Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në qytetin e Vlorës për të festuar përvjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në këtë zonë.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Berisha uroi qytetarët shqiptarë për festat, ndërsa shprehu besimin se viti tjetër do të jetë më i mbarë dhe do të ketë zhvillime në lartësinë e idealeve të shqiptarëve.
“Meqenëse jemi këtu ju uroj demokratëve të Vlorës gëzua festat e fundvitit të përulem me mirënjohjen më të pakufishme ndaj tyre. Këto festa me besimin më të madh se viti që vjen do të jetë një vit më i mbarë. Me zhvillime në lartësinë e idealëve të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.
