fakt e do të vijojë njësoj deri në 2029”. Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i cili kandidon për PS në qarkun e Tiranës gjatë vizitës sot në disa biznese të vogla në njësinë numër 4 në Tiranë. “Sipërmarrjet e vogla në njësinë numër 4, janë familjet produktive që janë motori i ekonomisë familjare dhe vetëpunësimit, prandaj meritojnë gjithë mbështetjen e qeverisë, e prandaj në programin tonë ka një kujdes të posaçëm për ta”, tha Ahmetaj. Pronarët e bizneseve u shprehën se nuk kanë pasur asnjë shqetësim nga…
Në këtë kulm të fushatës për zgjedhjet e rëndësishme të 25 prillit, iu drejtova me disa pyetje Presidentit Alfred Moisiu, një nga figurat kryesore dhe më me autoritet të pas vitit 1990. Ai pranoi me kënaqësi të fliste për gazetën DITA, sikurse ka bërë edhe shumë herë të tjera në të kaluarën.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=155&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE “Gjyshi i politikës”, sikurse e quajnë shpesh, ndihet shumë mirë midis miqve të shumë të tij, politikanë dhe intelektualë. Megjithëse në vitin e 92-të të jetës, ai është tejet i kthjellët dhe ka një gjykim racional për të gjitha zhvillimet, ndërsa ndjek me vëmendje gjithçka ndodh në vend…