Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Berisha ia dorëzoi firmat Palokës, Ristani nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe bën deklaratën e fortë

13:51 / November 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 618d0bb999dbd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arben Ristani komentoi sot në emisionin ‘ABC Live’ faktin që formularët me firmat e 4200 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së iu dorëzuan Edi Palokës si kryetar iu Këshillit Kombëtar dhe jo Sekretari të përgjithshëm. Ristani u shpreh se nuk ka Kuvend në botë që kontrollohet nga organe të tjera, ndërsa sa i përket firmave të dorëzuara në Këshill Kombëtar ai tha se anëtarët mund t’i shohin por jo ti marrin.

“Lufta për demokraci po zhvillohet edhe brenda PD. E vutë re në insert të Bardhit kishte spikatje të unit, kur nuk e zgjidh unë që s’jam sekretar i përgjithshëm. Spikati uni, kur e gjithë beteja është për demokraci. S’ka kuvend në Shqipëri që kontrollohen nga organe të tjera, por kuvendet vetëkontrollohen. Organi i 2 poshtë kuvendit është këshilli kombëtar. Pikërisht këtu firma janë dhënë në këtë institucion. Nuk ka kuvend në botë që kontrollohet nga organe të tjera. Anëtarët mund t’i shohin firmat e dorëzuara por jo t’i marrin.

Nga ana tjetër kemi një konflikt interesi, kjo histori ka nisur sepse Basha është armik i rregullave statutore, e shkel atë në çdo veprim që kryen. Shkelja e fundit, Bardhi është i vetëshpallur sepse nuk është zgjedhur sipas statutit. Zgjedhja me votë të fshehtë nuk është bërë. Këta s’mund të kenë dhe s’kanë me kushtetutë të partisë asnjë kontroll mbi Kuvendin. Kemi disa deklarime të zotit Gjana që kontrollin e listave i quan me të patronazhistëve të PS dhe ju jep të drejtën kandidatëve që vetëm të shkojnë t’i shohin pa i patur në duar. Është praktikë e konsoliduar në parti, listat janë aty kush të dojë mund të shkojë t’i shohë por pa i marrë në dorë”, tha Ristani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.