TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

E ka emrin Behigje, jo Beatrix! Këngëtarja sqaron të vërtetën

23:13 / May 24, 2022

Policia ‘mësyn’ në lokalet e Tiranës, përpjekje për të shpërndarë tifozët

23:07 / May 24, 2022

Sulmohet një shkollë në Teksas, 2 të vdekur dhe 13 të plagosur

23:02 / May 24, 2022

Ndeshja Roma-Feyenord në ‘Air Albania’, nesër vijnë 26 charter me tifozë

22:58 / May 24, 2022

Tirana “pushtohet” nga huliganët/ Veprimet e tyre tmerrojnë shqiptarët, “turren” para kryeministrisë dhe…

22:54 / May 24, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Lajme

Bujar Leskaj ndan lajmin e hidhur: Do të jetojë përjetësisht si shembull i shkëlqyer i artistit

19:02 / April 17, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputeti Bujar Leskaj në një reagim në rrjetet sociale ka ndarë një lajm të hidhur, ku ka ndërruar jetë piktori shqiptar Omer Kaleshi në moshën 90-vjeçare.

Postimi i plotë:

Sot u nda nga jeta në moshën 90- vjeçare piktori i madh, personaliteti i përmasave europiane, Omer Kaleshi. U lind në vitin 1932 në fshatin Kastriot të Kërçovës në Maqedoninë e Veriut. Në vitin 1956 emigroi në Stamboll, Turqi me gjithë familje ku në vitin 1959 fillon në studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll, dega e pikturës.

Në vitin 1963 hap ekspozitën e parë personale në galerinë “Robert College” në Stamboll, kurse në vitin 1965 përfundon studimet dhe njëkohësisht hap disa ekspozita në Ankara, Beograd, Shkup dhe po këtë vit Omer Kaleshi vendoset në Paris.

Omer Kaleshi ka qenë gjithkund i pranishëm me ekspozita personale dhe kolektive. Në vitin 1967-1977 ka ekspozuar punimet e tij, ndër të tjera edhe në: Hagë, Paris, Leçe e shumë kryeqytete të tjera europiane.

Në vitet në vijim Omer Kaleshi do të çelë një numër të madh ekspozitash në Paris, SHBA, Kanada, Stamboll, Londër, Ankara, Egjipt, Spanjë, Zvicër, Moskë, Izmir, etj.

Ka hapur gjithashtu ekspozitë në Galerinë e Arteve në Tiranë dhe Galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë. Në Shkup para gjashtë viteve u hap Galeria e përhershme me emrin e tij në Galerinë Kombëtare e Arteve në Shkup, për të nderuar emrin e tij. Omer Kaleshi ishte një personalitet akademik i nderuar nga shumë universitete dhe akademi.

Me veprën e vet Omer Kaleshi do të jetojë përjetësisht si shembulli i shkëlqyer i artistit që ngriti në piadestalet e larta vlerat e identitetit tonë kulturor.

bujar leskaj Omer Kaleshi piktor
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Aktvitete në Ditën Ndërkombëtare të Familjes në Bashkinë e Matit (Foto)

21:29 / May 16, 2022

Momenti kur i vihet flaka makinës së efektivit në Shkodër

09:18 / May 14, 2022

Bashkia e Malësisë së Madhe merr dhuratë nga Skocia një zjarrfikëse, donator ish-futbollisti Rudi Vata

22:53 / May 9, 2022

Mati kryeqendra festive e javës, kryebashkiaku Malaj falenderon pjesëmarrësit

21:06 / May 9, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Policia ‘mësyn’ në lokalet e Tiranës, përpjekje për të shpërndarë tifozët

23:07 / May 24, 2022

Tirana “pushtohet” nga huliganët/ Veprimet e tyre tmerrojnë shqiptarët, “turren” para kryeministrisë dhe…

22:54 / May 24, 2022

Tifozët holandezë përfshihen në një përplasje afër “Pallatit me Shigjeta”

22:50 / May 24, 2022

Huliganët dhunojnë policinë në zona të ndryshme të Tiranës, FNSH zbarkon në kryeqytet

22:47 / May 24, 2022
Te fundit

E ka emrin Behigje, jo Beatrix! Këngëtarja sqaron të vërtetën

23:13 / May 24, 2022

Policia ‘mësyn’ në lokalet e Tiranës, përpjekje për të shpërndarë tifozët

23:07 / May 24, 2022

Sulmohet një shkollë në Teksas, 2 të vdekur dhe 13 të plagosur

23:02 / May 24, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.