Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bulqizë, sekuestrohen 1 mijë kubikë kanabisi. Tre të arrestuar

09:18 / July 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis fara
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Dibrës ka sekuestruar një mijë rrënjë kanabis në kubik duke vënë në pranga 3 persona.

Në sajë të operacionit të koduar “Ballenjë 2019”, policia sekuestroi dhe një armë zjarri automatik, farat e kanabisit dhe mjete të tjera që dyshohet se tre të arrestuarve u shërbenin për të mbjellë farat e drogës.

NJOFTIMI I PLOTE
Bulqizë

Finalizohet me sukses operacioni policor “Ballenjë-2019” në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, kubik ku ishin kultivuar fara cannabis sativa dhe bazë materiale që do shërbente për të kultivuar në tokë fidanët narkotikë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit , si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në malin e Ballenjës, njësia administrative Martanesh, disa persona po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike, nga ana e Komisariatit të Policisë Bulqizë, u organizuan shërbime sekrete, dhe si rezultat u finalizua me sukses operacioni policor “Ballenjë-2019” , duke arrestuar në flagrancë shtetasit :

A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë.

K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë.

O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

•Një armë zjarri automatik model 56, me 30 fishek

•1324 kubik(gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara cannabis sativa

•Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.