Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në karrierat e gurit dekorativ në rrethin e Skraparit. Një 47-vjeçar ka humbur jetën duke punuar në një nga firmat që nxjerr gur dekorativ në malin e Tomorit. Burimet spitalore nga spitali i Skraparit bëjnë me dije se,mesditën e sotme në malin e Tomorit në vendin e quajtur “Dëvri” ku ndodhen karrierat e pllakave të gurit dekorativ ka humbur jetën duke humbur jetën shtetasi Alket Zeqo, banues në bashkinë e Çorovodës .47-vjeçari Zeqo mësohet se ishte punëtor në një nga firmat e gurit dekorativ që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrethin e Skraparit. Mësohet…
Author: tirana
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin se nga mesdita e sotme do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorëve. “Nga sot në drekë nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorët, nesër do të nisë vaksinimi i punonjësve të policisë”, tha Manastirliu.
Një vajzë e re iu bashkua “Përputhen”. Ajo është Ola Zenelaj, e cila menjëherë trazoi ujërat në emision. Ola deklaroi se pëlqimet e saj janë Giliani, Murati dhe Andi. Kur përmendi emrin e këtij të fundit, Jasmina i tha ta harrojë se mund të dalë në takim me të. “Andi është tokë e xanun, lodhu sa të duash s’ke ku shkon. Për të dal s’ke për të dal ta harrosh, po ëndrrat falas janë”, i tha Jasmina Olës. Ndërsa Ola zbuloi se Jasmina e njeh pasi kanë qenë shoqe. “Kemi qenë shoqe para dy vitesh, tani nuk jemi”, tha Ola.…
Kiri Hajdari i surprizoi të gjithë kur ndryshëm nga e motra, Rudina, u shfaq në krah të Bashës në momentin që PD dogji mandatet dhe nisi protestat masive në vend. Mirëpo duket se ka ndryshuar mendim dhe është shfaqur tashmë në krah të motrës së tij, e cila kandidon për deputet në listën e Nismës Thurje për qarkun e Elbasanit. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Kiri Hajdari shprehet se së bashku me të motrën e tij, ata kërkojnë një Shqipëri më të mirë për të gjithë qytetarët që ndihen të zhgënjyer, e që prisnin shumë më shumë…
Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore i ngritur me urdhër të datës 08.01.2021 dhe i përbërë nga farmakologë, imunologë, infeksionistë, alergologë, specialistë të shëndetit publik, i kryesuar nga prof. dr. Gjeorgjina Kuli/Lito shqyrton periodikisht efektet e vaksinave anticovid. Bëjmë me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj COVID19. Sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore për 2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, nuk ka lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës.Komiteti Ekspertëve…
Turqia dhe Greqia vijojnë të përplasen në ujërat e detit Egje, ku tashmë është radha e dy anijeve të rojes bregdetare që të tregojnë forcën mes tyre. Mediat raportojnë se gjatë ditës së djeshme dy anije patrullimi greke dhe turke kanë kryer manovra të rrezikshme me njëra-tjetrën duke rrezikuar edhe të përplasen fizikisht. Mediat greke kanë publikuar pamje nga momenti kur turqit i afrohen rojes bregdetare greke duke kaluar vetëm pak metra larg tyre. Ndërkohë turqit theksojnë se ky veprim u bë pasi grekët kishin kaluar në ujërat e tyre territoriale. Gjatë pasdites gjithashtu pati një tjetër incident ku një…
Krijohet testi i shpejtë për diagnostikimin e varianteve të ndryshme Covid. Madje në pak minuta është në gjendje të zbulojë edhe infeksione të tjera që mund të jenë në organizëm. Testin e ri e kanë krijuar kërkuesit e Universitetit të San Diegos, që e kanë emërtuar ‘Nirvana’, dhe studimi është publikuar në revistën shkencore ‘Med’. Në artikull është përshkruar edhe një pajisje e vogël që është në gjendje të mbaje dhe ekzaminojë 96 kampione në të njëjtën kohë, dhe arrin të diagnostikojë në vetëm 15 minuta Sars Cov 2. Madje edhe të sekuencojë e të nxjerrë rezultatin cili mutacion është.…
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dhënë sot një mesazh për SPAK. Kim shprehet ndër të tjera se SPAK po sekuestron pasuri dhe po vendos kriminelët pas hekurave. Diplomatja amerikane është shprehur optimiste, ndërsa shton se Gjykata Kushtetuese po funksionon, ajo e Lartë po ashtu dhe se hetuesit e BKH po trajnohen. Ambasadorja thekson se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur. Sipas Kim refotrma po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan. “SPAK po procedon më shumë, duke sekuestruar pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po…
Një fëmijë jo më shumë se 10 vjeç, është kafshuar në mënyrë makabre nga një qen endacak. Pamjet qe mbërrijnë në redaksi, tregojnë fëmijën nga një zonë periferike e Tiranës, të kafshuar nga qeni dhe më pas të trajtuar menjëherë në spital. Ka qenë i ati i fëmijës, z. Odise Koka, i cili ka denoncuar rastin pranë institucioneve vendore, të cilat merren me trajtimin e qenve endacakë të qytetit. Babai i 10 vjeçarit, tregon se djali i tij ishte duke luajtur me shokët e lagjes, në rrethinat e zonës, kur një qen agresiv ka sulmuar papritmasi fëmijët. Pavarësisht, se ata…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta duke folur për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit përmendi edhe një shprehje të bërë sot meme në rrjete sociale, “kush shet votën shet edhe motrën”, shprehje të cilën ai e aprovoi. Meta tha në emisionin “Log” se do të ngrejë struktura të posaçme për të bërë të mundur ruajtjen e votës në qarqet më të vështira. Kreu i Shtetit deklaroi se ai ka disa kompetenca të tjera që çdokush do i mësojë nëse do të jetë nevoja. Meta: Ekipet me mia do jenë në çdo qark aty ku janë rreziqet më të mëdha. I kam…
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me numrin një të Pfizer në Nju Jork. Ai tregoi se Rama ka debatuar me numrin një të Pfizer dhe i tha se nuk “del nga zyra pa marrë një “Po” për marrjen e vaksinave për popullin shqiptar”. Sipas Ahmetajt këmbëngulja e kryeminsitrit bëri që shefi i Pfizer t’i thoshte ‘PO’ për sjelljen e vaksinave në Shqipëri. “Covax është instrument shumë i rëndësishëm. Kryeministri këmbënguli se duhet të ishim më agresivë me prodhuesit. Dua t’ju tregoj sekuencë me takimin me Pfizer, ku isha i pranishëm. Aty u bë diskutimi…
Ky është viti i fundit që Dritan Shakohoxha merret me komentin e ndeshjeve. Konfirmimi ka ardhur vetë ai, në një intervistë të dhënë për Vizion Plus. Shakohoxha ka bërë për vete shumë tifoz futbolli me mënyrën se si ai komentonte ndeshjet, e si duket, tashmë asaj “epoke” po i vjen fundi. Kujtojmë që një ndër më të mirët e gazetarisë sportive në vend u shkarkua pak kohë më parë nga posti i drejtorit në Supersport. “Nuk do dal në pension si komentator. Në Shqipëri do plakem, padyshim që po. Shumë shpejt do ta lë. Këtë vit do ta lë” –…