Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, në një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës. Skënder Vathi, 54 vjeç, dyshohet si organizator i atentatit, mirëpo ky i fundit nuk e ka pranuar përfshirjen në ngjarje. Personi që ka qëlluar dy herë më armë Sofinë, është 24-vjeçari Ernejt Shyti, i cili ka rrëfyer gjithë “pazaret” për “kokën” e biznesmenit. Bashkë me dy të lartpërmendurit janë prangosur edhe Leonar Xhixha, 30 vjeç, i akuzuar më parë për vrasje në tentativë dhe Xhuliano Visha, 28 vjeç. Vathi dhe Leonar Xhixha e kishin…
Author: tirana
Policia e Shtetit ka zbuluar detaje në lidhje me operacionin e madh “NEIKEA” të zhvilluar kundër një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë. Blutë bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni janë ekzekutuar 12 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Milanos/Itali, për shtetas italianë dhe shqiptarë të akuzuar për veprën penale “Organizatë kriminalë, më qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”. Sa i përket palës shqiptare, RENEA dhe FAST kanë kryer disa kontrolle në qytetin e Laçit duke arrestuar me qëllim ekstradimin 2 persona. Njëri prej tyre është nga Tirana dhe tjetri nga…
artia Demokratike ka bërë ndryshime të reja sa i përket listave. Pasi KQZ ia ktheu për korrigjim listat, PD duket se ka kryer disa shtime, heqje e rirenditje. Bie në sy se në Tiarnë është hequr nga lista Gazment Koduzi. Vendin e tij e zë Dorjan Teliti, ndërkohë në listën e kryeqytetit është ngritur në pozicionim edhe Gentjan Muça i cili shkon i 26-ti. Ndryshme të vogla ka pasur edhe në Korçë, Vlorë, Durrës dhe Vlorë. LISTAT E REJA TË PD LISTA E KORÇËSHiqet Ilia Kadhena (11)- vendin ia zë Andrea SimakuKiço Tane ngjiteti 15-tiNikollaq Doku zbret i 18-ti LISTA…
Andi Lila ka komentuar në Procesin Sportiv se përse mbeti jashtë listës për deputet në qarkun e Tiranës. Ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi, tregoi se për këtë duhet pyetur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Lila tha se nuk është i mërzitur për këtë, teksa do japë kontributin e tij për PD, pasi ka qysh prej vitit 2004 anëtar. Me batutë, Lila tha se sëbashku me Gëzim Sinematin do shkojmë para kryeministrisë nëse premtimet e Bashës nuk mbahen nëse vjen në pushtet në zgjedhjet e 25 prillit. Lila ka qenë i angazhuar në zonën e vendlindjes së tij, Kavajë. “Kur postova…
Një gjykatë në Britani ka urdhëruar lirimin e një shqiptari të dënuar fillimisht me 18 vite burg në Itali për tentativë vrasje. Vendimi erdhi në bazë të Aktit të Ekstradimit të vitit 2003. Shqiptari Shkëlqim Daja ishte shpallur në kërkim evropian. Gjatë procesit gjyqësor në Itali, ai nuk kishte marrë pjesë dhe kjo është arsyeja se pse autoritetet britanike vendosën ta lirojnë. Një kërkesë për ekstradimin e tij ishte dërguar nga gjykata në Trieste. Daja ka jetuar prej vitit 2008 në Skoci dhe u gjykua dhe u dënua në mungesë në Itali me 18 vite burg. Ngjarja Shkëlqim Daja dhe…
Prej disa kohësh në Kosovë ka nisur një emision i ngjashëm me formatin e “Përputhen”, i quajtur “It’s my love”, i cili në fakt në rrjet është cilësuar si versioni “loë cost” i programit origjinal. Drejtuesi i këtij emisioni, Kika, i njohur në Shqipëri si ish-konkurent në “Big Brother” ka dhënë një intervistë së fundmi për Express Rozë, ku ndër të tjera ka zbuluar se do të ketë konkurentë të “Përputhen” që do t’i bashkohen versionit kosovar. Sipas tij do të jetë Ana, një nga konkurentet më të njohura të “Përputhen”, e cila tashmë nuk është pjesë e programit dhe…
Këngëtarja e njohur, Olta Boka u bë nënë për herë të parë verën e kaluar. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë Gaia. Sot, vogëlushja mbush 8 muaj që ka ardhur në jetë dhe këtë ditë speciale këngëtarja e festoi në mënyrën më të bukur. Olta i ka përgatitur të bijës një tortë të veçantë, e cila nderonte gjyshin e Gaias dhe vjehrrin e këngëtares, Shezai Rrokajn, i cili ka shkruar librin e Abetares, prandaj dhe torta ishte bërë me kopertinën e këtij libri. “8 mujorin e festuam me tortën më speciale, në…
Gjatë intervistës së bujshme për Oprah Ëinfrey, Princ Harry zbuloi se ai nuk komunikon fare me vëllain e tij, Princin Ëilliam dhe as me të atin. Për këtë të fundit Harry u shpreh: “Kur dolëm nga familja mbretërore, ai nuk më përgjigjej në telefon për shumë kohë. Tani gjërat janë zbutur pak, por prapë nuk janë mirë. Megjithatë ai është im atë dhe e dua shumë.” Të njëjtën gjë theksoi edhe për vëllain e tij, se do e dojë gjithmonë pavarësisht gjithçkaje. Mirëpo intervista që tronditi themelet e Pallatit Mbretëror, është bërë shkak që Harry të fillojë të flasë sërish…
Përfshirja e personave të inkriminuar në listat e partive politike është një çështje, që diskutohet sa herë që bëhen publikë kandidatët në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Sipas Enton Abilekaj nga Dosja.al, Partia Demokratike, loboi për ligjin e dekriminalizimit dhe nga na tjetër, e shkeli vetë. “Partia Demokratike, vetë propozuesja e ligjit të dekriminalizimit, ka bërë goxha luftë për zbatimin e tij në praktikë, por kur doli që Tusha kishte qenë dhe i dënuar, PD duhet ta largonte nga lista, ose t’i kërkonte dorëheqjen, por nuk e bëri”. Abilekaj përmend rastet e dyshuara, nga të dyja partitë kryesore, në Durrës. “Është…
Një postim i bërë nga Elvisi shkaktoi debat në “Përputhen” pak ditë më parë. Konkurrenti kërkoi të falur duke u shprehur se postimi i tij ishte keqinterpretuar ndërsa Arjan Konomi kërkoi përjashtimin e tij. Për këtë çështje reaguan edhe personazhe që nuk kanë të bëjnë me “Përputhen”, e një ndër to është Ajsi Xhaxhaj. Ajsi ka postuar në Instastory momentin kur Arjani kërkon përjashtimin e konkurrentit dhe tregon se opinionisti dikur asaj i ka dhënë kurajo dhe forcë. Ajsi e falenderon publikisht Arjanin duke treguar se nuk e njeh personalisht, por fjalët e tij i kanë dhënë jetë vite më…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak çaste më parë disa foto nga Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i cili është financuar nga qeveria e Turqisë. Sot është dita e 62-të e punimeve, ku duhet theksuar se atje vijon puna me 3 turne, pa pushim. Siç shihet edhe në fotot e kryeministrit, spitali duket se është drejt përfundimit dhe do të presë pacientët e parë për të marrë kurimin e nevojshëm. Erdogan i premtoi kryeministrit tonë se spitali do të ketë përfunduar para zgjedhjeve të 25 prillit. Kreu i Qeverisë ka shpërndarë edhe foto nga brenda spitalit, ku duket se punimet vazhdojnë…
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Janë kryer 3005 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 475 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 183 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 25 në Korçë, 24 në Mirditë, 19 në Fier, nga 18 raste në Elbasan, Berat, nga 16 raste në Kukës, Berat, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, 8 në Tepelenë, 7 në Kavajë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, nga 4 raste në Kamëz, Sarandë, Bulqizë, nga 3 raste në Krujë,…