Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

CNN: Makthi i zinxhirit furnizues global do të shtohet

15:08 / October 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zxz 696x450 1 696x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mungesat e çipave kompjuterikë, mbingarkesat e papara të porteve dhe një mungesë serioze e shoferëve të kamionëve përbëjnë hallkat e zinxhirit delikatë të furnizimit në botë, që ndodhen janë nën stres ekstrem, shkruan Maat Egan për CNN.

Makthi i zinxhirit të furnizimit po rrit çmimet për konsumatorët dhe po ngadalëson rimëkëmbjen ekonomike globale.

Fatkeqësisht, ”Moody’s Analytics” paralajmëron se ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit do të përkeqësohen përpara se të përmirësohen.

“Ndërsa rimëkëmbja ekonomike globale vazhdon ngjitjen, ajo që është gjithnjë e më e dukshme është se si do të pengohet nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit që tani po shfaqen në çdo cep të botës”, shkroi ”Moody’s”.

Në të vërtetë, FMN-ja uli parashikimin e saj të rritjes amerikane të vitit 2021, të martën, me një pikë përqindje, më së shumti për çdo ekonomi të G7-s.

FMN-ja përmendi ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe rënien e konsumit.

“Kontrollet kufitare dhe kufizimet e lëvizjes, mospasja e një lejeje vaksine globale dhe kërkesa e pakët nga të qenit të bllokuar në shtëpi janë kombinuar për një stuhi të përsosur ku prodhimi global do të pengohet sepse dërgesat nuk bëhen në kohë, kostot dhe çmimet do të rriten, kështu që edhe rritja e PBB-së në gjithë botën nuk do të jetë aq e fortë”, sipas ”Moody’s”.

Fatkeqësisht, ”Moody’s” paralajmëroi se ka shumë vështirësi sepse disa faktorë e bëjnë tejkalimin e kufizimeve të furnizimit veçanërisht sfiduese.

Së pari, firma vuri në dukje dallimet në mënyrën sesi vendet po luftojnë Covid-19, me Kinën që synon zero raste, ndërsa SHBA-ja është “më e gatshme të jetojë me Covid-19 si një sëmundje endemike”.

“Kjo paraqet një sfidë serioze për harmonizimin e rregullave me të cilat punëtorët e transportit lëvizin brenda dhe jashtë porteve dhe qendrave në të gjithë botën”, thonë analistët.

Së dyti, ”Moody’s” përmendi mungesën e një “përpjekjeje të bashkërenduar globale për të siguruar funksionimin e qetë” të rrjetit logjistik dhe transportit në gjithë botën.

Por, ka edhe të tjerë që janë optimistë për perspektivën e zinxhirit të furnizimit.

Drejtori i përgjithshëm i ”JPMorgan Chase”, Jamie Dimon tha se këto pengesa të zinxhirit të furnizimit do të zbehen shpejt.

“Por, kjo nuk do të jetë aspak një çështje për vitin e ardhshëm”, tha Dimon gjatë një konference të Institutit të Financave Ndërkombëtare.

“Kjo është pjesa më e keqe e saj. Unë mendoj se sistemet e mëdha të tregut do të përshtaten për të ashtu siç kanë bërë kompanitë”, theksoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.