Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Bashkëpunimi opozitë-mazhorancë në SHBA, Gjonaj rrëfen detajet e takimeve me zyrtarët e lartë

21:47 / July 20, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
293928968 611333000350048 4375393759102658380 n 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka folur për “Report Tv” lidhur me vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara.

Deputetja socialiste është pyetur lidhur me bashkëpunimin me kolegët e opozitës të cilët u komentuan nga mediat në Tiranë.

Ligjvënësja e majtë ka ndarë disa nga detajet e takimeve ku ka treguar mbështetjen e dhënë nga partnerët e Shqipërisë në SHBA.

Pjesë nga intervista:

Gazetari:

Meqë jemi tek integrimi, ktheheni nga një vizitë disa ditore nga SHBA. Në çfarë funksioni ishin këto takime?

Etilda Gjonaj:

Ky ishte një delegacion jo i përcaktuar nga partitë demokratike, por i ftuar nga NDI, të cilët po ndihmojnë parlamenin me ngritjen e një instituti të ri, të kërkimit parlamentar. Vizita u nda në disa drejtime. E para ishte marrja e eksperiencës nga Instituti Parlamentar në Kongres, ku u kryen disa takime. E dyta u zhvilluan disa takime në nivel politik me kongresmenë amerikanë, por njëkohësisht me zyratë të lartë. Jemi në një moment historik, pasi jemi në një moment historik, pasi është 100 vjetori i krijimit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- SHBA. Takimet ishin shumë të frytshme, sepse jo vetëm na ndihmoi që të ridiskutonim dhe njëherë dhe të merrnim vlerësimet e tyre për rolin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s, mirëpritjen e avganëve, rolin në Këshillin e Sigurimit dhe njëkohësisht për të rritur bashkëpunimin me Kongresin.

Zoti Eskobar është një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave. Më vjen mirë që nga Eskobar u nda mendimi, që Shqipëria është një vend strategjik për SHBA, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë dhe paqen në rajon.

Gazetari:

Takimi ishte shumë interesant edhe nga përbërja, duket sikur kishim dhe opozitën zyrtare. U diskutua në funksion të krizës politike në Shqipëri?

Etilda Gjonaj:

Ne atje ishim si deputetë mbi bazën e një përgjegjësie që kishim si anëtarë të Këshillit Drejtues të Institutit Parlamentar dhe pavarësisht diskutimeve të situatës politike, sidomos të pjesës së brëndshme të PD-së jam ndjerë e keqardhur nga komentet e opozitës për deputetet si Znj. Tabaku dhe Znj. Pampuri që kishin ardhur me kolegë të pozitës. Për sa kohë kishim një mision për të kryer, çdo koment tjetër që lidhej me prezencën e tyre në vizitë ishte shumë i shëmtar.

Gazetari:

Duket sikur problemet ekzistojnë dhe ju kanë vënë në vështirësi edhe juve. Nuk e dini se me kë të negocioni për sa i përket reformave apo integrimit.

Etilda Gjonaj:

Ne e kemi të qartë, pasi për ne bashkëpunëtorët e opozitës janë pikërisht ata që janë pjesë e grupeve zyrtare parlamentare, përfshirë dhe Znj. Tabaku patjetër.

Gazetari:

Ka ndryshim të qëndrimit amerikan në raport me situatën në Shqipëri?

Etilda Gjonaj:

Mbështetja për Shqipërinë, mazhorancën ishte absolutisht e njëjtë, masdje kishte një hap më tej. Zoti Eskobar tha se do vazhdohet të ketë mbështetje po aq të fortë sa ka pasur për zbatimin e reformës në drejtësi. Por njëkohësisht vlerësonte shumë rolin modest dhe të moderuar të Shqipërisë në rajon, duke konsideruar që aktivizimi i qeverisë shqiptare në rajon në nivel politik është në hap pozitiv.

Gazetari:

Vazhdon të mbetet “non grata” për ta Sali Berisha?

Etilda Gjonaj:

Nuk ishte vendi për të diskutuar, por besoj që ata janë konseguent të çdo vendimmarrje që marrin.

Gazetari:

Një pyetje të fundit! Më bëri shumë përshtypje mesazhi i Biden dhe në njëfarë mënyre duhet të kemi një lloj xhelozie se me kë do shkojmë më parë, me SHBA-në apo BE-në.

Etilda Gjonaj:

Të dy kanë qënë mbështetës të reformave që kemi ndërmarrë, kryesisht ato që lidhen me shtetin e së drejtës dhe demokracisë. Por nga ana tjetër kemi parë që kanë ndarë të njëjtin qëndrim, kur bëhet fjalë për cështje madhore. Unë besoj që ne e kemi shumë të lehtë për sa kohë që dy partnerët tanë kryesorë janë në të njëjtën linjë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.