Dhuna psikologjike është shpesh më e rëndë se ajo fizike, sa shpesh viktima tenton vetëvrasjen si mënyrë “për t’i shpëtuar” situatës. Kështu ka ndodhur për një të re në Vlorë e cila ka rënë pre e dhunës verbale të bashkëjetuesit të saj.
E si të mos mjaftonte kjo, 33-vjeçari ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e saj. Policia e Vlorës bën të ditur se ka vënë në pranga 33-vjecarin N.D nga Fieri në akuzën e “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Ngacmimi seksual”.
“Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi ditën e djeshme në banesë në lagjen “Osman Haxhiu” Vlorë, 33 vjeçari ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetuesen e tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes. Nga hetimet e mëtejshme në lidhje me 33 vjeçarin ka rezultuar se po ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e bashkëjetueses së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Vlorës.
