Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Çfarë duhet të përdorni që të keni vetulla të trasha, ashtu si është edhe tendenca më e fundit

17:26 / April 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vetulla te trasha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në qoftë se do të ktheheshim pas në kohë, për shembull diku në fillim të viteve ‘2000, nuk mund të mos kujtojmë një nga tendencat më të pëlqyera të asaj kohe: vetullat si fije peri. Çmenduria arrinte deri në atë pikë, saqë sa më të holla t’i kishe, aq më në modë ishe.

Megjithatë gjërat kanë ndryshuar dhe vajzat po kërkojnë gjithmonë e më shumë vetulla të trasha. Nuk keni pse harxhoni para duke blerë lapsa për mbushje apo duke provuar trajtime të ndryshme. Ju nevojiten vetëm produktet e mëposhtme.

1.VAJ KASTORI + VAJ AVOKADOJE + VAJ KOKOSI: Kombinimi i këtyre tre vajrave jo vetëm që do të trashë vetullat tuaja brenda 2 javësh, por do të forcojë folikulat e qimeve dhe do u japë atyre një trajtë më harmonike. Në një enë të vogël shtoni nga një lugë çaji për këto tri vajra dhe me ndihmën e një furçe të pastër lyeni vetullat çdo mbrëmje para se të flini. Acidet yndyrore Omega 3 dhe vitaminat që përmbajnë të tre, do të veprojnë menjëherë për vetullat tuaja.

2.VAJ KASTORI+ XHEL ALOE VERA + VITAMINË E: Vaji i kastorit nuk mund të ngatërrohet me vajrat e tjerë falë aromës së tij karakteristike. Është i pasur me vitaminë E, acide yndyrore Omega 6, proteina dhe përbërës të tjerë që penetrojnë në qime dhe ndihmojnë në hidratimin dhe rritjen e tyre. Njëlloj si në maskën e mësipërme, zgjidhni një enë të vogël ku të hidhni përbërësit. Shtoni një lugë gjelle xhel Aloe vera, 2 lugë çaji me vaj kastori dhe 2 kapsula vitaminë E. Përziejini përbërësit derisa të formohet një masë kremoze dhe lyeni vetullat me mollëzat e gishtërinjve, ose furçë. Nesër në mengjes lajini me ujë të ftohtë.

3.LËNG QEPE: Komponimet e sulfatit që gjenden tek lëngu i qepës bëjnë mrekulli jo vetëm për flokët, por edhe vetullat. Era nuk do t’ju pëlqejë në fillim, por rezulati po. Merrni një qepë të vogël dhe lërini në ujë për 2-3 orë. Shtrydheni në frulator dhe lëngun që përftohet aplikojeni në vetulla. Do të habiteni që pas javës së parë nga ajo që do të shihni.

tirananews.al vetulla te trasha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.