Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Bimët dhe kurat natyrale për artritin dhe reumatizmën

16:37 / November 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artriti është një sëmundje inflamatore që prek kyçet. Kjo sëmundje shkakton shumë dhimbje për pacientin.

Deri më tani, në mjekësi janë regjistruar plot 200 lloje të artritit dhe reumatizmës që prekin njerëzit në një moshë të caktuar. Zakonisht, artriti prek njerëzit në moshë të mesme dhe shpërthen pas moshës 50 vjeçare.

Çfarë e shkakton artritin

Artriti është një sëmundje që nuk ka një shkaktar të vetëm. Ai mund të shfaqet si pasojë e një lëndimi të indeve, moshës, çrregullimeve imunitare apo infeksionit.

Si trajtohet kjo sëmundje

Kompanitë farmaceutike kanë prodhuar me qindra ilaçe kundër artritit. Megjithatë, efektet anësore të tyre shpesh janë të dëmshme për shëndetin.

Artriti, kurat natyrale për trajtimin e sëmundjes

Në këtë artikull do të mësoni për disa ushqime dhe produkte krejt natyrale që ju ndihmojnë të trajtoni dhe kuroni këtë sëmundje.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është një zhardhok i shkëlqyer me shumë vlera. Përbërësit e tij luftojnë inflamacionin në organizëm. Duke e pirë si çaj, xhenxhefili do të forcojë sistemin imunitar dhe do të pakësojë inflamacionin. Pacientët që vuajnë nga artriti duhet të pijnë të paktën një filxhan me çaj në ditë. Në një gotë ujë zieni 2 cm xhenxhefil të prerë në feta. Çajin mund ta përzieni me limon dhe mente për një shije të plotë.

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë është një nga ato erëza që krahasohet me një ilaç mrekullibërës. Ai përmban shumë antioksidantë që parandalojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat. Shafrani është i shkëlqyer për të forcuar sistemin imunitar. Shafranin e indisë e gjeni në markete. Ai mund të përdoret si çaj ose në formën e kapsulave.

Aloe Vera

Tradicionalisht jemi mësuar që këtë bimë ta përdorim për shëndetin e lëkurës. Por xhelin e aloe verës mund ta përdorni edhe për të lyer kyçet për të përjetuar një lehtësim.

Informacione të përgjithshme për artritin

Artriti është një sëmundje që duhet mbajtur nën kontroll. Kjo sëmundje vështirëson përdorimin e gishtave dhe duarve. Ajo shkakton shumë dhimbje veçanërisht nëse prek kyçet, gjunjtë apo këmbët. Aktiviteti fizik është i domosdoshëm. Ecja, noti janë të nevojshme kundër artritit dhe mbipeshës. Artriti është një sëmundje e keqe por mund të parandalohet falë një regjimi të shëndetshëm ushqimor, aktivitetit fizik dhe përdorimit të ushqimeve të lartpërmendura. /AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.