Author: tirana

Ana Tafilit, durrsakja që prej katër vitesh po lufton me kancerin tregoi se prej fillimit e kishte një parandjenjë dhe pasi bëri grafinë u diagnostikua me kancer, si për ironi të fatit në ditëlindjen e të birit. “Kam kryer 2 operacione dhe 36 kemio. 13 orë njëri operacion. Akoma unë do vazhdoj gjithë jetën time duke bërë kemio. Kjo që më ka ndodhur mua nuk dua t’i ndodhë asnjë vajze apo gruaje, se nëse ka mundësi t’i japim pak të njohur këtij lloji kanceri”, tha ndër të tjera ajo. E teksa iu bëri thirrje të gjitha grave të mos e…

Read More

Historiani Marenglen Kasmi foli për temën më të debatuar të momentit pas deklaratës së inxhinieres Luljeta Bozo, e cila tha se regjimi i Enver Hoxhës ka më shumë anë pozitive sesa negative. Ai mbështeti Bozon, duke thënë se, në 45 vjet komunizëm shqiptarët nuk jetuan në vrimë të vezë, ata gëzonin, punonin dhe jetonin. “Kur flasim dhe vlerësojmë të kalurën historike i paraqesim të gjitha aspektet. Nuk mund të jetë justifikim që p.sh, ne i bëmë hidrocentralet por me çfarë kostoje njerëzore. Pyetja që ngre unë: si është vepruar në vende të tjera. Historia këtë njeh. Mbas katastrofave të mëdha,…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka kritikuar presidentin Ilir Meta për përplasjen e tij me policinë bashkiake në zyrat e FRD-së. Ai tha se presidenti kishte aktruar dhe kjo ishte një sjellje e turpshme. Hoxha tha se presidenti së bashku me 10 burra të tjerë shkuan për të rrahur një punonjës bashkie që merr 450 mijë lekë rrogë, por nuk morën parasysh se ai punonjës mund të kishte armë me vete dhe gjërat mund të kishin shkuar ndryshe.“Nëse shikojmë se presidenti me Gardën e Republikës dhe me 10 burra të tjerë i futet një polici bashkiak, është e turpshme. Një punonjës bashkie…

Read More

Komuniteti Kombëtar i Imunizimit dhe Vaksinimit është mbledhur këtë mbrëmje për të diskutuar mbi procesin e vaksinimit me AstraZeneca në vendin tonë. BalkanWeb shkruan se në fund të mbledhjes Komiteti i Imunizimit ka vendosur që të vazhdojë vaksinimi kundër koronavirusit me AstraZeneca. Vaksinimi me AstraZeneca ka nisur në vendin tonë prej disa ditësh dhe po injektohet te mësuesit. Ndërkohë, disa vende të Bashkimit Evropian kanë bllokuar vaksinën e AstraZeneca, pasi ka dyshime se shkakton mpiksje të gjakut.

Read More

Ish-Kryeministri Sali Berisha  është pyetur mbi shanset që ka kryeministri Edi Rama për të bërë një koalicion me PD. Berisha thotë se nuk ka asnjë shans Edi Rama të bëjë koalicion me PD. “PD do i fitojë këto zgjedhje. Edi Rama nga Kamza në Vermosh dhe nga Tirana në Konispol nuk merr asnjë votë nga patriotët shqiptarë”, tha Berisha.

Read More

Policia e Australisë ka bërë së fundmi publike fotot nga operacioni i kryer të enjten e kaluar në pronat e të ashtuquajturit “Lordi i Seksit”, i cili u arrestua nën akuzën e skllavërisë. James Robert Davis u arrestua në pronën e tij në Armidale, në veri të New South Wales dhe policia ushtroi një kontroll të imtësishëm që zgjati për plot 15 orë, ku u sekuestruan kamera, foto e mijëra regjistrime. Prona e ish veteranit të forcave australiane ishte e pajisur me shtëpiza të vogla druri dhe pranë tyre u gjetën 4 kuti të varrosura me emrat grash mbi to.…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu krahas situatës së vështirë të krijuar nga pandemia, i duhet të zhvillojë edhe fushatën në kryeqytet. Pasditen e sotme, ajo ka takuar banorët e Njësisë Numër 9, ku mes tyre ka spikatur aktorin e humorit, Ledio Lakon. Manastirliu nuk ka nguruar të postojë me të një foto në Facebook, duke e identifikuar aktorin em një nga rolet e tij më të njohura të “Ramadon kafshës”. “Me tironcin e vjetër “Ramadon kafsha” Ledio Lako, banor i vjetër i Njësisë9”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Read More

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka postuar një video ndryshe pak minuta më parë në rrjetet sociale. Spiropali shfaqet pranë një zotërie të quajtur Ramadan, i cili i ka kushtuar një poezi Shqipërisë ku përmend edhe presidentin Ilir Meta. “Unë thërras e ulërij, Shqipëri tungjatjeta, këtë përgjigje ma jep ti, pse tërbohet Ilir Meta”, dëgjohet të thotë qytetari nga Paskuqani, ndërsa Spiropali nuk e ka mbajtur dot të qeshurën. “Dëgjojeni mokrarin Ramadan në Paskuqan”, shkruan krahas videos ministrja.

Read More

Basha nga Kurbini: Kurbini sot është plot se është e marta e Shna Ndout, ajo që duhet të ishte një kafe, me 3-4 katër është kthyer në një bashkim të madh të kurbinasve. Në emër të kurbinasve, sonte rastësisht, absolutisht rastësisht, takim i paplanifikuar nuk e shlyen borxhin për të ardhur këtu dhe për të prezantuar kandidatët tanë që janë mirëpritur. Ju përshëndes këtë të martë të shenjtë. Është e marta e parë e Shna Ndojit, që do përfundojë peligrinazhin më 12 qershor, me 13 se e ngatërrova. Me 12 është ditëlindja ime. Stë lë Bujari të gabosh.

Read More

Fushata elektorale ka nisur fuqishëm tashmë, kryesisht në rrjetet sociale, ndikuar edhe nga vështirësitë që ka krijuar pandemia. Prej ditësh kemi parë kryetarin e PD-së Lulzim Basha të shfaqet “live” te ndjekësit e tij teksa udhëton me makinë, por tashmë është edhe ish-deputetja Grida Duma që “i njeh meritat” teknologjisë. “Është një risi e madhe kjo çështja e teknologjisë të themi të drejtën. Unë herë pas here e përdor me shumë pa dëshirë, qenia live dhe drejtpërdrejt është një risi dhe kërkon një vëmendje të plotë që t’i japësh shikuesit një mesazh të plotë dhe jo ujërat. Por ajo që…

Read More