Një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve është gjendur i pajetë në Gramsh. BalkanWeb shkruan se Edmond Shtylla i moshës 45-vjeçare është gjetur i vdekur. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, por trupi i tij u gjet në vendin e quajtur ‘’Ura e Qerretit’’. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e vdekjes.
Author: tirana
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për gjigantin mediatik botëror “BBC”, ku mes të tjerash është pyetur edhe nëse do të votonte pro bashkimit kombëtar me Shqipërinë, po t’i jepej mundësia. Presidentja në detyrë është pytur mbi deklaratat e Albin Kurtit, i cili është shprehur më herët se nëse do t’i jepej mundësia do votonte pro bashkimit kombëtar. Por, ndryshe nga Kurti, Osmani është shprehur për “BBC” se nuk mund t’i përgjigjej një pyetjeje të till,ë sepse me Kushtetutën e tanishme të Kosovës është e pamundur mbajtja e referendumeve të tilla. Ajo ka thënë se…
Dashi Nesër do të ndjeni tensione në çift dhe në të gjitha marrëdhëniet e tjera ndërpersonale. Sidoqoftë, përpiquni të jeni të kujdesshëm. Kushtojini vëmendje financave pasi keni Hënën e kundërt. Demi Ju duhet të përpiqeni t’i jepni më shumë hapësirë dashurisë dhe ndjenjave dhe të përpiqeni ta lini pak mënjanë punën. Hëna është në anën tuaj dhe dashuria mund t’ju dhurojë emocione të bukura. Sa i përket punës, kjo është një kohë e mirë për t’u zënë me punë. Binjakët Nesër do të jetë një ditë pozitive me Venusin në shenjë për një kohë të gjatë. Përfshihuni, filloni projekte të…
Policia bën me dije se janë gjobitur me 1 milion lekë, 3 subjekte që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. 809 qytetarë janë gjobitur me 3 mijë lekë të reja për shkak se nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse, e cila është bërë e detyrueshme në vendin tonë. Policia bën me dije se janë gjobitur me 1 milion lekë, 3 subjekte që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 6 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. NJOFTIMI I PLOTË: Policia e Shtetit Ndëshkohen me masë…
Emisioni ‘Good Morning Britain’ ka humbur gati një të tretën e shikuesve të saj që kur Piers Morgan u largua në mënyrë të bujshme javën e kaluar. Ai u largua pasi u ngritën akuza se nuk besonte çfarë Meghan Markle tha gjatë intervistës së saj për Oprah Winfrey. Shfaqja e mëngjesit e cila transmetohet në ‘ITV’ ka pasur më pak se 900,000 shikues për tre ditët e saj të fundit, shifra shumë të ulëta krahasuar me javën e kaluar kur u grumbulluan, 1.29 milion shikues. GMB ka humbur 400,000 shikues në vetëm një javë, duke humbur në këtë mënyrë dhe…
Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në takimin e tij të radhës me banorët e Shkallnurit theksoi se programi i paraqitur prej kreut të opozitës, është një plan i mirëmenduar dhe i detajuar deri në qindarkat e fundit, një program i cili i përfshin të gjitha shtresat dhe ku çdo qytetar mund të gjejë veten. “Ne e kemi paraqitur një program, e kemi prezantuar rregullisht. Një program që përfshin të gjitha shtresat dhe nuk besoj se ka një individ apo një grup që nuk e gjen veten, pasi është një program i llogaritur qindarkë më qindarkë.…
Gjykata e Apelit në Shkodër ka kthyer për rigjykim çështjen ndaj ish-kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Elidon Ndreka, i cili raporton se arsyet e rigjykimit të dosjes bëhen për shkelje proceduriale nga Gjykata e Lezhës. Gjithashtu, në arsyetim thuhet se kjo gjykatë nuk ka formuluar të saktë akuzën, si dhe ka ngritur akuza të pambështetur në prova. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa Gjykata e Lezhës më herët kishte dhënë dënimin me 4 vite burg ndaj tij
Kosova ka shënuar shifra të larta infektimi. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), gjatë orëve të fundit janë kryer 4,388 testime, nga ku kanë rezultuar pozitiv 709 persona. Ndërkohë që kanë humbur jetën 8 pacientë dhe janë shëruar 385 njerëz. Njoftimi i plotë: “385 të shëruar 709 raste të reja me covid! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve…
Lulzim Basha i ka bërë thirrje të hapur kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, që t’i bashkohet opozitës. Kjo thirrje erdhi pikerisht ne qytetin e drejtuar nga Leli, në Vlorë. Basha i ka dhënë përgjigje pyetjes nga gazetarët sesi e gjykon ai shkarkimin pas kaq vitesh të kryebashkiakut Dritan Leli nga Rama, pikërisht në prag të zgjedhjeve. Dhe përgjigja e Bashës le pak vend për interpretim. “Komenti im është që “anija e së keqes” po mbytet dhe ftesa ime për çdo socialist të ndershëm është “bashkohuni me ne!” për ndryshimin. Do të fitoni ju do të fitojë Vlora dhe Shqipëria!”, nënvizoi…
everia shqiptare ka miratuar një akt normativ që i hap rrugën negociatave me vende të ndryshme prodhuese të vaksinave kundër Covid-19, përfshirë këtu Rusinë dhe Kinën. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha : “Jemi duke negociuar me të gjithë ato shtete apo kompani distributore sikurse e përcakton dhe akti normativ i miratuar nga qeveria dhe që do të miratohet së shpejti dhe nga parlamenti, për të negociuar për vaksina të sigurta të certifikuara”,- tha Manastirliu në Përballë.Sipas Manastirliut Shqipëria i ka kapacitetet për vaksinimin masiv të popullatës. “Shqipëria e ka…
Debat për prezencën e drejtorit të DPSHTRR, Blendi Gonxhe në emisionin “Opinion”. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka lexuar ligjin, duke pretenduar se prezenca e Gonxhes ishte e ndaluar në bazë të ligjit. Lajmi ka shkaktuar panik në studio, ku moderatori Blendi Fevziu ka kërkuar nga stafi i tij që të telefonin kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, që t’i interpretonte ligjin. Emisioni u pezullua për disa minuta derisa erdhi përgjigjia nga Celibashi, i cili dha “ok” për prezencën e Gonxhes në studio. DEBATI I PLOTË NË STUDIO: Rama: Fevzo mund të të bëj një…
Mjeku Pëllumb Piperi i ftuar në Open zbuloi se çfarë këshille u ka dhënë mësuesve që kanë dyshime në marrjen e vaksinës Astrazeneca. Pipero: Dje dhe sot kam pasur shumë mesazhe nga mësuesit të cilët më kanë kërkuar mendim, dhe të gjithëve u thashë, unë si profesionist deri tani nuk kam asnjë informacion që të më vërtetojë lidhjen mes vaksinës, trompozës, vdekjeve të papritura, dhe duke qenë se vaksina është vullnetare vendimi, është i gjithësecilit. Dhe kjo vaksinë, stimulon antikorpe ndaj virusit dhe nuk ka si veti shkaktimin e sëmundjeve të tjera. Tani hetimi duhet sepse duhet të dimë se…