Author: tirana

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit me emra për 12 qarqet e vendit. Këtë e ka bërë të ditur kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e ditës së sotme duke mos miratuar fletën e votimit me numra. Për këtë vendim, mund të bëhet ankim brenda tre ditëve në KAS. “Në lidhje me përmbajtjen e fletës së votimit, vendimi i komisionerit është ky, miratimin e fletës së votimit me përmbajtje respective për çdo qark në formatin landscape duke përshtatur sipas numrit të kandidatëve madhësinë e fontit dhe stilizimet e logove. Për çdo qark, mënyra e të shkruarit,…

Read More

Pas 10 vitesh mungesë, këngëtarja shqiptare Linda Halimi po rikthehet sërish në “Këngën Magjike”, siç ka njoftuar në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka ndarë një foto nga prapaskenat e spektaklit, teksa i fton të gjithë ta ndjekin më 4 prill, ndërkohë që na bëri kuriozë për projektin e saj. Në nëntor të vitit 2019, Linda hoqi dorë nga “Kënga Magjike” pasi i duhej të kthehej në Amerikë tek vajza e porsalindur. Ajo la Amerikën për pak kohë dhe solli në këtë festival këngën “Want my love”. Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe Linda goditi me performancën…

Read More

Ish-futbollisti Andi Lila, duke folur në edicionin e pasdites në “SYRI TV” me moderatoren Armela Ferko, ka folur në lidhje me vendimin për heqjen e pasaportave diplomatike futbollistëve. Të dhëna pas kualifikimit dhe ndeshjeve në Euro 2016 nga qeveria e Ramës, po ky i fundit ka vendosur që tani të ua marrë me arsyetimin se skadojnë. Por për Andi Lilën, ish-futbollist i Kombëtares së 2016, vendimi erdhi çuditërisht vetëm pak ditë pas ndeshjes me Anglinë, ku Kombëtarja e futbollit i dhuroi kreut të opozitës Lulzim Basha një fanellë me numrin 9. Pas kualifikimit në Europianin e 2016, të gjithë futbollistëve…

Read More

Në vazhdën e fushatës elektorale, Partia Socialiste është ndalur këtë të enjte në Kavajë, ku prezantoi punët që Partia Socialiste ka bërë në këtë qytet, si dhe prezantoi vizionin e PS për të ardhmen. Rama nuk ngurroi të ironizojë kampin opozitar, ku u ndal tek disa nga eksponentët kryesorë të saj. “Kur dëgjon këta, është që Dash Shehun ta puthësh në buzë.Këta për të na prishur punë, për të na penguar, e rrëzuar, janë të lumtur të shikojnë shqiptarë që vdesin fizikisht nga COVID-i, e sapo diçka merr për mbarë tërbohen, luajnë mendsh fare, e arrijnë në këto tmerre. Lajmi…

Read More

Altin Basha vendosi të linte spektaklin “Portokalli” për të nisur rrugëtimin në “Abc News” me një emision të ngjashëm si ai në “Top Channel”. “Kosherja” quhet programi i ri që drejtohet nga Basha dhe që deri më tani është pritur mirë nga publiku. Mirëpo duket se emisioni i ri ka krijuar pakënaqësi tek aktorët e “Portokalli”, që për vite me radhë kanë punuar me Altin Bashën. Rezart Veleshnja ka akuzuar sot publikisht Bashën për kopjim dhe vjedhje idesh nga aktorë të “Portokallisë”. Ai shprehet se regjisori ka vjedhur një skeç të krijuar nga Florjan Binaj 3 vite më parë dhe…

Read More

Festivali i Eurovision këtë vit do të jetë me publikë në sallë. Festivali i muzikës “Eurovision” këtë vit do të mbahet me publik në sallë dhe do të organizohet në “Ahoy Arena” të Rotterdamit në maj, pasi ishte anuluar vitin e kaluar. BBC ka raportuar se në arenë do të lejohet prania e 3.500 shikuesve si pjesë e testimit nga qeveria e Holandës. Arenat do të jetë gjysmë e mbushur dhe spektatorëve do t’u duhet një test negativ për Covid-19 para se të lejohen brenda. Organizatorët e Eurovisionit e kanë mirëpritur këtë vendim dhe kanë thënë se do të “shqyrtojnë…

Read More

Gjatë takimit të radhës elektoral në Kavajë, kryeministri Rama përsëriti edhe njëherë se opozita nuk ka për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit. “Këta nuk do marrin pushtetin, do marrin Noc Rrokun. Do e marrin nga shqiptarët, nga veriu në jug. Kush i bën për budallenj, e paguan shumë të kripur faturën. Flasin për program. Ai nuk është program, është menu që kush ta hajë, ta hajë.”, tha Rama.

Read More

Përmes një shkrese drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi Shoqata e të verbërve të Shqipërisë shpreh indinjatë për gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama në fjalimet elektorale. “Me keqardhje vëmë re se në retorikën politike të përdorur nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, vazhdimisht është përdorur një terminologji e papërshtatshme, denigruese dhe fyese ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuar, konkretisht për qytetarët e verbër dhe ata që nuk dëgjojnë e nuk flasin.” -thuhet në letër, ku ndër të tjera Shoqata e të verbërve kërkon të merren masa dhe sanksione përkatëse në bazë të kodit zgjedhor…

Read More

Një ndër emrat që i ka rezistuar kohës në botën e muzikës është ai i Rovena Dilos. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se në fëmijëri ishte frymëzuar nga piloti Armando Gjoka për t’u bërë pilote pasi tek ai ai personifikonte mbrojtjen dhe sigurinë. “Dikur, shumë e vogël,thosha do bëhem pilote! Atëherë në qiellin e Tiranës kalonin rrallë avionë apo helikopterë dhe kur ndodhte të gjithë kalamajtë ulërinin si të çmendur në kor, “Aeroplani kaçatorr, mere nusen me vapor” se kam kuptuar kurrë këtë kalim te çuditshëm nga një mjet fluturimi…

Read More

Ndalimi i grumbullimeve në vendet e mbyllura dhe të hapura do të jetë në fuqi deri më 8 prill. Sipas vendimit të qeverisë, ndalimi i grumbullimeve mbi 10 persona do të qëndrojë në fuqi deri më tetë prill, deri në një vendim të dytë. Vendimi është botuar në fletoren zyrtare ku afati për këtë kufizim ishte 25 marsi, por tashmë është zëvendësuar me datë 8 Prill.

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar sot ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”. Ndryshimi i emrit në Dimal ka qenë një ide e hershme, e cila mori formë, kur Kryetarja e Bashkisë, Juliana Memaj ngriti një grup pune për rijetëzimin e qytetit antik të përbërë nga arkeologë, gazetarë, regjisorë, intelektualë dhe banorë të zonës. Emërtimi i ri që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradiçionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie. Ky ligj materializon vullnetin…

Read More

Një dridhje sizmike me madhësi 4.6 të shkallës Rihter ndodhi mesditën e sotme midis Karpathos dhe Astypalea. Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një thellësi prej 102.8 km dhe epiqendra ishte43 km në juglindje të Astypalea. Vendi fqinj gjatë muajit të fundit është goditur nga disa lëkundje sizmike kryesisht në zonën e Larisës, ku më i forti u raportu të ishte 6,3 ballë i cili shkaktoi disa të lënduar dhe dëme të shumta materiale.

Read More