Rrapi Fetahu 43 vjeç, nga qyteti i Lushnjës, i përket komunitetit rom dhe shprehet se ka pasur probleme prej diskriminimit racor. Kur ende nuk i kishte mbushur të 20-at, u njoh me një vajzë, me të cilën bashkëjetoi dhe sollën në jetë një vajzë e cila sot është 23 vjeçe, është martuar dhe ka ndërtuar jetën e saj. Por marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë. Kur vajza ende nuk e kishte mbushur moshën 1 vjeç, ish-partnerja e tradhtoi Rrapin dhe e braktisi, pa u interesuar më kurrë për të dhe duke i lënë pas vajzën, të cilën ai e ka rritur i vetëm.…
Author: tirana
Mimoza Kusari-Lila do të drejtojë Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas njoftimit të LVV-së, Kusari-Lila në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur sot u votua për ta ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. “Nga 51 deputetë të pranishëm, me 45 vota pro Kusari-Lila u votua për drejtimin e grupit parlamentar” thuhet në njoftim. “Mimoza Kusari-Lila është deputetja që sidomos në legjislaturën e fundit ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi të lartë në adresimin e çështjeve të rëndësishme për ne dhe për vendin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje për mediat.
Zlatan Ibrahimovic është i preferuari i shumë tifozëve. Sulmuesi i Milanit pëlqehet jo vetëm për atë që bën në fushë, por edhe për karakterin. Ai është një “show man” i vërtetë dhe sigurisht tërheq shumë edhe femrat dhe përjashtim nuk bëjnë as ato në vendin tonë. Ibra është i preferuari i bukuroshes së ekranit, moderatores Lei Kraja. Shkodranja e ka zbuluar këtë përmes një pyetësori të bërë në rrjetet sociale. “Cili futbollist të pëlqen më shumë si mashkull”, i shkruan një ndjekës bukuroshes, e cila ka postuar një video të Zlatan dhe e ka shoqëruar edhe me një emoji shumë…
Situata financiare e klubit të Barcelonës është shumë problematike dhe klubi katalanas, me ritmet që po ecën, rrezikon një kolaps të plotë financiar. Një situatë të cilën nuk mund ta ndalin menjëherë as drejtuesit e rinj të klubit, pavarësisht asaj që po përpiqen të bëjnë duke siguruar financues të rinj apo duke rinegociuar shumë kontrata me lojtarë e sponsorë. Një auditim i brendshëm ka zbuluar se sido që të veprohet në muajt në vijim, me Barcelonën që do të vazhdojë të regjistrojë humbje të mëdha si këtë vit, ashtu edhe vitin tjetër dhe vetëm në sezonin 2022-2023, mund ta mbyllë…
Një grabitje është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Mëson se pre e kësaj grabitje ka rënë një argjendari në qytetin jugor të vendit. Argjendari në fjalë ndodhet në lagjen “18 shtatori”. Mësohet se kanë qenë dy persona të armatosur me pistoleta dhe të maskuar të cilët kanë hyrë brenda argjendarisë.
Mamaja e Antonelës ndodhej ditën e sotme në Për’Puthen si e ftuar, ku u përball me Ledjanën dhe Mevlanin. Ka qenë një debat i fortë mes tyre, pasi mamaja e konkurrentes i tha Mevlanit se nuk ishte për vajzën e saj. Antonela ka humbur toruan gjatë debatit ku i tha autores së programit që nëse vijohej me këtë gjuhë nga ana e Ledjanës kundrejt mamasë së saj, ajo do të largohej nga emisioni.
Kreu i listës së Bindjes Demokratike në Shkodër, Tonin Uldedaj këndon këngë për Sali Berishën gjatë fushatës në Pukë. Uldedaj ka qenë duke prezantuar kandidatin e Bindjes në Pukë Gjovalin Dushaj dhe pas takimit elektoral është mbledhur me stafin dhe mbështetësit në një restorant të qytetit. Të ftuar kanë qenë edhe artistë të ndryshëm pukjanë, këngëtarë dhe instrumentistë, të cilët i kanë dhënë atmosferë festive drekës elektorale. Një prej këngëve të kënduara ka qenë edhe një refren i njohur kushtuar ish-kryeministrit Berisha ‘moj Serbi murin ta prisha, se po më thonë Sali Berisha’.Në mes të valltarëve duket edhe koordinatori i…
Kryeministri Edi Rama duke folur nga Shkodra ka hedhur edhe një herë akuza ndaj takimeve elektorale të kreu të PD-së Lulzim Basha duke thënë se janë një burim infeksioni me covid-19. “I kuptoj shumë mirë që thonë që shteti duhet të veprojë dhe policia duhet të ndërhyjë. Por njerëzit duhet të kuptojnë se policia ka të drejtë. Kam pyetur por kanë të drejtë kur thonë se nëse reagojmë ne ndaj kësaj. Ata e kanë treguar se mund të bëjnë shumë më keq. Policia nuk mund të futet në luftë me një turmë të pa përgjegjshmish. Duan të marrin vendin por…
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur përpara simpatizantëve në qytetin e Shkodrës, ka treguar një ngjarje që sipas tij kishte ndodhur në qendrën e vaksinimit në Malësinë e Madhe. Rama u shpreh se ai u vonua me 30 minuta për të shkuar në qendrën e vaksinimit në Koplik, pasi disa përfaqësues të PD-së donin të merrnin qendrën e numërimit si pjesë të KZAZ-së së tyre dhe të largonin të moshuarit. “Sot ne ishim në një vizitë në qendrën e vaksinimit në Malësinë e Madhe, jemi vonuar 30 min sepse kishin shkuar disa përfaqësues të PD dhe donin…
Po kalon shumë mirë me dikë që sapo ke nisur ta njohësh, flirtoni, shkëmbeni mesazhe dhe mbase bën të vështirën, sepse ndryshe ku është lezeti apo jo? Pastaj, fillon pjesa e tmerrshme kur personi tjetër jepet shumë. Ju kërkon të takoheni disa ditë njëra pas tjetrës, ju kthen përgjigje menjëherë dhe ju thonë që ju pëlqejnë që ditën e dytë. Pas kësaj, ju thjesht s’ju intereson më! Është një ndjesi klasike. Shumë prej nesh pëlqejnë t’i ndjekin dhe kur kjo mbaron, humbasim interesin. Njerëzit duken shumë më tërheqës kur mendojmë se nuk na duan, prandaj bëjmë dhe rolin e të…
Në mediat e huaja është publikuar një video e realizuar në Indi ku shihet një vajzë 16 vjeç e lidhur në një litar me përdhunuesin e saj. Ndërkohë që ecin mes një turme njerëzish, dëgjoheshin brohoritje “rroftë Nëna Indi”. Familja e vajzës thuhet se ishte në mesin e atyre që insistuan që ajo të turpërohej publikisht pasi u shfaqën akuzat për përdhunim. Policia mbërriti në vendngjarje dhe liroi vajzën, e cila thuhet se u sulmua gjatë ritualit poshtërues. Gjashtë persona, përfshirë përdhunuesin e dyshuar u arrestuan. Një oficer i policisë është shprehur: Është hapur një çështje kundër 21-vjeçarit që akuzohet…
Babë e bir nga Elbasani brenda pesë ditëve kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. Viktimat janë Bajram dhe Skënder Semilmaj 83 dhe 53 vjeç. Skënder Semilmaj ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit. Pesë ditë më parë ndërroi jetë 83-vjeçari, ndërsa sot i biri në moshën 53-vjeçare, të dy ishin prekur nga covid 19 dhe nuk mundën dot t’ja dalin për të mposhtur sëmundjen. Sot u shënuan 8 viktima dhe 434 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.