Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Berisha nuk gjeti dot asnjë deputet kundër SHBA

21:32 / February 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha5445454 770x399 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Votimi i sotëm në Kuvend për zgjatjen e mandatit kohor të institucioneve të VetTingut, ishte një bilanc shpartallues për Sali Berishën dhe grupin e vet. I pasigurt tek mbështetësit e vet, pasi disa prej tyre duket se kishin dhënë fjalën që do ta votonin, ai i largoi ata nga parlamenti, edhe pse votimi është i hapur dhe me nënshkrime të çdo deputeti.

I vetmi që qëndroi në sallë Edmond Spaho ka abstenuar, ndërsa deputeti i LSI në Shkodër Agron Çela ka votuar pro zgjatjes duke ndarë qëndrimin e tij nga LSI.

Rëndësia kryesore e votimit është kompaktësimi i parlamentit pro rekomandimeve të SHBA dhe BE për zgjatjen e Vettingut dhe kalimi në një pakicë të frustruar e Sali Berishës dhe Ilir Metës përballë tyre.

Votimi konsolidoi fraksionin antiperëndimor të politikës shqiptare që tashmë është  dokumentuar si aleanca Berisha-Meta dhe kjo është shumë e rëndësishme për politikën shqiptare, pasi e bën më të qartë skenën politike.

Së dyti votimi dëshmoi se lidershipi i ri i Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike është i konsoliduar dhe ai arriti të tejkaloj përpjekjen e Berishës për ti kompleksuar deputetët që do të votonin pro zgjatjes së vettingut.

Deri dy ditë më parë Berisha ishte shumë agresivë në retorikën e vet, kundër këtij votimi, por efekti I tij mbi grupin parlamentar të PD, ishte zero.

E kundërta ndodhi. Një deputet I LSI ka votuar pro shtyrjes së Vettingut dhe Edmond Spaho që u detyrua të qëndroj në sallë ka abstenuar.

Por, rëndësia më  e madhe  e votimit tregoi mungesën e besimit që Sali Berisha ka tek grupi i mbështësve të vet në parlament, për ti përdorur kundër SHBA dhe perëndimit në tërësi. Për shkak të deklaratës së një prej deputetëve të Elbasanit që mbështet Berishën, se ai do të votoj pro shtyrjes së Vetingut, dhe disa deputetëve të tjerë që ndjeheshin në siklet të ngrinin dorën kundër rekomandimeve të SHBA dhe Bashkimit Evropian, Sali Berisha u detyrua të sillej si frikacak dhe të shmangte ballafaqimin në Kuvend duke I nxjerrë jashtë deputetët e tij.

Kjo tregon atë që është thelbësore në lëvizjen spekulative të Sali Berishës. Mbështetësit e tij aq pak sa janë, janë tërësisht mbështetës që nuk përfaqësojnë vijën antiamerikane të Berishës, por konjukturat e tyre politike me Lulzim Bashën. Është pikërisht kjo fabul, që Sali Berisha po spekullon dhe po përdor kundër SHBA në PD. Ai po përdor njerëz që kanë mëri për arsye të ndryshme me Lulzim Bashën, për tu paraqitur si faktor politik antiamerikan në Shqipëri.

Sot ishte rasti që ai të provonte se sa ushtarë kishte kundër SHBA dhe u shpartallua. Nuk pati kurajë të ballafaqohej dhe I iku betejës, duke mos gjetur dot asnjë ushtar kundër Perëndimit pas tij. Edhe një që la në sallë, nuk pati guxim të ngrinte dorën kundër.

Ky është fundi i spekulimit të tij me gjoja mbështetjen që ka brenda PD,  kundër SHBA. Në betejë e parë nuk pati guxim të hidhte asnjë pushkë, pasi e ndjeu se do të mbetej vetëm. Siç do mbetet.

asnje Berisha deputet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.