Zv.kryeministri Erion Braçe ka hedhur poshtë kritikat e bëra nga ish-figura të PS, për kryeministrin Edi Rama se ai është personi, që vendos për karrierën politike për figurat, të cilat aderojnë në këtë parti. “Ndërprerja e karrierave nga një individ? Unë që jam brenda PS, që i kam dëgjuar të gjitha deri tek mbledhja e fundit e Shtabit Elektoral të PS dhe më gjerë se sa aq dhe kryesisë nuk më rezulton kjo gjë. Që ka vendim për ndërprerja të karrierave individuale, por ka vlerësim për punën e gjithsecilit në PS, parlament apo në territorin që mbulon si drejtues politik.…
Author: tirana
Nuk ka qenë aspak e qetë situata pak para fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Spanjës, e cila luhet në Sevilje. Mediat kanë zbuluar se pak para fillimit të ndeshjes, përfaqësues të Federatës së Spanjës, kanë kërkuar të heqin flamurin e Kosovës nga stadiumi. Megjithatë gjithçka është qetësuar më pas, pasi kanë zbritur inspektorët e UEFA-s, të cilët kanë bërë me dije se flamuri do të qëndrojë aty pa u lëvizur, sipas protokollit. Madje emrin e Kosovës, në Spanjë televizioni kombëtar e kanë shkruar me shkronja të vogla.
Mbrëmjen e sotme tek “E ardhmja është vajzë” në ABC nga Ermira Çausholli, ishin të ftuara Jozefina Topalli dhe Mimi Kodheli. Nuk jemi mësuar t’i shohim të ulura përballë njëra-tjetrës e të flasin për tema personale, andaj ky episod rezultoi të ishte një surprizë e vërtetë. Në rubrikën e re të programit “Fjalimi i jetës”, atyre iu kërkua te thoshin fjalën e tyre rreth tematikës së parë që do i kushtonin vëmendje nëse do ishin pjesë e parlamentit të ardhshëm. Kodheli tha se do ribënte fjalimin e saj të parë politik, në të cilin ka përmendur amanetet e prindërve të saj.…
Ilirjan Celibashi propozon që fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit të jetë me emra dhe jo me numra. Pas pak do të merret vendimi në Komisionin Rregullator.
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shfaqen të moshuar të vaksinuar duke shprehur falenderimin e tyre pas marrjes së vaksinës. Mbi videon e publikuar, Rama shkruan se nderi është i qeverisë që i shërben gjysheve dhe gjyshërve të Shqipërisë, në këtë luftë ku sipas tij, me durim e këmbëngulje të madhe, po e fitojmë përditë, përballjen me të keqen. Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: Nderi është i gjithi i yni që kemi privilegjin e jashtëzakonshëm t’ju shërbejmë juve, gjysheve e gjyshërve të Shqipërisë, në këtë kohë lufte ku me durim e këmbëngulje të…
Një person është plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan si pasojë e përleshje në lagjen “Skënderbej”. I plagosuri është qëlluar me sende të forta në trup. Ende nuk dihen motivet, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.
Deputeti socialist Ditmir Bushati i ka kujtuar kryetarit të partisë së tij, Edi Rama përgjegjësinë për ekonominë dhe modelin zhvillimor në 8 vitet e qeverisjes. Kryeministri nga Shkodra i sugjeroi një pronari fasonerie që të merrte punëtorë të huaj nga Bangladeshi, Afganistani dhe India, pasi sipërmarrësi u ankua se nuk kishte fuqi punëtore. Gjithashtu Edi Rama shtoi se të huajt, “janë pronto, nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme”. Por Bushati, në një postim në Facebook replikën me Edi Ramën duke i thënë se përpara se t’i përkufizojmë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesë veten a…
Është hapur për qarkullimin e mjeteve tuneli i radhës në ish-sheshin “Shqiponja”. Kjo lehtëson më tej trafikun ndërsa tuneli do të jetë në funksion duke nisur nga mesnata e sotme. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është duke ndjekur nga afër punimet e realizuara në këtë vepër.
ARRSH ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët dhe shoferët që do të lëvizin gjatë javës së ardhshme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë. Punimet do të fillojnë nesër në orën 08:00 dhe do të zgjasin deri në datë 8 prill. Nga punimet do të preket edhe aksi rrugor Spille–Bishti i Zhurit (Rrethrrotullimi i Rrogozhinës) në të dyja drejtimet. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe menaxhimit të trafikut për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. Njoftimi i plotë DEKLARATË E…
Eugena Tomini,ministre e Shëndetësisë ka deklaruar se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për rikthimin e maturantëve në shkolla lidhet me faktin se ka pasur një trend në rënie sa i takon pandemisë COVID-19. Sipas zv. ministres së Shëndetësisë, masat nuk mund të lehtësohen sepse nëse situata njeh një përvijim në rritje atëherë do të ktheheshim sërish hapa mbrapa sa i takon menaxhimit të pandemisë. “Është shumë e rëndësishme të përvijojmë duke pasur një ndërgjegjësim të lartë, duke pasur shërbim spitalor, dhe tepër e rëndësishme kjo, përkundrejt popullatës në kohën e duhur por dhe evidentimin e rasteve në kohë. Prandaj…
Shqipëria përballet me San Marinon prej orës 20:45 dhe tashmë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare, që janë publikuar nga UEFA në faqen e saj zyrtare në faqen online. Trajneri Edy Reja ka zgjedhur për portën Thomas Strakoshën, që rikthehet të luajë pas disa kohësh. Në mbrojtje Ajeti ka marrë vendin e Ismajlit dhe luan krah Gjimshitit dhe Veselit. Shqipëria, formacioni zyrtar: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Memushaj, Ramadani, Bare, Manaj, Broja. Trajner: Edoardo Reja
Xheisara është një këngëtare e re, por shumë premtuese në fushën e muzikës, ka marrë pjesë në një sërë kompeticionet muzikore dhe vetëm pak ditë më parë ka publikuar klipin e saj më të fundit me titull “Tjetra”. Xheisara gjatë intervistës ka treguar se kur filloi të merrej me muzikë nuk e ka ditur askush nga familja dhe në “X Factor” ka ardhur pa i treguar prindërve. Në atë kohë këngëtarja jetontë në Burrel dhe mamaja e saj nuk e besonte se e bija dinte të këndonte për këtë arsye nuk i kishte kushtuar rëndësi dëshirës apo pasionit të saj.…