Sipas kirurgut të famshëm plastik Julian De Silva i cili krahason tiparet e fytyrës me “Raportin e Artë” ose standarti i bukurisë së grekëve, Robert Pattinson është njeriu më i pashëm në botë.
Ylli 33 vjeçar mesa duket ka tiparet dhe përmasat më të mira të fytyrës duke lënë pas Brad Pitt dhe George Clooney.
Rezultati nxorri që Robert Pattinson ka detajet më të përsosura të fytyrës. Ai përputhej me idenë e “njeriut të përsosur” të vendosur nga grekët me një përqindje 92.15% me sytë, hundën dhe mjekrën që ishin tiparet e tij më të mira. Në vendin e dytë u rendit Henry Cavill.
Henry Cavill, Bradly Cooper
Ylli i “A Star is Born”, Bradley Cooper ishte i treti ndjekur më pas nga Brad Pitt dhe George Clooney.
Brad Pitt dhe George Clooney
Në listën e 10 më të mirëve ishin dhe Hugh Jackman, David Beckham, Idris Elba, Kanye West dhe Ryan Gosling. E njëjta procedurë u përdor dhe për gruan më të bukur dhe sipas këtij raporti, Bella Hadid u cilësua si gruaja më e bukur në botë.