Pranvera Kola Duke nisur nga dita e sotme, të gjithë pensionistët në vend, bashkë me masën mujore të pensionit do të marrin edhe shtesën prej 2.7 për qind, që është rezultat i indeksimit të pensioneve. Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e djeshme, vendimin për indeksimin e të gjitha pagesave që përfshin skema e pensioneve. Nga ky vendim i qeverisë pritet të përfitojnë 19 kategori të ndryshme pensionistësh, të cilat i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit. “Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2021”, sqarohet…
Author: tirana
Humoristi Julian Deda është revoltuar me kryeministrin Edi Rama pse po vaksinohen të moshuarit, dhe jo të rinjtë. Sipas tij, Rama po i përdor të moshuarit për vota, ndaj po i vaksinon. “Loja e ndyre e piktorit. Mosha e trete pa diskutim duhet respektuar, ndihmuar dhe trajtuar siç i takon, por ti nuk mund te besh fushate mbi kete fakt o piktor. Nuk mund te merresh vetem me te moshuarit dhe te harrosh te rinjte, te harrosh te ardhmen e vendit. Fushata jote, duke shfrytezuar dhembshurine qe mund te kemi per te moshuarit eshte loje e piset nga ana jote.…
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka kujtuar 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke thënë se në këto vite ja kemi dalë të fitojmë besimin e aleatëve si partnerë të besueshëm dhe kontribuues seriozë në sigurinë kolektive të Aleancës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Xhaçka shkruan se sfida jonë tani është integrimi në BE, dhe se edhe kjo me punë dhe përkushtim do të fitohet, duke filluar nga mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda këtij viti.
Kur themi hernie diskale me siguri mund t’ju shkojë mendja tek dhimbja e kurrizit apo mesit megjithëse këto nuk janë të vetmet simptoma të kësaj sëmundje. Nga takat shumë të larta deri tek keq ushqyerja, dhimbja e mesit mund të ketë një shumësi arsyesh. Gjithsesi dëmtimet e shtyllës kurrizore shkaktojnë sipmtoma të ndryshme të cilat ju mund të jeni duke i injoruar.Hernia diskale është një gjendje pataologjike e shtyllës kurrizore e ku vertebrat thyhen ose çahen. Kjo sëmundje mund të jetë shqetësuese dhe të përfshijë të gjithë trupin me dhimbje. Në këtë artikull ju shpjegojmë disa nga sinjalet më të…
Ambasa e SHBA në Tiranë uron Shqipërinë për 12 vjetorin e aderimit të vendit tonë në NATO. Selia diplomatike në Tiranë ndan mesazhin e ish-presidentit George W. Bush, gjatë vizitës së tij historike në Tiranë, në 10 qershor 2007. Gjithahstu, Ambasada Amerikane thotë se Shqipëria mund të mbështetet te SHBA, ashtu si SHBA mund të mbështetet te Shqipëria, më shumë se kurrë. Mesazhi i Ambasadës së SHBA në Tiranë: “Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Dhe shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek populli shqiptar mesazhin se ju mund të mbështeteni tek Amerika,…
Tirana është qarku me më shumë mandate dhe sipas sondazhit të sotëm të Piepolit në Report Tv, përqindjen më të lartë të votave vijon ta kenë socialistët, të cilët ruajnë edhe shumicën solide me 48-52 % të votave. Rritje ka pësuar edhe PD me aleatët dhe LSI krahasuar me sondazhin e fundit të bërë më 17 mars 2021 për zgjedhjet e 25 prillit duke shënuar një rritje me 1 % të votave.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Aktualitet’, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është pyetur nga gazetari Bejdo Malo në lidhje me kabinetin e mundshëm të Lulzim Bashës kur ai të vijë në pushtet. Duke i listuar qeverinë hije të opozitës, gazetari kërkon nga Mediu një opinion mbi emrat e përmendur. Ky i fundit zgjedh të mos komentojë emrat e përveçëm por thekson se koalicioni opozitar i ka të gjitha kapacitetet dhe vlerat për ndërtimin e një qeverie në shërbim të qytetarëve që mund të risjellë zhvillim socio-ekonomik. Pjesë nga biseda: Bejdo Malaj: Kam një qeveri hije të Lulzim Bashës…
Më në fund, pasi disa përpjekjeve të vazhdueshme me fillimin e pjesës së dytë, Shqipëria arrin të thyej murin e San Marinos. Kuqezinjtë arritën të zhbllokojnë rezultatin vetëm në pjesën e dytë, kur në minutën e 63, Rey Manaj goditi me kokë saktë, pas një krosimi të Uzunit. Në minutën e 85, ishte vetë Uzuni që dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë. Përveç dy golave, ekipi jonë goditi shtyllën dhe traversën me Hysajn dhe Gjimishitin respektivisht. Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet në vendin e tretë të grupit I, me 6 pikë.
Ndeshjet e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit dhuruan tejet emocione. Spanja mposhti 3-1 Kosovën, në një sfidë interesante. Olmo dhe Torres shënuan në pjesën e parë, duke bërë gjithçka të thjeshtë. Kosova reagon në minutën e 70-të, me anë të një goli të bukur. Goli i sigurisë vjen nga Moreno, pak minuta më pas. Italisë i kanë mjaftuar 2 gola ndaj Lituanisë. Ka qënë pikërisht Sensi që ka realizuar në minutën e 47-të, duke çuar peshë blutë, e në fund Immobile. Surpriza vjen nga Gjermania. Kombëtarja e drejtuar nga Joachim Low u mund 1-2 nga Maqedonia e Veriut. Në ndeshjet…
Nga Ben Andoni Pak ditë më parë, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi Barometrin e Sigurisë 2020, i cili përbën një material të kujdesshëm dhe të detajuar mbi besimin e qytetarëve tek institucionet shtetërore përballë krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, hartuar nga Arjan Dyrmishi dhe metodologjisti Eduart Zaloshnja. Përfundimet tregonin një rënie të konsiderueshme të besimit të qytetarëve ndaj Reformës në Drejtësi dhe SPAK-ut, perceptimin e zakonshëm për korrupsion të madh në gjykata, prokurori, dogana deri te puna e dobët e policisë dhe punësimet jo të duhura në institucionet e sigurisë bazuar meritës dhe aftësive etj. Dhe,…
Kosova zhvillon sfidën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, ndërsa për kundërshtar e ka Spanjën në Estadio de La Cartuja të Sevillas. Kosova ka ngushtuar epërsinë ndaj Spanjës në minutën e 70’. Mesfushori, Besar Halimi, ka shfrytëzuar një dalje të gabuar të Simon duke shënuar një gol shumë të bukur nga distanca për 2-1. Menjëherë Spanja ka shënuar sërish duke e çuar rezultatin në 3 me 1.
Rey Manaj zhbllokon ndeshjen kundër San Marinos, me një goditje të bukur me kokë brenda zonës. Shqipëria dhe Kosova kanë zbritur në fushë. Kuqezinjtë përballen me San Marinon në transfertë dhe objektivi i vetëm janë tre pikët, pasi rivali përballë është modest. Ndryshe është situata për Kosovën, që luan ndaj Spanjës në Sevilla. Dardanët u mposhtën para tre ditësh nga Suedia dhe normalisht edhe sonte për ta do të jetë mjaft e vështirë.