Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bënin namin në Fier, zbulohet servisi që shiste makina të vjedhura nga vendet e BE

21:25 / May 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makinat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 54-vjeçar me inicialet T.M., është proceduar penalisht pasi në servisin e tij shiste automjete të vjedhura në vende të Bashkimit Evropian. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 54-vjeçari është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Fshehja e të ardhurave dhe tatimeve” dhe “Mospagimi i taksave”. Gjatë kontrollit të servisit në administrim të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete tip “Benz”, të cilat nga verifikimet dyshohet të jenë vjedhur jashtë shtetit.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”. Trafikonte mjete të vjedhura në vendet e BE-së, procedohet penalisht 54-vjeçari, i cili i shiste këto automjete, në servisin që administronte. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore se shtetasi T. M. kishte automjete të vjedhura jashtë shtetit, në servisin e tij të makinave, finalizuan operacionin policor të koduar “Servisi”.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Fshehja e të ardhurave dhe tatimeve” dhe “Mospagimi i taksave”, shtetasi T. M., 54 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit të servisit në administrim të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete tip “Benz”, të cilat nga verifikimet dyshohet të jenë vjedhur jashtë shtetit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Fier servisi zbulohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.