Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bllokohen pesë kamionë me dru, nëntë persona nën hetim, mes tyre tekniku i pyjeve

17:10 / November 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë kamionë që transportonin 40 metër kub lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme janë bllokuar nga policia.

Gjithashtu janë vënë nën hetim 8 persona për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar pa licencë“.

Gjithashtu u vu nën hetim edhe 1 teknik pyjesh në bashkinë Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

“Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet policore të Komisariateve të Policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe, kanë bërë të mundur bllokimin e 5 kamionëve që transportonin pa dokumentacionin përkatës, 40 metër kub lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe janë proceduar penalisht shtetasit E. N. dhe Q. M., pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në fshatin Hot të Malësisë së Madhe, duke transportuar me kamionët e tyre lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës;

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, janë proceduar penalisht shtetasit N. Z., R. K., A. C., M. B., A. L. dhe A. S., pasi janë kapur duke transportuar me tre kamionë, lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi D. P., teknik pyjesh në bashkinë Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi si përgjegjës i zonës ku është konstatuar prerja dhe grumbullimi i lëndëve drusore, nuk ka marrë masat e nevojshme për parandalimin e kësaj veprimtarie”, thotë policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhërmi/ Gomonia pëson avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona që rrezikonin mbytjen

10:53 / September 22, 2026

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

09:34 / September 21, 2026

Vrasja në Sarandë, kush është viktima i njohur si “Tani Ruzhdiut”, sapo ishte liruar nga burgu pas një plagosjeje në 2025

11:39 / September 20, 2026

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra

10:58 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.