Ish-kryeministri Sali Berisha ka hyrë sot në selinë blu bashkë me mbështeësit e tij, me Komisionin e Rithemelit të PD.
Duke deklaruar se sot nuk do të hyjë në zyrën e Bashës dhe duke e quajtur atë të shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar, Berisha bëri një batutë duke deklaruar se “pengkryetari” ka marrë karriget dhe ka boshatisur zyrat.
“Çmenduria e “peng-Bashës” për karriget ka kufi vetëm qiellin, i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij sepse si mjafton karrigia e vet…”- deklaroi Berisha duke shkaktuar të qeshura mes mbështetësve.
Në seli ndodhet gjithashtu edhe Lulzim Basha, i cili është duke zhvilluar një mbledhje me përfaqësues të PD-së, për Kuvendin e datës 18 dhjetor.
