Një autobus ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit, ku udhëtonte autobusi i pasagjerëve me targa të Kosovës.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe trafik në qarkullim.
