Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Çdo ditë mendoja si të vrisja veten”, Lady Gaga rrëfen ditët më të errëta të jetës

16:47 / September 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lady Gaga 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lady Gaga ka folur publikisht për problemet me shëndetin mendor dhe luftën e saj me depresionin në një intervistë shumë të sinqertë për “CBS Sunday Morning”. Artistja promovoi albumin e saj më të ri, Chromatica, dhe u shpreh se këngët tregojnë pjesët më të errëta të jetës së saj, duke përfshirë betejën me shëndetin mendor.

“Nuk ka asnjë këngë në atë album që nuk është e vërtetë, asnjë!”, tha Lady Gaga. Duke cituar tekstin e këngës “911” ajo tha se i referohet mjekimit që i duhej të merrte në kohën kur ndihej në panik për emrin e famën e saj.

“E urreja që isha e famshme, e urreja që isha një yll, ndihesha e rraskapitur dhe e konsumuar. Nuk është gjithmonë e lehtë t’i lejosh të tjerët të shohin kur ke probleme mendore”, u shpreh artistja.

Ajo shtoi se atë kohë çdo ditë mendonte të vriste veten. “Nuk e kuptoja pse duhej të jetoja, përveçse duhej të isha aty për familjen time. Ky ishte një mendim dhe ndjenjë e vërtetë, përse duhet të  jem në jetë? Unë jetova në këtë shtëpi, ndërkohë që njerëzit më ruanin për 2 vite për t’u sguruar nëse isha e sigurt”, rrëfeu Gaga.

“Nëse jam në një dyqan dhe dikush vjen afër meje dhe më vendos një telefon direkt në fytyrë dhe nis të bëj foto, ndihem në panik total, ndjej dhimbje trupi. Më duket sikur jam një objekt, nuk jam një njeri”, ka shtuar këngëtarja.

Megjithatë ajo tha se ka lindur për të bërë muzikë dhe pavarësisht gjithçkaje do të vazhdojë të ecë përpara. Këngëtarja u shpreh se nuk e urren më Lady Gagan, sepse albumi i ri e ndihmoi të gjejë një mënyrë për ta dashuruar sërish veten.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026

“Jeni të shpifur”/ Çfarë ka ndodhur me Kleonikin? Ish miss-i ‘lëshon gojën’ në postimin e saj

18:21 / August 26, 2026

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.